E shtunë, 4 Korrik, 2020
28 C
Tirana

Si funksionon OKB gjatë pandemisë

Më të lexuarat

Franca me kryeministër të ri

Presidenti francez Emmanuel Macron ka zgjedhur Jean Castex si kryeministrin e ri të Francës, pas dorëheqjes së Edouard Philippe. Edouard Philippe paraqiti dorëheqjen sot tek...

“Trupin ia lyenin me vaj për të ndalur dekompozimin”, 34 vjeçarja jep dëshminë shokuese

Me kalimin e orëve po bëhen me dije të dhëna të reja nga ngjarja në Kombinat, ku u gjetën pa jetë nënë e bijë,...

Favore seksuale për t’i kthyer mjetin, arrestohen dy zyrtarë policie

Dy efektivë të Policisë Rrugore në Tiranë janë arrestuar, pasi akuzohen se në këmbim të dorëzimit të automjetit të sekuestruar në pronësi të një...

Shqetësim në Spanjë, rikthehen masat e izolimit

Qytetarët në Spanjë kanë filluar që të shqetësohen sërish nga koronavirusi. Numri i rasteve të reja me COVID-19 është rritur ndjeshëm ndërkohë në një zonë...

Aksident në hyrje të Lezhës, përplasen tre automjete

Një aksident ka ndodhur gjatë mesditës së sotme, në hyrje të Lezhës. Në këtë aksident janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e këtij aksidenti janë...

Ngjarja makabre në Kombinat/ Flasin Dëshmitarët e Jehovait

Lidhur me ngjarjen makabre në Kombinat, në media u raportua se të treja ishin ndjekëse të Dëshmitarëve të Jehovait, për shkak se në shtëpinë...

Fshihej në bodrum/Ndërhyn RENEA, publikohen pamjet kur kapet 32-vjeçari me rrezikshmëri të lartë

Forcat RENEA kanë arrestuar në Bulqizë, të shumëkërkuarin Fadil Tërnova, 32-vjeç. Në sajë të operacionit të koduar "Fundi i arratisë", është vënë në pranga...

“Zhaneta më tha mos ta shoh bojën”, fqinjët rrëfejnë momentet e fundit me familjen Josifi

Dëshmi tronditëse vijnë për ngjarjen në Kombinat, ndërsa fqinjët tregojnë se kryefamiljarja i kishte larguar të gjithë. Zhaneta Josifi, 56 vjeçe dhe vajza Anisa...

OFL iu dërgon ultimatum 4 personazheve të botës së krimit

Operacioni Forca e Ligjit ka vijuar aksionin e verifikimit të pasurive me tre të “fortët’ e Durrësit dhe një në Tiranë, të dënuar për...

Pandemia/ Shënohet rekord i zi në Kosovë

Ditën e sotme është shënuar një rekord i zi nga koronavirusi në Kosovë. Autoritetet përkatëse bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit kanë...

Gjatë muajit prill Këshilli i Sigurimit të OKB zhvillon takime virtuale të hapura dhe të mbyllura.

Më datën 24, paradite, Këshilli i Sigurimit do të zhvillojë një takim të hapur informues për Kosovën, i pari këtë vit.

OKB në New York ka adoptuar metodat e punës dhe që nga 16 marsi vazhdon funksionimin me punonjës në distancë dhe prezencë të minimalizuar fizike personeli.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Antonio Guterres i drejtohet herë pas here publikut me mesazhe të regjistruara në video. Zëdhënësi i tij, Stephane Dujarric, zhvillon përditë konferencën virtuale shtypi.

Modifikimi në përputhje me situatën ka përfshirë edhe Këshillin e Sigurimit, i cili nuk mblidhet fizikisht në sallë, por konsultohet me video- konferenca ose bën marrëveshje online.

Edhe Votimi në Këshillin e Sigurimit është vendosur të bëhet online.

Zahir Tanin do të informojë për Kosovën

Kjo metodë e re pune do të përdoret edhe më datën 24 prill kur Këshilli i Sigurimit, të zhvillojë takimin të hapur informues për Kosovën, të parin për këtë vit.

Shefi i UNMIK-ut, Zahir Tanin, do të informojë anëtarët e Këshillit të Sigurimit për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe do t’i njohë me raportin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB. Securitycouncilreport.org, një OJQ që financohet nga fondacione dhe qeveri të ndryshme, mes tyre edhe qeveria gjermane, ka përmbledhur zhvillimet në Kosovë që priten të jenë pjesë e raportit të Sekretarit të Përgjithshëm.

“Më 2 mars, Robert O’Brien, këshilltar amerikan për sigurinë ndërkombëtare dhe Richard Grenell, i dërguari i posaçëm amerikan për Serbinë dhe Kosovën pritën në një takim në Shtëpinë e Bardhë presidentin kosovar Hashim Thaçi dhe presidentin serb, Aleksandar Vučić”, shkruhet në raportin e OJQ-së.

Lexo edhe :   Nga sot tamponët për koronavirusin mund të bëhen edhe në QSUT

“Për publikun nuk u bë e njohur asnjë agjendë specifike, por disa media raportuan se liderëve iu është prezantuar versioni i një projekt-marrëveshjeje përfundimtare për Kosovën. Sipas mediave, marrëveshja përfundimtare do të përfshinte mundësinë për rregullime territoriale, njohje reciproke të mundshme, dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB.”

Lexo edhe :   Maqedoni e Veriut/ Regjistrohen 165 raste të reja, ulet numri i viktimave

Serbia pritet të dërgojë pjesëmarrës të nivelit të lartë, kurse Kosova ambasadoren në SHBA. Takimi i fundit informues i Këshillit të Sigurimit për Kosovën është mbajtur më 31 tetor 2019, ku edhe u vendos reduktimi në të ardhmen i numrit të takimeve.

Ndarjet në KS ekzistojnë

Ndarjet mes anëtarëve të përhershëm të KS lidhur me Kosovën vazhdojnë njësoj: Franca, Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA mbështesin pavarësinë e Kosovës, Kina dhe Rusia nuk e njohin pavarësinë dhe mbështesin qëndrimin serb.

Securitycouncilreport shkruan se: “SHBA kërkon gjithnjë e më shumë largimin e UNMIK-ut dhe kjo çështje ka mundësi të bëhet e rëndësishme në periudhën e ardhshme”.

Mandati i është dhënë UNMIK-ut pa afat, në rezolutën 1244. Çdo përpjekje për ta ndryshuar këtë do të kërkonte rezolutë tjetër.

Presidencën e radhës në Këshillin e Sigurimit e mban në muajin prill Republika Domenikane. Përfaqësuesi i saj, Jose Singer Weisinger, informoi gazetarët gjatë një konference virtuale shtypi në fillim të muajit prill se është duke e drejtuar Këshillin e Sigurimit nga Santo Domingo, kryeqyteti i vendit të tij.

Anëtarët e tjerë të Këshillit të Sigurimit, përveç pesë anëtarëve “të përjetshëm” dhe Republikës Domenikane, janë aktualisht Gjermania, Belgjika, Estonia, Indonezia, Vietnami, Afrika e Jugut, Tunizia, Nigeria dhe Saint Vincent dhe Grenadinet. /DW

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Aksident në Vlorë, plagosen 2 efektivë policie

Së fundmi, ka ndodhur një aksident në Vlorë, ku për pasojë janë plagosur 2 efektivë policie. Ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore, ndërsa janë...

Pandemia/ Shënohet rekord i zi në Kosovë

Ditën e sotme është shënuar një rekord i zi nga koronavirusi në Kosovë. Autoritetet përkatëse bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit kanë...

Del nga rruga mjeti në Tiranë/ Ndërron jetë pasagjeri, shoferi në spital

Në rrugën e Zallbastarit, në vendin e quajtur “Rrapi”, një mjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka ndërruar jetë pasagjeri në mjet,...

Formula 1/ Mercedes dominon provat zyrtare, Ferrari shumë dobët

Formula 1 është gati për të rinisur! Pandemia e koronavirusit vonoi nisjen e sezonit të ri të sportit të automobilizmit, që është rikthyer këtë javë...

Dyshoi se ishte prekur nga pandemia, Afërdita Dreshaj publikon rezultatet e analizës

Këngëtarja Afërdita Dreshaj ka udhëtuar së fundmi drejt Miamit së bashku me partnerin e saj, Jakub Kindl, për të festuar përvjetorin e dytë të...