Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Si janë 24 orët e fundit të jetës së një të dënuari me vdekje në SHBA

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, TT, W-Instant
Si janë 24 orët e fundit të jetës së një të dënuari me vdekje në SHBA

Sipas Qendrës së Informacionit të Dënimeve me Vdekje në SHBA (DPIC), aktualisht në burgjet amerikane ndodhen rreth 2.500 të dënuar që presin të përballen me ekzekutimin më vdekje në 29 nga 50 shtetet e vendit, ndërsa 21 shtetet e tjera e kanë hequr dënimin me vdekje.

SHBA-ja është një nga vendet e pakta perëndimore që praktikon ende dënimin me vdekje. Më shpesh dënimi me vdekje jepet për krimin e vrasjes, edhe pse në nivelin federal mund të vendoset gjithashtu për krimin e spiunazhit, tradhtisë kombëtare, trafikut të drogës në shkallë shumë të gjerë, apo përpjekjes për vrasjen e një dëshmitari apo oficeri të policisë.

Kritikët e ekzekutimit më vdekje – mes tyre, Helen Prejean, autore e librit “Të vdekurit që ecin” – argumentojnë se kjo lloj mase radikale nuk e frenon në të vërtetë krimin.

Ndërkohë fakt është që dënimi më vdekje ka prirjen të zbatohet në mënyrë të pabarabartë – shumë më tepër njerëz me ngjyrë janë të dënuar me vdekje sesa të bardhë – ndërsa ky lloj dënimi ka tendencën të merret në rastet kur i pandehuri ka në rastin më të mirë një avokat jo të mirë apo edhe të paaftë.

Fondi i Mbrojtjes Ligjore dhe Edukimit (NAACP), i cituar nga Qendra e Informacionit të Dënimeve me Vdekje, thotë se pjesa më e madhe e të dënuarve me vdekje janë kryesisht meshkuj, ku nga 2.500 prej tyre vetëm 53 janë gra.

Shumica e ekzekutimeve sot kryhen përmes injeksionit vdekjeprurës

Sipas CNN 22 persona u ekzekutuan me vdekje në Shtetet e Bashkuara gjaë vitit 2019. Të dënuarit ekzekutohen shpesh përmes injeksionit vdekjeprurës. Dr.Allen Olt, ish-Drejtori i Burgjeve për Shtetin e Xhorxhias, deklaroi për gazetën britanike ”The Mirror” se rutina e të dënuarit në orët e fundit të jetës, e përshkruar në manualin e politikave të departamentit, përcaktohet në detaje “orë për orë, madje edhe minutë pas minute”.

Një mbrëmje para ekzekutimit, i burgosuri zhvendoset nga qelia e tij në “seksionin e vdekjes” për në vendin e ekzekutimit – në “shtëpinë e vdekjes”. Ai kontrollohet në detaje, dhe më pas vihet në pranga.

Pushimi i asaj nate finale, do të monitorohet vazhdimisht nga rojet e burgut. Pavarësisht nëse kanë fjetur apo jo gjatë natës, të burgosurit e dënuar me vdekje zgjohen që në orën 4:30 të mëngjesit. Ata lejohen të flasin me miqtë ose anëtarët e familjes, të bëjnë telefonatat e fundit, dhe ndoshta të bisedojnë me ndonjë nga klerikët e burgut.

Vizitorët e fundit largohen në orën 8 të mëngjesit, duke e lënë të dënuarit vetëm në praninë e personelit të burgut. Ky është momenti kur testohet pajisja që bën ekzekutimin.

Disa shtete e përdorin ende karrigen elektrike

Të burgosurit i shërbehet dreka – ushqimi standard i burgut – në orën 10:30. Nëse ekzekutimi do të kryhet përmes karriges elektrike, koka e të burgosurit rruhet në zero në orën 3 pas mesnate. Një gjysmë ore më vonë i dënuari bën një dush, dhe më pas i jepet një uniforme e re për ta veshur.

“Vakti i fundit” shërbehet në orën 4 të pasdites. Ai mund të jetë ose jo i bollshëm, pasi shumica e shteteve kanë një kufizim buxhetor. Dëshmitarët që do të marrin pjesë në ekzekutim mbërrijnë në orën 5 të pasdites.

“Shëtitja e fundit” kryhet zakonisht ndërmjet orës 6-8 të pasdites. Injeksioni vdekjeprurës përgatitet rreth 15 minuta më parë. Zona ku ndodhen dëshmitarët e ekzekutimit ndahet nga një mur, me një dritare midis tyre dhe dhomës së vdekjes.

Perdja hapet, dhe është koha për një deklaratë përfundimtare nga i dënuari, edhe pse në shtetin e Pensilvanisë lejohet vetëm një deklaratë me shkrim. Prifti shtrëngon duart mbi të burgosurin. Dhe pastaj i dënuari shkon në botën tjetër.

Burimi: https://www.grunge.com/211401/what-the-final-24-hours-of-a-prisoner-on-death-row-are-like/

Përshtati TIRANA TODAY

 

Tags: burgSHBAte denuarit

TË LIDHURA

Marrëveshja e paqes/ Trump: SHBA-të nuk duan të humbasin kohë me Ukrainën
Bota

Marrëveshja e paqes/ Trump: SHBA-të nuk duan të humbasin kohë me Ukrainën

22:48 | 10/12/2025
SHBA: Trump ashpërson rregullat, turistët të dorëzojnë historikun 5-vjeçar të rrjeteve sociale
Bota

SHBA: Trump ashpërson rregullat, turistët të dorëzojnë historikun 5-vjeçar të rrjeteve sociale

21:34 | 10/12/2025
Australi: Eshtrat e një fëmije 18-mujor shqiptar gjenden në një varr të cektë
Bota

Australi: Eshtrat e një fëmije 18-mujor shqiptar gjenden në një varr të cektë

21:01 | 10/12/2025
Next Post
Aleksandër Lukashenko betohet ‘fshehurazi’ si president i Bjellorusisë

Aleksandër Lukashenko betohet 'fshehurazi' si president i Bjellorusisë

Braktiset nga fansat/ Fjolla Morina del para gjykatës

Me dy armë, gjykata e lë në 'arrest shtëpie'! Zbulohet ku do qëndrojë Fjolla Morina

“Po të vijë me antitank ajo të kalojë kufirin, çfarë do themi?”, gazetari nuk lë gjë pa thënë pas çështjes së Fjolla Morinës

“Po të vijë me antitank ajo të kalojë kufirin, çfarë do themi?”, gazetari nuk lë gjë pa thënë pas çështjes së Fjolla Morinës







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

08:25 | 09/12/2025
Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025
Greqia goditet nga moti i keq, makina zhytet në ujë nga përmbytjet masive, shpëtohet familja

Greqia goditet nga moti i keq, makina zhytet në ujë nga përmbytjet masive, shpëtohet familja

17:13 | 04/12/2025
Inspektorati zbarkon në Parlament, Bardhi e Peleshi: S’mund të na kontrollojnë. Ministrja…

Inspektorati zbarkon në Parlament, Bardhi e Peleshi: S’mund të na kontrollojnë. Ministrja…

13:50 | 05/12/2025




TË FUNDIT

Marrëveshja e paqes/ Trump: SHBA-të nuk duan të humbasin kohë me Ukrainën
Bota

Marrëveshja e paqes/ Trump: SHBA-të nuk duan të humbasin kohë me Ukrainën

by mirseda
22:48 | 10/12/2025
0

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar sërish për marrëveshjen e paqes për Ukrainën. Në një reagim të...

100-vjetori i Urdhrit të Skënderbeut/ Rama dhe Begaj ndajnë titujt e parë

100-vjetori i Urdhrit të Skënderbeut/ Rama dhe Begaj ndajnë titujt e parë

22:18 | 10/12/2025
Mickoski: Do shmangim incidentet, por qeveria nuk mbështet protestën pro ish-krerëve të UÇK-së

Mickoski: Do shmangim incidentet, por qeveria nuk mbështet protestën pro ish-krerëve të UÇK-së

22:12 | 10/12/2025
SHBA: Trump ashpërson rregullat, turistët të dorëzojnë historikun 5-vjeçar të rrjeteve sociale

SHBA: Trump ashpërson rregullat, turistët të dorëzojnë historikun 5-vjeçar të rrjeteve sociale

21:34 | 10/12/2025
Australi: Eshtrat e një fëmije 18-mujor shqiptar gjenden në një varr të cektë

Australi: Eshtrat e një fëmije 18-mujor shqiptar gjenden në një varr të cektë

21:01 | 10/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com