E enjte, 2 Dhjetor, 2021
14.5 C
Tirana

Beyonce mbyll vitin si Babagjysh i Krishtlindjeve

Në një kohë ku të gjithë kanë nevojë për mbështetje dhe ndihmë sado të vogël nga njëri-tjetri, këngëtarë dhe artistë të ndryshëm nga e gjithë bota kanë vendosur të mbledhin donacione që do t’ju shkojnë në ndihmë familjeve të prekura nga Covid-19.

Periudha e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, i ka kthyer këto personazhe në Babagjyshin që do sjellë sadopak shpresë për këto familje.

E fundit që ka bërë të ditur këtë vendim përmes faqes së saj në web, ka qenë diva e muzikës pop Beyonce.

Ajo ka njoftuar se ka derdhur 500 mijë dollarë përmes fondacionit të saj të bamirësisë BeyGood.

Kjo shumë do shkojë në mbështetje të atyre që gjatë periudhës së pandemisë, kanë qenë pa punë dhe që rrezikojnë dëbimin nga shtëpia pas skadencës së moratoriumit federal, gjë që sjell bllokime të hipotekave dhe probleme me qiratë.

Por kjo nuk ka qenë e vetmja ndihmë që fondacioni i saj ka dhënë gjatë pandemisë, përfshirë një fond Small Business Impact, që ju vinte në ndihmë bizneseve.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Haklaj plas ‘bombën’: Noka do tentojë të pushtojë selinë e PD më 12 dhjetor

Ish-kryetari i PD-së në Tropojë, Azgan Haklaj, ka lëshuar një deklaratë të fortë teksa ka thënë se Flamur Noka po përgatit strukturat për të...

Tensionet Rusi-Ukrainë, Lavrov dhe Blinken takim ‘kokë më kokë’

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov, u takuan të enjten në Stokholm, Suedi, mes shqetësimeve në rritje...

Nëse “Foltorja” është demokraci, atëherë PD e meriton Berisha&Bashën

Nga: Ben Andoni Nëse në fillim njerëzit e PD-së mundoheshin të gjenin atë të veçantën dhe mënyrën sesi do të mbrohej Berisha me etiketimin “Non...

Ben Blushi dorëhiqet nga drejtimi i “Top Channel”

Ben Blushi ka dhënë dorëheqjen nga "Top Channel", media e njohur të cilën e drejtonte prej katër vitesh. Nga sot ai nuk është më...

Komiteti Teknik publikon masat e reja, çfarë do ndodhë nga 4 janari

Pas rritjes së rasteve dhe shtrirjes së madhe në mbarë botën si pasojë e variantit Omicron, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur që të...