Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Si Covid-19 po dikton mendimin e evropianëve mbi politikanët

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, TT
Si Covid-19 po dikton mendimin e evropianëve mbi politikanët

Nga Willem Sas&Gianmarco Daniele “The Conversation”

COVID-19 është një katastrofë e paparë, midis një krize të rëndë shëndetësore dhe pasojave të rënda ekonomike. Ndërhyrjet e qeverive për ta menaxhuar pandeminë dhe pasojat e saj, ndaluan jetën sociale, dhe pastaj e riformatuan atë plotësisht.

Kjo gjë na ka lënë në një lloj “normaliteti të ri”, në të cilin ndërveprimet shoqërore dhe kushtet e punës nuk do të jenë më kurrë të njëjtat. Një studim eksperimental, tregon se kur njerëzit mendojnë për krizën shëndetësore, ata shprehin më pak besim tek politikanët dhe institucionet politike, siç është edhe Bashkimi Evropian.

Ky është edhe më shumë rasti, kur ata janë duke menduar mbi degëzimet ekonomike të situatës, që po përjetojmë të gjithë aktualisht. Dhe kjo është ajo që sugjerojnë gjetjet nga katër sondazhe të kryera përmes internetit në Itali, Spanjë, Gjermani dhe Holandë si pjesë e studimit.

Sondazhet u kryen në valën e parë të epidemisë (periudhën maj-qershor), dhe pyetën më shumë se 2.000 të anketuar për çdo vend. Disa të anketuar, u pyetën fillimisht për përvojën e tyre personale nga kriza e Covid, dhe më pas u pyetën mbi mendimet e tyre politike.

Për shembull,u pyetën nëse njihnin dikë që ishte diagnostikuar me Covid, dhe nëse ishin të shqetësuar për shëndetin e tyre. Kjo do të thoshte që për këtë grup, kriza shëndetësore ishte vënë në qendër të vëmendjes së tyre.

Përgjigjet e tyre u krahasuan më pas me të anketuarit, që nuk u ishin bërë pyetje të tilla “fillestare” në fillim të studimit, dhe për këtë arsye nuk mendonin domosdoshmërisht mbi pandeminë. Të anketuarit e “Primed”, kishin 5 për qind më pak gjasa t’u besonin politikanëve të tyre kombëtarë, dhe 12 për qind më pak besim ndaj Bashkimit Evropian.

Kur u pyetën nëse vendi i tyre përfitoi nga anëtarësimi në BE, ata kishin 10 për qind më pak gjasa të përgjigjeshin me “po”.Kur iu bënë pyetje fillestare në lidhje me pasojat ekonomike të krizës, si siguria në punë apo mundësitë e ardhshme, të anketuarit ishin edhe më shumë të zhgënjyer me institucionet e tyre politike.

Ata gjithashtu ishin më pak të gatshëm të hiqnin dorë nga liria personale, në këmbim të sigurisë individuale dhe publike. Shpërthime të ngjashme të “zhgënjimit”, kanë ndodhur më parë, shpesh në prag të katastrofave natyrore apo krizave ekonomike.

Në një farë mase, ngjarje të tilla gjithmonë do t’i mbingarkojnë institucionet politike. Ishte e qartë se qytetarët prisnin që institucionet e tyre të ishin më të përgatitura për goditjen që solli pandemia, dhe të ishin më të shpejtë në marrjen e masave për menaxhimin e pasojave të saj.

Ndërkohë ky zhgënjim duket se i heq shoqërisë një shtyllë tjetër, pasi sondazhi tregon se bie edhe mbështetja për financimin me taksa të shtetit të mirëqenies sociale. Kjo është e vërtetë për të gjitha kategoritë e shpenzimeve – zbutja e varfërisë, shpenzimet shëndetësore, përfitimet e papunësisë dhe pensionet – dhe përkon me një pakënaqësi më të lartë ndaj barrës së përgjithshme nga taksat.

Megjithatë, lajmet nuk janë që të gjitha të këqija. Mbështetja ndaj shkencëtarëve dhe ekspertëve, ishte 8 për qind më e lartë në mesin e të anketuarve që nisën të mendojnë më së pari për shëndetin dhe çështjet ekonomike.

Kjo është veçanërisht e vërtetë për grupin që pati pyetje plotësuese, që e cilësojnë krizën si një konflikt. Kur të anketuarit u pyetën nëse ata e perceptojnë krizën si një luftë kundër një armiku të padukshëm, dhe nëse ata e shohin solidaritetin kombëtar si mënyrën më të mirë për të ecur përpara, mbështetja ndaj njerëzve kompetentë dhe ekspertizës shkencore u rrrit ndjeshëm me 28 për qind.

Ky rezultat tregon që në lojë është dhe efekti i“tubimi rreth flamurit”, që në një farë mase e zbut efektin e zhgënjimit. Pikërisht për shkak se një krizë është një ngjarje e jashtëzakonshme, qytetarët bashkohen më lehtë rreth një kauze të përbashkët, dhe janë të gatshëm të sakrifikojnë me entuziazëm,në funksion tëçdo lloj përgjigje kompetente ndaj krizës.

Çuditërisht, edhe pse besimi tek institucionet politike dhe BE-ja po lëkundet, edhe mbështetja ndaj qëndrimeve“populiste”është dobësuar. Mbështetja për një udhëheqës autoritar që të merret me krizën, u ul me 5 për qind për të gjithë të anketuarit.

Ata gjithashtu ishin 5 për qind më pak të etur për t’a lejuar “popullin” të marrë vendimet më të rëndësishme në vend të politikanëve. Edhe mbështetja ndaj partive politike populiste, po zbehet ndjeshëm. Në përputhje me këto gjetje, sondazhet e fundit tregojnë se partitë populiste po humbin terren në të gjithë Evropën.

Kjo tregon që ne mund të kemi arritur një moment kritik, me krizën që i shtyn potencialisht shoqëritë tona në një rrugë tjetër. Sigurisht, mënyra përmes së cilës qeveritë menaxhojnë rimëkëmbjen ekonomike, dhe ringjallja e virusit në muajt dhe vitet e ardhshme do të jenë një faktor vendimtar.

Burimi i lajmit: https://theconversation.com/how-covid-19-is-shaping-the-way-europeans-think-about-politicians-146895

Përshtatur nga TIRANA TODAY

 

Tags: boteCOVID-19evropepolitikane

TË LIDHURA

Alarm në SHBA, fruthi ‘shpërthen’ në disa shtete/ Mjekët: Njerëzit nuk po vaksinohen më
Bota

Alarm në SHBA, fruthi ‘shpërthen’ në disa shtete/ Mjekët: Njerëzit nuk po vaksinohen më

16:51 | 09/02/2026
Tragjedi në Japoni: 45 të vdekur, mbi 500 të lënduar nga pastrimi i borës
Bota

Tragjedi në Japoni: 45 të vdekur, mbi 500 të lënduar nga pastrimi i borës

21:54 | 07/02/2026
SHBA, Senati i Nju-Jorkut përkujton 18-vjetorin e pavarësisë së Kosovës
Bota

SHBA, Senati i Nju-Jorkut përkujton 18-vjetorin e pavarësisë së Kosovës

19:46 | 07/02/2026
Next Post
“Deti në Hagë”/ Ministri grek zbulon marrëveshjen me Ramën, Metën dhe Bashën

“Deti në Hagë''/ Ministri grek zbulon marrëveshjen me Ramën, Metën dhe Bashën

Koronavirusi: Greqia regjistron 1,211 raste të reja dhe 12 viktima

Koronavirusi: Greqia regjistron 1,211 raste të reja dhe 12 viktima

Ibrahimoviç: Virusi më sfidoi dhe unë fitova, por ju nuk jeni Zlatan

Ibrahimoviç: Virusi më sfidoi dhe unë fitova, por ju nuk jeni Zlatan







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët për protestën e 10 Shkurtit në Tiranë
Aktualitet

Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët për protestën e 10 Shkurtit në Tiranë

by mirseda
22:36 | 09/02/2026
0

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka lëshuar një paralajmërim për qytetarët amerikanë lidhur me protestën...

Fajtor për korrupsion zgjedhor, Edison Memolla vetëdorëzohet në policinë e Kavajës

Fajtor për korrupsion zgjedhor, Edison Memolla vetëdorëzohet në policinë e Kavajës

22:32 | 09/02/2026
Rama paralajmëron ndryshime ligjore për të shmangur pezullimin e ministrave

Rama paralajmëron ndryshime ligjore për të shmangur pezullimin e ministrave

21:50 | 09/02/2026
Rama takohet me presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa në Bruksel

Rama takohet me presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa në Bruksel

21:31 | 09/02/2026
Nga sfida në lot: Luizi nuk i mban emocionet gjatë këngës së Shpat Kasapit në BBVA

Nga sfida në lot: Luizi nuk i mban emocionet gjatë këngës së Shpat Kasapit në BBVA

21:22 | 09/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com