E shtunë, 23 Janar, 2021
12 C
Tirana

Shuhet në moshën 37-vjeçare dhe në varfëri ekstreme ish-futbollisti

Një ish-futbollist është ndarë nga jeta në moshën 37-vjeçare, për shkaqe ende të paqarta. Ish-futbollisti Maksim Tsigalko ka ndërruar jetë në moshën 37-vjeçare. Lajmi i trishtë është konfirmuar nga klubi i Dinamos së Minsk, nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare.

Në vitin 2010, bjellorusi u tërhoq nga futbolli për shkak të dëmtimeve, teksa vdiq në varfëri.

“Kampion i Bjellorusisë, fitues i Kupës së vendit me Dinamon. Ne i shprehim ngushëllimet tona të sinqerta familjes dhe miqve të Maksimit. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!”, shkroi klubi i Minskut në faqen e tij të internetit.

Tsigalko ishte sulmues i Dinamo Minskut në periudhën 2001-2004, duke shënuar 28 gola në 65 paraqitje.

Për fat të keq, pasi u tërhoq nga futbolli, askush nuk u kujtua për të. Ndodhur në ato kushte, i ndjeri ishte detyruar të punonte në ndërtim për 5 dollarë në ditë, teksa ditën e premte të 25 dhjetorit, zemra e tij pushoi së rrahuri.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-sulmuesi

Ish-sulmuesi xhamajkan, Luton Shelton ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, për shkak të një sëmundje. Shelton ishte diagnostikuar në vitin 2018 me sëmundjen “ALS”, e...

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

Lehtësimi i jashtëzakonshëm u shpreh në Gjermani që kur Joe Bideni i fitoi zgjedhjet presidenciale. Kurse të mërkurën (20.01.), kancelarja Angela Merkel i shkroi...

Samsung u ngrit si një dyqan që shiste perime, dhe kuriozitete që nuk i dinit

Sistemi ligjor i Japonisë ka një normë dënimi prej 99 për qind. Peshkimi mbetet profesioni i dytë më i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara, pas...

Analisti: Basha do ketë Tiranën, ja kush do jetë drejtuesi i PD në Gjirokastër

Partia Demokratike ka emëruar drejtuesit politik në pjesën më të madhe të qarqeve, ndërkohë që janë ende për t’u zbuluar se cilët do të...

A do jetë sërish kandidat për deputet? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

Ervin Salianji është shprehur se ekziston mundësia që ai të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e lirë”,...