E premte, 10 Korrik, 2020
24 C
Tirana

Frikë të hyni në shtëpi? Psikologia këshilla qytetarëve: Si ta largoni ankthin

Më të lexuarat

“Unë kryeministër e ai president”, Rama thumbon Bashën

Përgjigjet e kundërpërgjigjet ndërmjet Ramës dhe Bashës nuk kanë fund. Pasi kryedemokrati zbuloi prapaskenat, lidhur me ofertën që i kishte ardhur nga ndërmjetësues të...

“Çdo veprim i njëanshëm do të përbënte prishje të marrëveshjes”, PD i përgjigjet Ramës

Partia Demokratike i ka kthyer përgjigje ftesës së kryeministrit Rama, i cili u shpreh i gatshëm për të arritur konsensus me opozitën jashtë parlamentare....

Nga marrëveshja me Turqinë tek Konventa e Aarhusit, Meta dekreton 3 ligjet e rëndësishme

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekretuar ditën e sotme 3 ligje të parlamentit. Kreu i shtetit ka dekretuar shpalljen e ligjit “Për ratifikimin e...

“U rrah nga shokët e skuadrës”, reagon lojtari rumun i Partizanit

Qendërmbrojtësi rumun i Partizanit, Deian Boldor, ka reaguar pas lajmeve që qarkulluan sot në media se ai ka pësuar nga shokët e tij të...

Ngjela: Me lista të hapura, Sokol Olldashi e rrëzon sërish Bashën nga PD

Avokati i njohur, Spartak Ngjela, shprehet se korrupsionit të lartë shtetëror po i vijnë tre kërcënime: reforma në drejtësi, reforma antikorrupsion dhe reforma e...

Pandemia/ Italia mbyll kufijtë me 13 vende

Ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza, ka publikuar listën e 13 vendeve me të cilat Italia do të mbyllë kufijtë. Në listën e publikuar nga...

Ishte shpallur i humbur, kryebashkiaku gjendet i pajetë në një mal

Kryebashkiaku i kryeqytetit të Koresë së Jugut, Park Won-soon, është gjetur sot i pajetë nga policia pak orë pasi u shpall i humbur. Ishte vajza...

Ndihen lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

Paraditen e sotme janë ndjerë lëkundje tërmeti në Ersekë. Tërmeti ishte me magnitudë 3.2 të shkallës rihter. Epiqendra e këtij tërmeti ka qenë rreth 18...

Shqipëria do të mbyllet sërish? Rama flet për gjendjen kritike në vend

Rama foli sot në konferencën për mediat, në lidhje me situatën e rënduar nga koronavirusi. Pyetja që bëjnë më shpesh qytetarët lidhet me faktin...

Xhemi Shehu largohet nga “Top Channel”

Moderatorja simpatike e ekranit, Xhemi Shehu, është larguar nga "Top Channel". Pak kohë më parë u përfol për një largim të mundshëm të trupës...

Psikologia e njohur, Entela Binjaku, këshillon se qytetarët që po përjetojnë keq situatën pas tërmetit të fortë, duhet të marrin ndihmë nëse vijojnë të jetojnë me ndjesi të çuditshme.

Binjaku nuk lë pa thekuar se të gjithë ata që ndihen të pasigurt nga natyra, duhet të kujtojnë se e gjithë kjo situatë e krijuar me 51 viktima, ka ardhur nga dora e njeriut, babëzia për të fituar sa më shumë, duke filluar nga ndërtuesit, autoritetet e shtetit e deri te shfrytëzuesit e kateve të para të pallateve që kanë bërë ndërhyrje në strukturë për zbukurimin e lokaleve apo dyqaneve të tyre.

“Pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, shumë qytetarë janë duke përjetuar frikë dhe ditaditës po bashkëjetojnë me të. Ky është një reagim posttraumatik që te njerëz të ndryshëm përjetohet në mënyrë të ndryshme. Duhet të kuptojmë se çdo reagim është unik. Edhe vetë njerëzit më në nevojë, kanë nevoja të reja. Por, duke parë që ka shumë që shprehen se nuk flenë dot, kanë frikë të hyjnë në shtëpi, jetojnë me ndjesi të çuditshme etj., mendoj se për ta mund të ofrohet edhe një ndihmë e parë psikologjike, që jo domosdoshmërisht kërkon dikë që ka një diplomë në fushën e shërbimeve psiko-sociale.

Pra, çdokush që dëshiron të ofrojë një ndihmë, duhet të veprojë në maksimumin e mundësive dhe aftësive që ka. Kur kanë kaluar 7 ditë pas tërmetit, njerëzit duhet ta kuptojnë se kjo situatë po shpjegohet nga shumë specialistë, ndaj dhe duhet të kenë më shumë besim tek ekspertët. Ata kanë folur edhe për shumë lëkundje gjatë këtyre ditëve që njerëzit nuk i kanë ndjerë fare, kanë folur e shpjeguar pse ndodhi kjo situatë e ku shkaku i vetëm nuk ishte tërmeti, por edhe babëzia e grykësia e njeriut, shteti që lejoi të ndërhyhej e ndërtohej aty ku nuk duhej etj., dhe këto janë arsye që lidhen me njeriun e jo me natyrën.

Sot, te ne ka kaq shumë mosbesim kudo, por ka edhe mjaft ekspertë që punojnë në drejtim të së mirës së shoqërisë, që janë të konfirmuar në komunitet për seriozitetin e angazhimit të tyre profesional”, shprehet psikologia. Entela Binjaku u bën apel banorëve që po përjetojnë stres, se në këto momente nuk duhet të tregohen egoistë, pasi shumë njerëz të tjerë kanë nevoja edhe më të mëdha, pasi shumë kanë humbur të afërmit apo banesat.

Lexo edhe :   Ndihen lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra
Lexo edhe :   Ndihen lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

“Çdokush që përjeton frikë dhe ankthin e përsëritjes, duhet të kuptojë se ka qytetarë në nevoja më të mëdha se të tjerët. Në raste të këtilla nevojitet të ruhet qetësia, të mos hyhet në panik, të sigurohen të parat ato që sigurojnë mbijetesën e bashkë me të, të këshillohen me të tjerë, të flasin me të afërm e të njohur për shqetësimet e tyre, të ndajnë pasigurinë me të tjerët, por të përditësohen veten me këshillat që po ofrohen çdo ditë përmes kanaleve të komunikimit që kemi. Të përpiqen të rigjejnë rutinën, të kërkojnë afër vetës njerëz optimistë dhe që kanë një këndvështrim pozitiv për jetën, të dëgjojnë të tjerët pa i detyruar të flasin. Të ngushëllojnë dhe japin ndihmë që të qetësohen. Të kuptojnë se nuk janë vetëm në këtë situatë. Ka udhërrëfyes që mbështeten mbi Standardet e njohura si Sphere (2011) dhe IASC (2007) ose të hartuara nga Inter-Agency Standing Committee. Në këto ditë të para është e udhës të jepet Ndihma e Parë Psikologjike (NPP), që mbështetet pikërisht mbi këto protokolle”, përfundon psikologia Binjaku.

PRINDËRIT

Psikologia Oriola Plaku u bën thirrje prindërve se duhet të jenë të kujdesshëm dhe të menaxhojnë emocionet e tyre para fëmijëve. “Të mbajnë fëmijët larg emisioneve apo lajmeve që trajtojnë katastrofat natyrore siç është tërmeti. T’i mbajnë fëmijët larg zhurmave dhe t’i mbështesin në aspektin emocional, duke biseduar vazhdimisht për përjetimet dhe ndjesitë e tyre. Nëse një prind konstaton se fëmija po përjeton vështirësi në funksionimin e përditshëm dhe këto janë me intensitet të lartë, është e nevojshme që të drejtoheni të psikologu”, shprehet Plaku./Panorama.al

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Dialogu me Serbinë/ Hoti tregon se kur mund të ndodhë takimi në Washington

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti është shprehur se takimi në Shtëpinë e Bardhë për dialogun me Serbinë, mund të ndodhë brenda disa javësh. I ftuar...

Britania e Madhe me protokoll të ri, nis testimet derë më derë

Autoritetet britanike kanë nisur një protokoll të ri, duke testuar banorët në zonat më të rrezikuara në shtëpitë e tyre. Nga kjo e premte ka...

Balla komenton raportin e Komisionit Evropian

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka komentuar përfundimet e raportit të KE-së, duke i cilësuar ato pozitive për vendin tonë. Përmes një...

Dëmet reale për Lulzim Bashën nga hapja e listave

Nga Mero Baze Përpara zgjedhjeve të gjithë përpiqën të krijojnë një fabulë për fitoren e zgjedhjeve, ndërsa Lulzim Basha përpiqet gjithnjë të bëjë gati një...

“Njëri Kryeministër dhe tjetri President”/ Rama sqaron të vërtetën e ofertës për Bashën

Kryeministri Edi Rama ka folur sërish lidhur me akuzat e bëra më herët sot nga kreu i PD-së, Lulzim Basha. Në deklaratën e sotme për...