Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Shumica ndërton, pakica zhurmon, kjo po ndodh në Shqipëri

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Inxhinieri jep lajmin e mirë: Rreziku kaloi, kthehuni në shtëpi

Nga: Artur Ajazi

Ajo çka po ndodh prej 6 vitesh në këtë vend, natyrisht nuk ka vend shumë për komente dhe “opinione” të atyre që nuk e njohin shtetin, nuk njohin dhe nuk kanë zbatuar asnjëherë ligjet e shtetit, dhe atyre që kanë 30 vjet që bëjnë vetëm zhurmuesin. E ndërsa Edi Rama, e mori pothuajse nga zero shtetin për nga niveli i njohjes dhe zbatimit në terren të ligjeve kushtetuese, duket se bilancet sot janë më shumë se pozitive.

Shqipëria e kaosit ndërtimor, e rrumpallës institucionale, e mbingarkesës së administratës publike, Shqipëria e zyrtarëve defiçentë që merreshin me punët e veta dhe të familjes, i është kthyer normalitetit institucional, duke hyrë vrullshëm falë vullnetit të Ramës, rrugës së reformave radikale. Nuk ka zbatim të reformave pa “dhimbje”, pasi e kundërta ka ndodhur në kohën e rrumpallës, në kohën e zaptimit dhe rrënimit të territorit nga barbarët, duke i dhënë vendit një pasojë të paparë katastrofike.

Prej 6 vitesh shqiptarët janë dëshmitarë të një rruge të gjatë dhe të vështirë nga ku ka lindur shteti ligjor, nga ku ka lindur drejtësia e re, angazhimet e reja për cilindo që meriton të vlerësohet. Përballë një pakice abuziviste, e cila ishte mësuar me rehatin e kolltukut, që ishte mësuar me pazaret e asaj çka ishte e detyrueshme me ligj, përballë një pakice e cila zhurmon gjithçka që lidhet me reformat dhe progresin, Edi Rama ka vendosur të ecë përpara, ka vendosur të ndërtojë edhe kur shembet diçka, ka vendosur të ndërtojë nga e para, mbi gjithçka shtetin ligjor. Ata që vendosin të shikojnë përpara, asnjëherë nuk ndikohen nga zhurmuesit pa “kabëll”, aq më tepër kur “cicërimat” vijnë nga ish-godina e Ushtrisë Popullore.

I vendosur të ndjekë ëndrrën e tij evropiane, Edi Rama ka 6 vjet që nuk ngurron të ftojë (por ama jo ti lutet) ish-opozitën zhurmuese, të bëhet pjesë e ndërtimit të shtetit ligjor, të bëhet pjesë e reformave dhe evropianizimit të Shqipërisë. Ngjarjet e fundit të tërmetit të 26 Nëntorit, treguan sa mbështetje popullore dhe ndërkombëtare kishte patur Edi Rama. Askush nuk e kishte besuar se Rama kishte arritur të bënte miq “për kokë” evropianët dhe amerikanët, aziatikët dhe latinët, që nuk ngurruan të vinin në Tiranë me mbështetje njerëzore, logjistike dhe materiale, për t’ju gjendur shqiptarëve në ditët e qametit.

“Edhe nga dheu do ti nxjerr paratë dhe do ta ndërtoj gjithçka nga e para”. Ai që gjithmonë ka premtuar ndërtimin, ai që gjithmonë ka vendosur të shembë të vjetrën dhe tja nisë nga e para, edhe kësaj here mbeti i tillë. Fatkeqësia kur bie, kërkon të “ndezësh motorët” dhe të ringrihesh, ndryshe të vuri poshtë. Askush nuk e kishte besuar se, do të mbahej kaq shpejt konferenca e donatorëve në Stamboll, nga e cila Edi Rama erdhi edhe më i fortë, edhe më i mbështetur se kurrë.

Të vetmit që nuk e besuan dhe nuk besojnë, të vetmit që nuk e ndihmuan dhe nuk po e ndihmojnë, të vetmit që po e pengojnë me çdo mjet vendin të ringrihet, janë njësitet e zhurmuesve në SHQUP. I vendosur të mos qaset pranë fatkeqësive të mijëra shqiptarëve, dhe të tallet me “plane dhe projekte me 3 dhe 5 pika”, duket se kryezhurmuesi edhe kësaj here ishte i dobët para Ramës, edhe kësaj here ai nuk mundi të “arratiset” nga bodrumi Doktorit, për të zhbërë formalisht disa prej mëkateve të vjetra.

Ata që kanë 30 vjet që rrëmbejnë gjithçka njerëzore, duke nisur nga festat, pushtetet, postet, pronat dhe pasuritë e vendit dhe të shqiptarëve, ata nuk mund të jenë me ndërtimin, ata duan rrënimin, ata nuk mund të jenë me gëzimin dhe rikthimin e jetës normale, pasi janë mësuar me errësirën, zhgënjimin, trishtimin, bllokimin, dështimin.

 

Tags: Artur Ajaziedi ramakaosi ndertimorMenaxhimiPasojattermeti

TË LIDHURA

“Mielli për policët, simbol për kartelët” – Lapaj: Kryeministria e blinduar, asnjë lule s’u prek
Politikë

“Mielli për policët, simbol për kartelët” – Lapaj: Kryeministria e blinduar, asnjë lule s’u prek

20:16 | 17/01/2026
Tensionohet situata në protestën para Kryeministrisë, hidhet miell drejt policëve
Politikë

Tensionohet situata në protestën para Kryeministrisë, hidhet miell drejt policëve

19:46 | 17/01/2026
“Rama vodhi 80 mld euro në 12 vjet” – Lapaj: Ata pinë verë 33 mijë euro, ne përmbytemi
Politikë

“Rama vodhi 80 mld euro në 12 vjet” – Lapaj: Ata pinë verë 33 mijë euro, ne përmbytemi

19:42 | 17/01/2026
Next Post
Dy familje nga Thumana akomodohen në banesat sociale

Dy familje nga Thumana akomodohen në banesat sociale

Lajmi i rremë për tërmetet/ Paloka sulmon Ramën

Paloka: Rama sapo zbatoi rekomandimin e dytë të Bashës

Ndryshime në Policinë e Shtetit, ja shefat e komisariateve që lëvizin

Ndryshime në Policinë e Shtetit, ja shefat e komisariateve që lëvizin







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026
Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

21:53 | 13/01/2026




TË FUNDIT

Kryeministri Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes për Gazën
Bota

Kryeministri Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes për Gazën

by mirseda
20:31 | 17/01/2026
0

Kryeministri kanadez Mark Carney është ftuar nga presidenti amerikan, Donald Trump për t’u bërë pjesë e një...

“Mielli për policët, simbol për kartelët” – Lapaj: Kryeministria e blinduar, asnjë lule s’u prek

“Mielli për policët, simbol për kartelët” – Lapaj: Kryeministria e blinduar, asnjë lule s’u prek

20:16 | 17/01/2026
Tensionohet situata në protestën para Kryeministrisë, hidhet miell drejt policëve

Tensionohet situata në protestën para Kryeministrisë, hidhet miell drejt policëve

19:46 | 17/01/2026
“Rama vodhi 80 mld euro në 12 vjet” – Lapaj: Ata pinë verë 33 mijë euro, ne përmbytemi

“Rama vodhi 80 mld euro në 12 vjet” – Lapaj: Ata pinë verë 33 mijë euro, ne përmbytemi

19:42 | 17/01/2026
“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

19:16 | 17/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com