Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Rajoni

“Shtyrja e projektit për zgjerim”/ Thaçi: Ftesë për ‘rrëmujë të re’ në Ballkan

6 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
“Shtyrja e projektit për zgjerim”/ Thaçi: Ftesë për ‘rrëmujë të re’ në Ballkan

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tregon se ditën e sotme ka qenë i pranishëm në samitin e “Ballkani Perëndimor në mes Shpresës dhe Realitetit” që u mbajt në Bruksel.

Ai është shprehur se vendimi i BE-së për shtyrjen e procesit të anëtarësimit të shteteve të Ballkanit Perëndimor nuk është rrugëdalje. Përmes një postimi në Facebook, , Thaçi tha se e cilëson këtë vendim si një ftesë për “një rrëmujë të re” në rajon.

Sipas tij, situata aktuale është tepër e ndërlikuar dhe e rrezikshme, teksa shton se kjo duhet të jetë hera e fundit që BE dhe Ballkani gjenden në një situatë të tillë.

Postimi i plotë:

Në samitin “Ballkani Perëndimor në mes të Shpresës dhe Realitetit”, të organizuar nga Miqtë e Evropës, diskutuam për marrëdhëniet ndërmjet Bashkimit Evropian, Kosovës dhe tërë Ballkanit Perëndimor, të cilat tashmë janë në një udhëkryq të madh politik dhe historik.

Nuk është hera e parë që jemi në një situatë të tillë: sfiduese, të ndërlikuar, madje edhe të rrezikshme. Por, do të duhej të ishte hera e fundit!

“Strategjia për zgjerimin e Bashkimit Evropian me shtetet e Ballkanit Perëndimor” vetëm krijoi bindjen se Bashkimi Evropian po i jep shtytje vendimtare synimit të Kosovës dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor për integrim në familjen evropiane, por të gjitha ngjarjet që pasuan na përgënjeshtruan të gjithë neve.

“Fuqia e butë” e Bashkimit Evropian karshi shteteve të Ballkanit Perëndimor është në zbehje e sipër. Disa nga shtetet e Ballkanit Perëndimor po ballafaqohen me tendenca të prapakthimit në stabilizimin e demokracisë dhe po shohim rritje të populizmit dhe nacionalizmit. Ballkani është bërë fushëbetejë gjeopolitike dhe në këto rrethana, shtyrja për më vonë e projektit të zgjerimit të Bashkimit Evropian me shtetet e Ballkanit Perëndimor, rishikimi i gjithë kësaj ndërmarrjeje, nuk është opsion, nuk është zgjidhje, nuk është shtegdalje. Në realitet, ky opsion është ftesë për rrëmujë të re në Ballkanin Perëndimor.

Udhëheqja e re e Bashkimit Evropian duhet të tregojë vizion, guxim dhe lidership, duke u bërë partner i besueshëm për Ballkanin Perëndimor.

Tags: Ballkani PerëndimorbeBrukselhashim thacisamit

TË LIDHURA

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë
Të Gjitha

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë

17:48 | 07/03/2026
Presidenti i Iranit: Disa vende ndërmjetësojnë për fundin e luftës me SHBA dhe Izraelin
Aktualitet

Presidenti i Iranit: Disa vende ndërmjetësojnë për fundin e luftës me SHBA dhe Izraelin

16:16 | 06/03/2026
Sulmi me dron ndaj bazës britanike, Akrotiri në Qipro kthehet në “qytet fantazmë”
Rajoni

Sulmi me dron ndaj bazës britanike, Akrotiri në Qipro kthehet në “qytet fantazmë”

09:48 | 06/03/2026
Next Post
Frikë të hyni në shtëpi? Psikologia këshilla qytetarëve: Si ta largoni ankthin

Frikë të hyni në shtëpi? Psikologia këshilla qytetarëve: Si ta largoni ankthin

Durrës/ Sfida e IKMT-së, ndërtesat shumëkatëshe

Durrës/ Sfida e IKMT-së, ndërtesat shumëkatëshe

Durrës/ Në 2018 sipërfaqet për ndërtim banesash u rritën me 70%

Durrës/ Në 2018 sipërfaqet për ndërtim banesash u rritën me 70%







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

12:00 | 02/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026




TË FUNDIT

Netanyahu: Izraeli është afër kontrollit të plotë të hapësirës ajrore të Iranit
Bota

Netanyahu: Izraeli është afër kontrollit të plotë të hapësirës ajrore të Iranit

by mirseda
22:46 | 07/03/2026
0

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha në një fjalim të shtunën në mbrëmje se Izraeli dhe Shtetet e...

Arrestohet shqiptari në Itali/ Shpërndante kokainë në Ankona, policia i zbulon drogë të groposur

Arrestohet shqiptari në Itali/ Shpërndante kokainë në Ankona, policia i zbulon drogë të groposur

22:33 | 07/03/2026
Meloni: Italia nuk është pjesë e luftës dhe nuk do të futet në konflikt

Meloni: Italia nuk është pjesë e luftës dhe nuk do të futet në konflikt

22:10 | 07/03/2026
Zgjidhet kryetari i degës së PD-së për qytetin e Durrësit, Adrian Gashi mori 586 vota

Zgjidhet kryetari i degës së PD-së për qytetin e Durrësit, Adrian Gashi mori 586 vota

21:57 | 07/03/2026
Irani sulmon me raketë ambasadën amerikane në Bagdad

Irani sulmon me raketë ambasadën amerikane në Bagdad

21:39 | 07/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com