E shtunë, 12 Qershor, 2021
27.5 C
Tirana

“Aleks Nikaj”/ Strasburgu nis shqyrtimin e padisë ndaj shtetit për “21 Janarin”

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut nis shqyrtimin e padisë së ngritur nga familjarët e Aleks Nikës ndaj shtetit shqiptar. “Mungesa e hetimeve efeketive”, mësohet të jetë thelbi i akuzës së familjarëve të Aleks Nikës, një prej katër të vrarëve në protestën e opozitës së asaj kohe më 21 Janar 2011. Siç raporton gazetarja Keti Banushi e “Ora Neës”, mbetja pa autor e vrasjes së Aleks Nikës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ka qenë shkaku që familjarët e tij i janë drejtuar Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut, duke paditur shtetin shqiptar se nuk ka kryer hetime efektive.

Siç mësohet, pas nisjes së shqyrtimit të padisë, drejt institucioneve të Shqipërisë është dërguar dhe dosja me kërkesat që ka Strasburgu për procesin e nisur nga prokuroria dhe drejtësia në vendin tonë. Nga dosja mësohet se familjarët e Nikës akuzojnë Shqipërinë për një mungesë hetimi efektiv për zbardhjen e ngjarjes dhe për mohimin e aksesit të familjarëve në fazën hetimore të procesit. Pas këtij hapi kjo gjykatë i ka kërkuar informacion shtetit shqiptar se ku janë me hetimet dhe për çdo procedure të ndjekur, në funksion të zbardhjes së ngjarjes. Gjithashtu shtetit shqiptar i është kërkuar informacion nëse familjarët e të ndjerit kanë patur akses në në fazën hetimore te procesit, dhe nëse kanë kërkuar të përfshihen në proces.

Nisur nga kërkesa e Gjykatës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, avokatja e shtetit Enkelejda Muçaj, i është drejtuar me shkresë për informacion Sekretarit te Përgjitshëm të Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi, drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu, dhe drejtueses së Prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj. Në shkresë mësohet se, Avokatura i kërkon institucioneve të mësipërme ti përcjellin çdo informacion të kërkuar, çdo akt dhe provë të administruar në funksion të procesit.

Rihetimi

Aleks Nikaj, i plagosur dhe në gjendje kome pas protestës së opozitës së asaj kohe, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, humbi jetën dy javë më vonë në një spital në Turqi, ndërkohë që një javë kishte qëndruar në Spitalin ushtarak. Në Turqi mjekët nxorën plumbin nga trupi dhe predha iu dorëzua aurtoriteteve shqiptare per efekt ekspertimi.  Verifikimi i Policisë Shkencore pritej të bënte një krahasim të plumbit me 75 copë automatikë dhe rreth 60 armë pistoleta, të gjitha 9 mm, të sekuestruara te Garda e Republikës pas ngjarjeve të 21 janarit por dëmtimi i saj e bëri të pamundur identifikimin.  Ndërkaq, kjo vonesë bëri që vetëm pak ditë se të mbusheshin dhejtë vite nga ngjarja, policia të rikëkronte hapjen e hetimeve. Predha ishte dëmtuar në vjaska, elementi i vetëm dallues që shërben për ekspertimin. Bazuar në vjaskat (gjurmët) e lëna në predhë nga pjesa e brendshme e tytës së armës në momentin e qitjes, bëhet edhe identifikimi i automatikut apo pistoletës që ka kryer qitjen. “Të kërkohet me anë të shkresës zyrtare IPSH Tiranë nëse ka laborator për ekzaminime kriminalistike në vendet e BE- se dhe jashtë saj në gjendje të ekzaminojë predhën e nxjerrë nga trupi i Aleks Nikës”, thuhet në shkresën e policisë ku kërkohej rihetimi. Pas kësaj kërkese pritet që të merren në pyetje edhe persona që kanë dijeni për vrasjet, kryesisht ish-efektivë dhe efektiv të Gardës me shërbim në datë 21 janar të vitit 2011. Po kështu, policia ka kërkuar që të ripyeten edhe personat pjesëmarrës në tubim, të afërm të viktimave dhe persona dëshmitarë që kanë qenë pranë viktimave, nëse kanë mësuar ndonjë të dhënë me interes për hetimin.

Lexo edhe :   Berisha: Soros loboi për '21 janarin' dhe ndarjen e Kosovës
Lexo edhe :   Berisha: Soros loboi për '21 janarin' dhe ndarjen e Kosovës

Dosja voluminoze e 21 janarit, për të cilën u investua me ekspertizë edhe FBI-ja amerikane, e mbylli kalvarin në Gjykatën e Lartë në vitin 2015. Por kërkesa për rihetim mund të përshpejtohet nëse do të kërkohej edhe nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut./TIRANA TODAY

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

”Shpresoj të mos jetë si Trump”/ Putin flet për Biden para takimit në Gjenevë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin shpreson se homologu i tij amerikan, Joe Biden, do të jetë më pak impulsiv se paraardhësi i tij, Donald...

Të shtëna me armë në SHBA, 13 të plagosur, autori ende i lirë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku një person ka shtënë me armë duke lënë të...

Përmbyset autoboti me naftë në Elbasan, bllokohet shoferi

Një autobot me karburant është përmbysur mesditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, pranë fshatit Xibrakë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se shoferin e ka zëne...

Shpërthimi i kontrolluar i ‘gjobës’ Becchetti

Nga: Agim Baçi Dikur qarkullonte në internet një letër që një vajzë i dërgonte së ëmës, e cila në thelbin e saj lidhej me gjetjen...

Uells-Zvicër/ Pjesa e parë pa gola, portierët vendimtarë me pritjet e tyre

Ka përfunduar me rrjeta të paprekura, pjesa e parë e ndjeshjes midis Zvicrës dhe Uellsit. Një 45 minutësh ku spektakël dhuruan portierët e skuadrave...