E diel, 17 Tetor, 2021
14.5 C
Tirana

“Po të vijë me antitank ajo të kalojë kufirin, çfarë do themi?”, gazetari nuk lë gjë pa thënë pas çështjes së Fjolla Morinës

Merita Karaj është gjyqtarja e cila caktoi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për këngëtaren Fjolla Morina, e cila u kap duke kaluar kufirin me armë. Ndonëse ekspertiza balistike vërtetoi se ishte armë zjarri, gjyqtarja vendosi ta linte në shtëpi këngëtaren për një vepër penale e cila parashikon dënimin nga 10-20 vite burg.

Lidhur me këtë vendim ka reaguar ashpër gazetari i kronikës Sokol Bregu. I ftuar në emisionin “Vizioni i Pasdites” në Vizion Plus, për të komentuar mbi ngjarjen, ai e cilësoi procesin si një teatër, teksa nënvizoi se ta tolerosh për hir të fëmijës nuk ndodh në asnjë vend të botës.

“Nuk ndodh askund! A e di ti që në Shqipëri kemi patur femra që e kanë kaluar burgun me foshnje brenda në burg? Jo më ta kesh në moshë të mitur. Po ç’është kjo? Po mirë, po nesër po të vijë me antitank ajo të kalojë kufirin, çfarë do themi? Është Fjolla Morina dhe ta lëmë të kalojë? Kush është? Është pjesë e Beatles që sollën një revolucion të madh në botë? Kush është? Është 2Pac Shakur që solli një revolucion akoma më të madh në botë. Kush është dhe çfarë përfaqëson?”, u shpreh i nervozuar gazetari.

Madje ai shtoi më tej duke e cilësuar ligj me dy standarde mënyrën sesi drejtësia u soll me këngëtaren Fjolla Morina.

“Unë nuk dua t’ia di fare se çfarë thotë Fjolla Morina. Unë di që ka dy pistoleta me 23 fishekë dhe 23 fishekë mund të kryejnë 23 qitje dhe 23 qitje mund të shkaktojnë shumë viktima. I kishte për lodër, i kishte për të xhiruar një videoklip, i kishte për t’ia dhënë dikujt tjetër apo e harroi në çantë se e kishte të një miku, kjo është tjetër gjë.

Ah sikur të arrestohemi të gjithë dhe të krijojmë alibira të tilla dhe të na vijë keq si shoqëri se është një mik i vdekur dhe të la ty një armë, një drogë. Atëherë ku shkojmë? Një ligj me dy standarde!”, përfundoi gazetari Bregu.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Mbështetësve të Lulzim Bashës tani po u del “droga”

Nga: Alfred Peza Lehtësia e papërballueshme me të cilën Lulzim Basha u artikuloi vendimin për largimin e Sali Berishës nga Grupi Parlamentar i PD, pas...

Itali/Vodhi brioshët, të nesërmen i paguan. Pronari i lokalit i ofron një punë

Ai vjedh brioshët në lokal, pastaj të nesërmen kërkon falje dhe paguan. Një histori dëshpërimi, por edhe mbi të gjitha dinjiteti dhe solidariteti që...

Kolumbia sterilizon hipopotamët e “Mbretit të kokainës”

Një grup hipopotamësh - një trashëgimi e padëshiruar pas vdekjes së mbretit famëkeq të drogës kolumbiane Pablo Escobar - po sterilizohen. Escobar, i cili u...

Rusia në gjendje emergjence nga infektimet, një mijë të vdekur në një ditë

Rusia të shtunën regjistroi 1.000 vdekje në një ditë të vetme për herë të parë, që kur filloi pandemia. 222.000 vdekjeve nga Covid është...

Misioni Lucy i NASA-s do të kërkojë ‘fosilet’ e Sistemit Diellor

Një anije kozmike është nisur nga Kepi Canaveral me një mision për të zbuluar "fosilet" e Sistemit Diellor. Sonda Lucy do të shkojë në...