E martë, 19 Janar, 2021
-6 C
Tirana

Rama tregon ku do jetë qendra e vaksinimit në Tiranë

Në ditën e Krishtlindjeve, kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë Olgerta Manastirliu ishin në Spitalin Infektiv, në një takim me mjekët dhe infermierët që kanë shërbyer gjatë periudhës së pandemisë.

Gjatë bisedimit, Rama tregoi se në ambjentet e stadiumit “Air Albania” do të vendosen ekipet që do kryejnë vaksinimin.

Ai përmendi se grupi i parë që do kryejë vaksinimin kundër Covid-19, do të jenë personeli shëndetësor.

“Jemi afër përmbylljes së një marrëveshje me disa komponentë, dhe besoj që në fillim të vitit do të kemi edhe dozat e para.

Ne jemi në komunikim me disa shtete, sepse marrëveshjet bëhen shtet me shtet. Pavarësisht marrëveshjes me Fajzer, jemi shumë afër me Astra Zeneken që do aprovohet brenda këtij viti.

Edhe me Modernën jemi në diskutim, por Moderna ka një sasi më të vogël jashtë SHBA dhe pastaj duhet që të merret vesh shteti me shtete të tjera.

U fol për Maqedoninë e Veriut, por ato janë 100 doza që Bullgaria ka deklaruar që do t’iu japë për Maqedoninë e Veriut njësoj si për ne, por ne nuk e kemi deklaruar këtë.

Jemi shumë afër dhe kemi shumë besimin që për ekipin e infektivit, spitalet Covid do të jetë shumë shpejt“, mbylli fjalën e tij kryeministri Rama.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Mesi e gjuajti me shpullë, sulmuesi i Bilbaos: Ai u nxeh sepse e bllokova

Sulmuesi i Atletik Bilbaos, Asier Vijalibre do të mbahet më shumë mend për faktin se detyroi Lionel Mesin të ndëshkohej me karton të kuq...

Qeverisje me PS? Duma: Zero shanse, ofendim për sakrificat e demokratëve

Ish-deputetja Grida Duma hodhi poshtë mundësinë e një koalicioni të madh mes PS- së dhe PD-së. E pyetur për thashethemet që qarkullojnë së fundmi për...

Mediu: Të biem dakort me PD-në sa më shpejt të jetë e mundur që të mundim Ramën

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu është shprehur se bisedimet me Partinë Demokratike për arritjen e një marrëveshjeje vijojnë. Në ''Open”, Mediu tha se PR-së...

“Pyetjet i merr nga Basha“/ Gazetarja-Topallit: Merre telefonin shikoje

Gazetarja e ABC, Esiona Konomi dhe kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli, janë përplasur në emisionin ''Log'' në lidhje me bashkëpunimin e tyre...

Akuza për spiunazh, Rusia dëbon dy diplomatë holandezë

Rusia ka dëbuar dy diplomatë holandezë në një veprim reciprok pasi Holanda dëboi dy diplomatë rusë në fund të vitit të kaluar. Ministria e Punëve...