Aktualitet

Ndryshime në Policinë e Shtetit, ja shefat e komisariateve që lëvizin


               Publikuar në : 20:29 - 09/12/19 B H

Kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ka bërë disa ndryshime ditën e sotme në polici, të cilat prekin disa shefa komisariatesh në Tiranë, Vorë dhe Kavajë.

Raportohet se Aliosha Broka, i cili më parë ka drejtuar komisariatin në Kavajë, është emëruar shef i komisariatit në Vorë.

Ndërsa Sali Skura, që ishte shef i komisariatit nr. 5 në Tiranë është emëruar në Kavajë. Ndërkohë Altin Lala është vendosur si shef i ri i komisariatit nr. 5 në Tiranë. Bëhet me dije se ndryshime të tilla kanë prekur edhe shefat e krimeve në disa komisariate.


Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT