Aktualitet

Shtyhet gjyqi ndaj Shullazit, shkak shkarkimi i gjyqtarit nga vettingu


               Publikuar në : 14:15 - 25/11/19 M P

Është shtyrë sërish gjyqi ndaj Emiljano Shullazit. Shkak për shtyrjen këtë herë është bërë gjyqtari Arben Vrioni. Ai ishte pjesë e trupës gjykuese, por u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK), duke krijuar vakancë në trupën gjykuese.

Anëtar i trupës që po gjykon Shullazin, KPK shkarkon nga detyra gjyqtarin

Më herët e tjera seancat  janë shtyrë pasi kanë munguar avokatët.

Grupi ‘Shullazi’ është dënuar me 55 vite burg nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda. Vendimi është apeluar te Gjykata e Apelit, por ka ngecur për shkak të shtyrjeve të njëpasnjëshme.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT