Në 100-vjetorin e “Udhrit të Skënderbeut”, presidenti Bajram Begaj dekoroi ish-presidentin Alfred Moisiu me “Yllin e Madh” të “Urdhrit Suprem të Shqiponjës”. Medalja “Ylli i Madh” iu dha kirurgut të shquar Besim Elezi, si dhe gjuhëtarit Seit Mansaku.
Me titullin “Oficer i Madh”, presidenti Begaj dekoroi studiuesit Aurel Plasari dhe Mateo Mandala, historianin Pëllumb Xhufin dhe albanologun arbërësh Francesco Altimari.
Me gradën “Oficer i Madh” i “Urdhrit Suprem të Shqiponjës” u dekorua edhe Ernesto Madeo, kryetari i komunës Shën Mitri në Kalabri të Italisë. Edhe “babai” i Kodit Penal të Shqipëisë, Ismet Elezi, është dekoruar nga Begaj “Ylli i Madh” i “Urdhrit të Lisit Akademik”.
Arkeologia Shpresa Gjongecaj, ushtaraku Zyber Dushku dhe akademikja Etleva Domi u dekoruan “Komandar”. Ndërsa kryeministri Rama i dha medalionet e 100-vjetorit të ‘Urdhrit të Skënderbeut’ familjarëve të Artan Lames dhe Filip Rrumbullakut.
Kreu i qeverisë tha se këto dy personalitete kanë kontribut të pamohueshëm në rikthimin e vlerës së vërtetë të medaljeve dhe zakoneve shtetërore. /LAPSI.al















