E martë, 20 Tetor, 2020
9 C
Tirana

Si do të jetë gjeopolitika pas pandemisë

Më të lexuarat

Italia e gjunjëzuar nga koronavirusi, regjistron shifra alarmante. Masat e reja

Italia është e gjunjëzuar nga koronavirusi. Pas rritjes së numrit të rasteve të reja, Italia do t’i ashpërsojë masat kundër covid-19. Të dielën mbrëma,...

A do të ketë një mbyllje të dytë? ISHP në prag të masave të forta shtrënguese

Autoritetet në Shqipëri kanë përsëritur gjatë ditëve të fundit se gjithmonë po tentohet që Shqipëria të mos izolohet, ndërsa pasojat do të ishin fatale....

Makina e gazetarit shqiptar bëhet shoshë nga plumbat, dalin pamjet e rënda

Gazetari i portalit “Reporteri” në Kosovë, Shkumbin Kajtazi, gjatë mesnatës është përballur me një sulm të rrezikshëm. Ndaj mjetit të tij është qëlluar me rreth...

“Shqipëria do të izolohet më 23 tetor”, Alfred Cako bën parashikimin e frikshëm

Konspiracionisti Alfred Cako ka bërë një parashikim të frikshëm, ku sipas tij, vendi ynë do të përjetojë një karantinë të dytë. Ndonëse ende nuk...

Naftëtarët refuzojnë Ramën: Nuk dalim nga greva pa ardhur këtu e pa marrë pagat

Grevistet naftëtarë nuk kanë vonuar përgjigjen për kryeministrin Edi Rama, pas ftesës së këtij të fundit për bisedime. Ata nuk e pranuan thirrjen e tij,...

Bum infektimesh në Shqipëri, 3 të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit

Situata me pandeminë në Shqipëri nuk po njeh shenja përmirësimi. Edhe ditën e sotme ka patur një bum të infektuarish. Tre persona kanë humbur jetën...

Shtëpi 500 mijë euro në Palasë? Basha i përgjigjet Braçes

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar pas akuzave të zv.kryeministrit Braçe se ai ka blerë shtëpi në Palasë në vlerën e 500,000 eurove. Basha...

Meta me tone të ashpra ndaj Bashës: Thuaji popullit tënd që je peng dhe vazhdo

Deklarata e kreut të PD, Lulzim Basha se Meta për opozitarin, aq sa unë bëj presidentin, ka sjellë reagimin e ashpër të kreut të...

Specialisti shqiptar thotë se virusi do zhduket, nëse mbajmë maska për 6 javë

Çdo ditë e më shumë mjekët kërkojnë nga ana e qytetarëve disiplinim dhe mbajtjen e maskave, si një mënyrë për të penguar transmetueshmërinë e...

‘Gjobat për maskat të paligjshme’, /Meta-Ramës: Reflekto, po tremb qytetarët

Presidenti i Republikës, Ilri Meta i bën thirrje qeverisë, që të reflektojë për aktin normativ, që gjobit qytetarët të cilët nuk e mbajnë maskën...

Nga Joseph s.Nye, Jr “Project Syndicate”

Nuk ka asnjë të ardhme derisa ajo të ndodhë. Dhe çdo përpjekje për të parashikuar gjeopolitikën pas pandemisë së Covid-19, duhet të përfshijë një sërë të skenarësh të mundshëm. Unë sugjeroj 5 të tillë të besueshëm deri në vitin 2030.

Por padyshim që mund të imagjinohen edhe të tjerë. Së pari është fundi i rendit liberal të globalizuar. Rendi botëror i krijuar nga Shtetet e Bashkuara pas Luftës së Dytë Botërore, krijoi një kornizë institucionesh, të cilat sollën një liberalizim të jashtëzakonshëm të tregtisë dhe financave ndërkombëtare.

Edhe para pandemisë aktuale, ky rend po sfidohej nga ngritja e Kinës dhe rritja e populizmit në demokracitë perëndimore. Kina përfitoi nga ky rend, por ndërsa pesha e saj strategjike po rritet, ajo po këmbëngul gjithnjë e më shumë në vendosjen e standardeve dhe rregullave të veta.

SHBA-ja për momentin po reziston, por institucionet ndërkombëtare degradojnë, ndërsa vendet po apelojnë për rritjen e sovranitetit kombëtare. SHBA-ja ka dalë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe marrëveshja e Parisit mbi klimën. Covid-19, po kontribuon në ndodhjen e këtij skenari.

Së dyti, mund të kemi një sfidë të autoritarizmit, të ngjashme me atë të viteve 1930. Papunësia e madhe, rritja e pabarazisë dhe përçarja e komunitetit nga ndryshimet ekonomike të lidhura me pandeminë, po krijojnë kushte ideale për politikat autoritare.

Dhe ka shumë politikanë, që janë të gatshëm të shfrytëzojnë populizmin nacionalist për t’u ngjitur në pushtet. Nativizmi dhe proteksionizmi po rriten. Tarifat dhe kuotat për mallrat dhe njerëzit po rriten gjithashtu, ndërsa emigrantët dhe refugjatët po bëhen “koka turku”.

Shtetet autoritare po synojnë të konsolidojnë sferat rajonale të interesit, dhe llojet e ndryshme të ndërhyrjeve, po e rrisin rrezikun e një konflikti të dhunshëm. Disa nga këto tendenca ishin të dukshme edhe para vitit 2020. Por perspektivat e dobëta për rimëkëmbjen ekonomike, për shkak të dështimit për ta përballuar pandeminë e Covid-19, po e rrisin probabilitetin e këtij skenari.

Skenari i tretë është një rend botëror i dominuar nga Kina. Ndërsa Kina po e mban nën kontroll pandeminë, distanca ekonomike midis saj dhe fuqive të tjera të mëdha po ndryshon në mënyrë dramatike. Ekonomia e Kinës mund ta tejkalojë atë të një SHBA-je në rënie në mesin e viteve 2020, ndërsa Kina e zgjeron epërsinë e saj mbi pretendentët e mundshëm të njëhershëm si India dhe Brazili.

Në partneritetin e saj pragmatik me Rusinë, Kina do të bëhet gjithnjë e më shumë partnerja më e madhe. Dhe kjo nuk është për t’u habitur. Kina kërkon respekt në përputhje me fuqinë e saj në rritje. Nisma e Brezit dhe Rrugës, po përdoret për të ndikuar jo vetëm tek fqinjët, por edhe tek partnerët e largët në Evropë dhe Amerikën Latine.

Votat kundër Kinës në institucionet ndërkombëtare, do bëhen gjithnjë e më të kushtueshme, pasi ato rrezikojnë ndihmën apo investimet kineze, si dhe hyrjen në tregun më të madh të botës. Ndërkohë ekonomitë perëndimore janë dobësuar shumë nga pandemia, në krahasim me ekonominë kineze.

Lexo edhe :   Tensionet në rritje midis SHBA dhe Kinës
Lexo edhe :   Presidencialet amerikane/“Shtetet e lëkundura” që do diktojnë fituesin

E katërta është një agjendë e gjelbër ndërkombëtare. Jo të gjitha të ardhmet janë negative. Opinioni publik në shumë demokraci, ka nisur të ketë si prioritet problemin e ndryshimit të klimës dhe ruajtjes së mjedisit. Disa qeveri dhe kompani, po riorganizohen për t’u marrë me çështje të tilla.

Duke nënvizuar lidhjet midis shëndetit njerëzor dhe atij të planetit, pandemia e Covid-19 po e përshpejton miratimin e kësaj agjende. Për shembull, publiku amerikan vëren se shpenzimi i 700 miliardë dollarëve në mbrojtje, nuk e pengoi Covid-19 të vriste më shumë amerikanë, sesa vdiqën në të gjitha luftërat e saj pas vitit 1945.

Por mund të kemi edhe ndryshime. Në vitin 2030, Covid-19 mund të mos duket po aq i largët sa Gripi Spanjoll i viteve 1918-1920 në vitin 1930, dhe me efekte të ngjashme të kufizuara gjeopolitike afatgjata. Rrethanat janë të njëjta.

Por bashkë me fuqinë kineze në rritje, populizmin e brendshëm dhe polarizimin në Perëndim, dhe regjimet më autoritare, ekziston një farë shkalle e globalizimit ekonomik dhe një vetëdije në rritje për rëndësinë e globalizimit mjedisor, mbështetur në vetëdijen se asnjë vend nuk mund t’i zgjidhë probleme duke vepruar vetëm.

SHBA dhe Kina arrijnë të bashkëpunojnë mbi pandemitë dhe ndryshimin e klimës, edhe pse konkurrojnë për çështje të tjera, siç janë kufizimet e lundrimit në Detin e Kinës Jugore ose Lindore. Miqësia është e kufizuar, por rivaliteti menaxhohet. Disa institucione shpërbëhen, të tjerat ripërtërihen, dhe të reja krijohen.

Shtetet e Bashkuara, mbeten sërish fuqia më e madhe botërore. Secili prej 5 skenarëve të parë ka rreth 1/10 shansin që të ndodhë në vitin 2030. Me fjalë të tjera, shanset janë më pak se gjysma që ndikimi i pandemisë aktuale Covid-19 të riformojë thellësisht gjeopolitikën deri në 2030.

Disa faktorë mund t’i ndryshojnë këto gjasa. Për shembull, zhvillimi i shpejtë i vaksinave efektive, të besueshme dhe të lira, që shpërndahen gjerësisht nëpër botë do të rrisë probabilitetin e vazhdimësisë, dhe do të zvogëlojë probabilitetin e skenarëve autoritarë apo kinezë.

Por nëse rizgjedhja e Donald Trumpit dobëson aleancat e Amerikës dhe institucionet ndërkombëtare, apo dëmton demokracinë në vend, probabiliteti i skenarit të vazhdimësisë apo saj të gjelbër do të bjerë.

Nga ana tjetër, nëse Bashkimi Evropian, që në fillim u dobësua nga pandemia, arrin të ndajë kostot e reagimit mes vendeve anëtare, ai mund të bëhet një aktor i rëndësishëm ndërkombëtar i aftë të rrisë gjasat e skenarit të gjelbër.

Burimi i lajmit: https://www.project-syndicate.org/commentary/five-scenarios-for-international-order-in-2030-by-joseph-s-nye-2020-10

Përshtatur nga Tirana Today

 

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Më qëlluan me pistoletë”, zbardhet telefonata që alarmoi Policinë e Vlorës

Një 27-vjeçar ka denoncuar në Komisariatin e Policisë së Vlorës, së një person ka dashur ta vrasë. Shënjestra ka qënë shtetasi me inicialet M.F....

Nga nesër kufizohet hyrja në Tiranë nga Dogana, ja rrugët alternative 

Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupaj, njoftoi se nga nesër do të kufizohet trafiku në zonën e Unazës së Madhe tek ish sheshi...

Ish-drejtoresha e Tatimeve tregon kujt i përket rafineria e Ballshit

Ish-drejtoresha e Tatimeve, Briseida Shehaj, ka lëshuar një deklaratë të fortë në lidhje me çështjen e rafinerisë së Ballshit. E ftuar në Syri.net, Shehaj...

Sërish izolim?/ Rreth 19 mijë mësues janë trajnuar për mësimin online

Për ti paraprirë çdo situate lidhur me pandeminë, janë marrë masat edhe për trajnimin e mësueve për mësimin online. Shumë mësues kanë rezultuar të...

Familja i jep fund kërkimit për biznesmenin Remzi Hoxha

Familja e Remzi Hoxhës ka bërë të ditur se do t’i jap fund kërkimit të eshtrave të tij. Me rastin e 25-vjetorit të rrëmbimit...