Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Si e polarizoi më tej botën pandemia e Covid-19

4 vjet ago
in Bota, Kryesore
Si e polarizoi më tej botën pandemia e Covid-19

Nga Ashok Swain “Gulf News”

Në muajt e parë të vitit 2020, kur kriza e Covid-19 po merrte formën e një pandemie, Sekretari i Përgjithshëm i OKB kërkoi një “armëpushim global”, për të nxitur paqen dhe pajtimin, me synim zhvillimin e një luftë të përqendruar kundër koronavirusit.

Në atë kohë shumë analistë shpresuan se bota do të ishte më paqësore, më e bashkuar dhe më e ndërgjegjshme për ndryshimet e klimës. Por unë shkrova në atë kohë se ky optimizëm ishte i tepruar, dhe argumentova se përse bota kishte më shumë të ngjarë të zhytej më thellë në konflikte dhe dhunë, dhe do të ishte më e ndarë dhe e prirur ndaj krizave të rënda ekonomike dhe të nxitura nga ndryshimet e klimës.

Edhe pse shpresoja sinqerisht që ta kisha gabim, fatkeqësisht pas më shumë se një viti, shëndeti dhe mirëqenia e përgjithshme globale, janë bërë shumë më të pasigurta se sa ajo që kisha parashikuar me hezitim në prillin e vitit të kaluar. Konfliktet e vjetra nuk janë zhdukur. Përkundrazi, ata janë bërë më të dhunshme.

Konflikte të reja po shfaqen në skenë, dhe autoritarizmi po fiton forcë në kurriz të demokracive. Recesioni është shndërruar në një depresion ekonomik, ndërsa multilateralizmi ka marrë formën e një Lufte të Ftohtë, duke e rrezikuar më tej luftën e planetit për t’i mbijetuar ndryshimit të klimës.

Vitin e kaluar, ne kemi parë shpërthimin e konflikteve të rrezikshme e të dhunshme në pjesë të ndryshme të botës. Për herë të parë në shumë dekada,ushtarët kinezë dhe indianë, u angazhuan në përplasje të ashpra në kufi, duke shkaktuar shumë të vdekur dhe të plagosur.

Armenia dhe Azerbajxhani zhvilluan një luftë në shkallë të plotë midis tyre, dhe armëpushimi i ndërmjetësuar nga Rusia është ende shumë i brishtë. Forcat e armatosura etiopiane dhe eritreane u bënë bashkë për të shtypur opozitën në rajonin Tigraj.

Tensionet midis Izraelit dhe Hamasit shpërthyen sërish me sulme ajrore dhe me raketa, që për gati 2 javë vranë qindra civilë, mes tyre më shumë se 70 fëmijë. Tregimi i muskujve nga Rusia, e ka bërë më të pasigurt situatën e Ukrainës,dhe një përshkallëzim i saj mund të ndodhë në çdo kohë.

Nga ana tjetër, vendimi i administratës së presidentit amerikan Xho Bajden për t’i tërhequr trupat amerikane nga Afganistani deri më 11 shtator 2021, i ka dhënë një epërsi të madhe Talibanëve, të cilët kanë shtuar sulmet e tyre, duke e rritur ndjeshëm frikën e një lufte të re civile në vend.

Lufta në Jemen po e ndërlikon më tej krizën serioze humanitare me të cilën po përballet vendi. Konfliktet në Mali dhe Sudanin e Jugut vazhdojnë si më parë, duke sjellë vdekje, mjerim dhe shpërngulje. Pas përmbysjes së një qeverie të zgjedhur me votë, marrja me dhunë e pushtetit nga ushtria e Mianmarit ka çuar në protesta disa mujore në rrugë, ndërsa opozita e armatosur është bërë sërish aktive në pjesë të ndryshme të vendit.

Përveç përkeqësimit të situatës së sigurisë, Kolumbia po përjeton aktualisht protesta të mëdha popullore dhe shtypje të dhunshme nga autoritetet. Kriza e vazhdueshme politike në Venezuelë ka shkaktuar një krizë të paparë ekonomike dhe humanitare në vend.

Pra,pandemia nuk i ka bindur ende udhëheqësit që të zgjedhin paqen dhe bashkëpunimin. Ndërsa pandemia ka dëmtuar rëndë ekonomitë e gjithë botës, kjo nuk i ka detyruar ato që të blejnë më pak armë. Siç zbulon studimi i SIPRI në vitin 2020, ndërsa PBB-ja globale u tkurr me 4.3 për qind, shpenzimet ushtarake globale u rritën me 2.6 për qind më shumë krahasuar me vitin 2019.

Edhe më shqetësues është fakti që 5 shpenzuesit më të mëdhenj në mbrojtje në vitin e kaluar, SHBA-ja, Kina, India, Rusia, dhe Britania e Madhe, janë gjithashtu në krye të vendeve që janë goditur më shumë nga pandemia.

Duke pasur  parasysh natyrën globale të pandemisë, është zhdukur edhe pritshmëria e një ringjallje të multilateralizmit. Pesë vetot që mbajnë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit janë më të ndara se kurrë më parë, dhe debatet në Këshill janë sërish si në kohën e Luftës së Ftohtë.

Dështimi i anëtarëve të përhershëm të KS për të marrë një qasje të unifikuar ndaj krizave serioze humanitare si në Tigraj, Mianmar dhe Palestinë, nxjerr në pah erozionin e mëtejshëm të institucioneve shumëpalëshe. Në mungesë të një kornize efektive shumëpalëshe, do të jetë shumë më e vështirë që vendet dhe shoqëritë të përballen me krizat ekonomike dhe klimatike me të cilat po përballet bota tani.

Në vitin 2020, pandemia ndikoi seriozisht në aktivitetet ekonomike në të gjithë botën, duke krijuar një papunësi masive, dhe tashmë ka zhytur në varfëri 131 milion njerëz të tjerë.

Shpresa e rimëkëmbjes ekonomike globale në vitin 2021 është shumë e pasigurt, pasi pandemia është ende dominuese në shumë pjesë të botës.

Bllokimet e detyruara gjatë vitit 2020 sollën një ulje dramatike të emetimeve të karbonit në atmosferë, por kjo rënie ishte e përkohshme. Vendet që po dalin nga bllokimet, po i rikthehen zakonit të tyre të zakonshëm të ndotjes së atmosferës.

Distanca gjithnjë në rritje midis SHBA dhe Kinës, ofron shumë pak shpresë se bota mund të ndërtojë një strategji dhe një betejë të përbashkët kundër ndryshimit të klimës. Me gjithë ndikimin e saj shkatërrues, pandemia e Covid-19, nuk ka qenë në gjendje që ta nxisë botën të jetë më gjithëpërfshirëse dhe bashkëpunuese. Ajo nuk ka arritur të fusë në zbatim vlerat globale dhe universalizmin, përkundrazi është më e ndarë se më parë, dhe po forcohet ndjeshëm etno-nacionalizmi.

burimi: https://gulfnews.com/opinion/op-eds/how-covid-19-further-polarised-the-world-1.79403689

Përshtatur nga Tirana Today

Tags: botaCOVID-19kinapandemiarusiaSHBA

TË LIDHURA

Izraeli konfirmon sulmin ndaj reaktorit bërthamor në Arak
Bota

Izraeli konfirmon sulmin ndaj reaktorit bërthamor në Arak

08:25 | 19/06/2025
Vijojnë kërkimet nën rrënoja për të mbijetuar nga sulmi rus i së martës.
Bota

Vijojnë kërkimet nën rrënoja për të mbijetuar nga sulmi rus i së martës.

08:20 | 19/06/2025
Hoxha zbërthen mesazhet që Veliaj po nxjerr në tik tok, ja kujt i drejtohet
Aktualitet

Hoxha zbërthen mesazhet që Veliaj po nxjerr në tik tok, ja kujt i drejtohet

23:08 | 18/06/2025
Next Post
“Të hënksha m**in, më jep pak ujë”, Tirja mbetet pas hekurave

"Të hënksha m**in, më jep pak ujë", Tirja mbetet pas hekurave

“Aleks Nikaj”/ Strasburgu nis shqyrtimin e padisë ndaj shtetit për “21 Janarin”

"Aleks Nikaj"/ Strasburgu nis shqyrtimin e padisë ndaj shtetit për “21 Janarin”

Futboll/ Njihuni me 34 kampionët e secilit kampionat europian të mbyllur

Futboll/ Njihuni me 34 kampionët e secilit kampionat europian të mbyllur

JU REKOMANDOJMË

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

13:54 | 12/06/2025
Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

21:28 | 12/06/2025
Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

19:02 | 17/06/2025
FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

18:31 | 12/06/2025




TË FUNDIT

FAST Albania arreston shtetasin , pjesë e një organizate kriminale
Aktualitet

FAST Albania arreston shtetasin , pjesë e një organizate kriminale

by mirseda
08:46 | 19/06/2025
0

FAST Albania ka ndihmuar në një operacion ndërkombëtar të koordinuar nga rrjeti ENFAST, duke kontribuar në kapjen...

Izraeli konfirmon sulmin ndaj reaktorit bërthamor në Arak

Izraeli konfirmon sulmin ndaj reaktorit bërthamor në Arak

08:25 | 19/06/2025
Vijojnë kërkimet nën rrënoja për të mbijetuar nga sulmi rus i së martës.

Vijojnë kërkimet nën rrënoja për të mbijetuar nga sulmi rus i së martës.

08:20 | 19/06/2025
Rikuperim i ngadaltë, mbrojtësi i Realit mungon deri në tetor

Rikuperim i ngadaltë, mbrojtësi i Realit mungon deri në tetor

23:12 | 18/06/2025
Hoxha zbërthen mesazhet që Veliaj po nxjerr në tik tok, ja kujt i drejtohet

Hoxha zbërthen mesazhet që Veliaj po nxjerr në tik tok, ja kujt i drejtohet

23:08 | 18/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com