Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

“Efekti Moxart”: A ekziston vërtet dhe a mund të shërojë epilepsinë tek njerëzit

5 vjet ago
in Bota, Kuriozitete, Të Gjitha, TT, W-Instant
“Efekti Moxart”: A ekziston vërtet dhe a mund të shërojë epilepsinë tek njerëzit

Ideja se dëgjimi i muzikës së kompozuar nga kompozitori austriak Volfgang Amadeus Moxart, mund t’i ndihmojë të ndihen më mirë njerëzit e sëmurë nga epilepsia, ka qarkulluar dendur që nga vitet 1990.

Ajo është trajtuar me jo pak mosbesim, por nga ana tjetër nuk është injoruar. Ka pasur studime (si studimi në fjalë) dhe madje përmbledhje studimesh (njëri ka shqyrtuar studimet që nga fillimi i vitit 1999).

Në fakt, sipas Xhianluka Seso nga Universiteti i Pizës në Itali, ka pasur një “fluks hulumtimesh të reja në vitet e fundit”, saqë ka ardhur sërish koha “për të qenë më pak të rezervuar, dhe për të parë panoramën e përgjithshme”.

Dhe kjo është ajo që bëri ai dhe kolegu i tij Federiko Sika. Në një botim të publikuar në revistën “Clinical Neurophysiology”, dhe i paraqitur ditët e fundit në një takim virtual të Kolegjit Evropian të Neuropsikofarmakologjisë, ata paraqesin disa gjetje të cilat thonë ata “mund të përmbysin skepticizmin aktual në lidhje me Efektin Moxart”.

Ata shqyrtuan 147 artikuj studimorë të botuar në kohë të ndryshme, i vlerësuan ato sipas rëndësisë dhe cilësisë. Pastaj zgjodhën 12 artikujt që ata menduan se përfaqësonin të dhënat shkencore më të mirë të disponueshme mbi këtë çështje.

Ata zbuluan se dëgjimi i muzikës së Moxartit, sidomos nëse kjo bëhet çdo ditë, sillte një ulje të konsiderueshme të krizave epileptike, dhe gjithashtu edhe në një frekuencë të zvogëluar të shkarkesave epileptiforme interiktale, aktivitete këto anormale të trurit që zakonisht vërehen tek pacientët epileptikë.

Këto efekte u vunë re pas një seance të vetme të dëgjimit të muzikës së kompozitorit të famshëm, dhe u ruajtën pas një periudhe të zgjatur kurimi me këtë metodë.

Përmbledhja e analizave, tregoi se një periudhë e caktuar e dëgjimit të muzikës së Moxartit, mund të sillte një ulje mesatare të krizave epileptike që varion midis 31-66 për qind.

Sigurisht kjo ndryshon nga personi në person, dhe sipas stimulit të muzikës të përdorur.

Studimet origjinale mbi “Efektin Mozart”, përdorën Sonatën e Dytë për Piano, K448, dhe ajo ka mbetur muzika më e përdorur në studime.

Gjithashtu është vërtetuar se edhe Sonata në Piano K545 ka një efekt të ngjashëm. “Të gjitha kulturat dëgjojnë muzikë, kështu që padyshim ajo përmbush ndonjë nevojë psikologjike”-thotë Seso.

“Mekanizmat e Efektit Mozart janë kuptuar deri tani në një mënyrë shumë të përciptë. Padyshim që muzika tjetër mund të ketë efekte të ngjashme.

Por mund të ndodhë që sonatat e Mozartit të kenë struktura ritmike dalluese, të cilat janë veçanërisht të përshtatshme për t’u përdorur mbi pacientët që vuajnë nga epilepsia. Kjo mund të përfshijë disa sisteme të trurit, por është diçka që duhet të provohet”- thekson ai.

Studiuesit thonë se rezultatet mjaft të qëndrueshme të meta-analizës së tyre “sugjerojnë fuqimisht që neuro-stimulimi i bazuar tek muzika, mund të përmirësojë rezultatin klinik në rastin e një epileptiku. Prandaj kjo praktikë nuk duhet të shmanget nga moria e qasjeve plotësuese jo-farmakologjike për trajtimin e epilepsisë”- thotë ai.

Sidoqoftë, theksojnë studiuesit, “kjo tregon gjithashtu se potenciali aktual i muzikës për të trajtuar forma të ndryshme të epilepsisë, dhe përcaktimin e protokolleve më efektive, kanë nevojë për prova të mëtejshme dhe më të kokëforta…”.

Burimi i lajmit: https://cosmosmagazine.com/health/medicine/is-the-mozart-effect-a-real-thing

Përshtatur nga TIRANA TODAY

 

Tags: epilepsiakerkuesitstudimetVolfgang Amadeus Moxart

TË LIDHURA

Kryeqyteti përballet me mungesë uji, ja zonat që preken
Aktualitet

Kryeqyteti përballet me mungesë uji, ja zonat që preken

22:40 | 02/07/2025
Vritet nga sulmet izraelite drejtori i spitalit në Gaza
Bota

Vritet nga sulmet izraelite drejtori i spitalit në Gaza

21:36 | 02/07/2025
A është e sigurt të pini kafe gjatë verës? Ekspertët japin përgjigjen
Kuriozitete

A është e sigurt të pini kafe gjatë verës? Ekspertët japin përgjigjen

20:44 | 02/07/2025
Next Post
Ishin në vëzhgim prej kohësh/ Aksion ‘blic’ në Vlorë. 7 të shoqëruar dhe 3 të arrestuar për llogari të shteteve të huaja

Ishin në vëzhgim prej kohësh/ Aksion ‘blic’ në Vlorë. 7 të shoqëruar dhe 3 të arrestuar për llogari të shteteve të huaja

“E ekzekutuan për 60 sekonda”, kamerat kanë filmuar autorët që vranë vëllanë e Talo Çelës

“E ekzekutuan për 60 sekonda”, kamerat kanë filmuar autorët që vranë vëllanë e Talo Çelës

Të shtëna në afërsi të Bashkisë Kamëz, dyshohet për të plagosur

Pronari i lokalit nxjerr armën dhe plagos klientin, pranga 35-vjeçarit (FOTO)

JU REKOMANDOJMË

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

12:18 | 30/06/2025
Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

15:48 | 30/06/2025
Horoskopi 19 Mars 2024

Sinjale të qarta për zemrën, mendjen dhe financat – ja çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj sot.

08:09 | 30/06/2025
Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

10:25 | 02/07/2025




TË FUNDIT

Zegjine Çaushi humb mandatin për disa orë, Maldrita Bardho i ‘dhuron’ të sajin
Aktualitet

Zegjine Çaushi humb mandatin për disa orë, Maldrita Bardho i ‘dhuron’ të sajin

by mirseda
22:46 | 02/07/2025
0

Zegjine Çaushi humbi për disa orë mandatin e deputetes pas përfundimit të rinumërimit të votave për Qarkun...

Olsi Bylyku mohon zërat për ndarje, publikon foto me partneren

Olsi Bylyku mohon zërat për ndarje, publikon foto me partneren

22:42 | 02/07/2025
Kryeqyteti përballet me mungesë uji, ja zonat që preken

Kryeqyteti përballet me mungesë uji, ja zonat që preken

22:40 | 02/07/2025
Çfarë po paralajmëron Ilir Meta? Nesër letër publike për Arben Ahmetajn

Çfarë po paralajmëron Ilir Meta? Nesër letër publike për Arben Ahmetajn

21:55 | 02/07/2025
Vritet nga sulmet izraelite drejtori i spitalit në Gaza

Vritet nga sulmet izraelite drejtori i spitalit në Gaza

21:36 | 02/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com