Takimi i planifikuar për ditën e hënë mes Kosovës dhe Serbisë është shtyrë për një afat të pacaktuar ende.
Arsyen e shtyrjes së këtij takimi e ka dhënë përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian në bisedimet Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak. Sipas tij, ky vendim ka ardhur për shkak të pandemisë së koronavirusit.
“Për shkak të kujdesit lidhur me COVID19, takimi i Dialogut i planifikuar për të hënën javën e ardhshme do të shtyhet”, shkruan ai në tëitter.
Takimi i nivelit të lartë ishte parashikuar midis kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiç.