E shtunë, 12 Qershor, 2021
27.5 C
Tirana

”Si do ta mundësh Ramën?”/ Ja si i përgjigjet Shehaj gazetarit

Kandidati për kryetar i Partisë Demokratike, Agron Shehaj ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ”Zonë e Lirë”. Gjatë bisedës, gazetari Arian Çani e pyeti se si do e mundë kryeministrin Edi Rama, nëse zgjidhjet në krye të PD-së.

Sipas Çanit, sado i shkolluar dhe i përgatitur të jetë Shehaj, para kryeministrit është i imët dhe elegant.

Por, për Shehajn kjo nuk ka rëndësi, pasi sipas tij kjo nuk është një ndeshje mundjeje, dhe në politikë nuk sheh asgjë të pamundur, teksa shtoi se ka vullnet, besim dhe ide për ta mundur kreun e qeverisë.

Pjesë nga biseda

Arjan Çani: Ka disa njerëz në politikë, ata që e shohin politikën si spektakël dhe argëtohen, që nuk e shohin si diçka serioze, ata thotë ore Rama është 2 metra, si mund ta mundi një si Agron Shehaj që është i vogël, i imët, elegant, si i përgjigjesh këtyre zërave?

Agron Shehaj: Po të ishte një ndeshje mundjeje do e kisha të vështirë, po në politikë nuk shoh asgjë të vështirë apo të pamundur. Besoj se mund ta mund, kam ide, vullnet dhe vizionin. Kam besueshmërinë dhe dëshirën për ta ndryshuar PD-në.

Arjan Çani: E kuptoj. E ke pasur këtë ambicie dhe si ka mundësi që nuk e kemi kuptuar?

Agron Shehaj: S’kishe nga ta kuptoje se nuk e kam pasur ambicien deri para disa ditësh.

Arjan Çani: Është e vërtetë që mes teje dhe Bashës ka pasur një ftohje para, por dhe pas 25 prillit?

Lexo edhe :   Shehaj thirrje demokratëve: Votoni për ndryshimin, ta kthejmë PD në fituese

Agron Shehaj: Po e vërtetë është.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Të shtëna me armë në SHBA, 13 të plagosur, autori ende i lirë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku një person ka shtënë me armë duke lënë të...

Përmbyset autoboti me naftë në Elbasan, bllokohet shoferi

Një autobot me karburant është përmbysur mesditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, pranë fshatit Xibrakë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se shoferin e ka zëne...

Shpërthimi i kontrolluar i ‘gjobës’ Becchetti

Nga: Agim Baçi Dikur qarkullonte në internet një letër që një vajzë i dërgonte së ëmës, e cila në thelbin e saj lidhej me gjetjen...

Uells-Zvicër/ Pjesa e parë pa gola, portierët vendimtarë me pritjet e tyre

Ka përfunduar me rrjeta të paprekura, pjesa e parë e ndjeshjes midis Zvicrës dhe Uellsit. Një 45 minutësh ku spektakël dhuruan portierët e skuadrave...

Vrasja e 20-vjeçares në Greqi, zbulohet makina me të cilën janë larguar autorët

Zbardhen detaje të reja në lidhje me vrasjen e 20-vjeçare britanike Caroline, e ndodhur pak javë më parë në Greqi. Në emisionin e gazetarit grek...