pusulabetcasino siteleritaraftarium24avrupabettaraftarium24betgarantitaraftarium24taraftarium24betpuanmatadorbetmobilbahisjojobetjojobetsüperbetinholiganbetromabetpasacasinograndpashabettipobettipobetligobetmarsbahisgrandpashabethititbetmarsbahisjojobet girişMeritbetsuperbetingrandpashabetjojobetkingroyaldeneme bonusugrandpashabet linkdeneme bonusugrandpashabetpasacasinobetzulatipobetpashagamingdoedacasibomtürk pornocasinowongameofbetgrandpashabetmatbetradissonbetbahiscasinoromabetgrandpashabetteosbetteosbetgameofbetcratosroyalbetgrandpashabetimajbetbetgitamgbahiscashwinbetgitjojobetbetgitmercurecasinopusulabetjojobetvdcasinourfa konteynerşanlıurfa konteynervdcasinobetciopusulabetdoedasuperbetinPusulabet güncel girişPusulabet girişslotbarjojobetCasibomCasibombahibomgrandpashabetcasibomtaraftarium24extrabettaraftarium24taraftarium24betpuanbets10 girişpusulabet girişcasibomgrandpashabet girişmatbet girişVDCasinoonwinbetcio girişsekabet girişbetgitromabetromabetgameofbetradissonbetcratosroyalbetjojobetholiganbetjojobetgrandpashabetjojobetDeneme Bonusu Veren Sitelergrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobet girişgrandpashabetiptv satın alromabetGrandpashabetcasibomkingroyaljojobettrbetgrandpashabetholiganbetpusulabetvdcasinobetciosekabetjojobetmarsbahissekabetmatbetimajbetholiganbetgrandpashabetdeneme bonusu veren sitelerpalacebetŞans CasinocasibomGrandpashabetbetcio
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Ekonomi

Shtrenjtohen kreditë në lekë, interesat prekin nivelin më të lartë prej vitit 2018

4 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Rritja e normave të interesit në tregun financiar po fillon të reflektohet edhe në çmimin e kredive të reja në lekë. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në muajin shtator, norma mesatare e interesit për kreditë e reja në lekë arriti në 7.07%, niveli më i lartë që prej shkurtit të vitit 2018.

Aktualisht, norma mesatare e interesit të kredive të reja në lekë është rritur me 1.18 pikë përqindje krahasuar me një vit më parë dhe me 1.6 pikë përqindje krahasuar me muajin mars të këtij viti, kur Banka e Shqipërisë nisi normalizimin monetar. Rritja ka nisur të marrë tipare të qëndrueshme sidomos pas muajit korrik, dhe interesi mesatar i kredive të reja është në rritje tashmë për të tretin muaj radhazi.

Ndërkohë, për huamarrësit ekzistues që kanë kredi me interesa të ndryshueshme, rritja e normave përcillet automatikisht, nëpërmjet treguesit benchmark, që në rastin e lekut është zakonisht yield-i mesatar i bonove të thesarit. Nga muaji mars e në vazhdim, yield-et janë rritur me ritme të shpejta. Instrumenti më i përdorur benchmark, bonot 12-mujore, në muajin tetor u emetuan me një yield-mesatar të ponderuar prej 5.26%, në rritje me 3.56 pikë përqindje krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Rritja e yield-eve i transmetohet automatikisht huamarrësve, në rivlerësimin e normës së interesit të kredisë, që kryhet të paktën njëherë në vit. Por, tashmë, sektori bankar duket se po e reflekton rritjen e normës bazë të interesit dhe të yield-eve edhe në normat e interesit të kredive të reja.

Pas një periudhe të gjatë, kur normat e interesit në tregun financiar qëndruan pranë niveleve më të ulëta historike, kriza e çmimeve dhe rritja e shpejtë e inflacionit kanë bërë që bankat qendrore të fillojnë një normalizim të shpejtë monetar. Norma bazë e interesit është rritur nga 0.5% në 2.25% në harkun e gjashtë muajve. Rritja e normës bazë nga Banka e Shqipërisë rrit çmimin e injektimit të parasë në sistem. Me rritjen e kostos së financimit të tyre afatshkurtër me REPO nga Banka e Shqipërisë, bankat reaguan duke rritur edhe yield-et e kërkuara për të financuar borxhin e qeverisë. Ndërkohë, inflacioni i lartë dhe sinjalet e dhëna nga Banka e Shqipërisë krijuan pritshmëri të forta për vijimin e rritjes së normës bazë të interesit, duke nxitur një rritje të yield-eve edhe më të lartë se ajo e normës bazë, sidomos në instrumentet afatshkurtra.

Një situatë e tillë po krijon shtysa për të transmetuar rritjen e interesave edhe te depozitat dhe tek kreditë bankare. Rritja e yield-eve rriti presionin mbi normat e interesit të depozitave, sepse bonot dhe obligacionet po bëhet një alternativë më e leverdishme për individët, që mund t’i shtyjë drejt tërheqjes së parave nga depozitat dhe investimit të tyre në bono. Me rritjen e normës së interesit të depozitave, që ka filluar të shfaqet tashmë, bankat gradualisht po rrisin edhe normat e interesit të kredive, për të ruajtur marzhet e tyre të ndërmjetësimit.

Për momentin, përcjellja në normat e interesit të kredive të reja është më e ngadaltë, por tregu tashmë po jep sinjale të qarta se ka nisur të lëvizë në këtë drejtim.

Nga ana tjetër, rritja e fortë e yield-eve të bonove përfaqëson në vetvete një faktor shtesë që nxit rritjen e interesave për sektorin privat, për shkak të logjikës së riskut. Investimi në borxhin e qeverisë konsiderohet investimi me risk më të ulët, ndërsa çdo huamarrës privat teorikisht ka një rrezik më të lartë se qeveria. Edhe nga pikëmamja teknike, instrumentet e borxhit të qeverisë në lekë për bankat peshohen me koeficientë rreziku 0, për efekt të llogaritjes së mjaftueshmërisë së kapitalit. Kjo do të thotë se investimi në bono nuk kërkon mbulim me kapital, ndërsa dhënia e kredive për sektorin privat ka një kosto për bankat në terma të kapitalit. Rrjedhimisht, logjika e investimit dikton që rritja e yield-eve të reflektohet edhe në normat e interesit të kredive të reja për sektorin privat.

Rritja e normave të interesit të kredisë pritet që gradualisht të sjellë një ngadalësim të huadhënies. Kjo nënkupton injektim më të pakët të parasë në ekonomi, duke ngadalësuar konsumin, investimet dhe kërkesën e brendshme dhe duke zbutur presionet inflacioniste, që përfaqëson në thelb edhe qëllimin e politikës monetare në këtë situatë./Monitor

Tags: Banka e ShqipërisëkrediRritja e normave të interesit

TË LIDHURA

Aktualitet

Plagosja me thikë në Shkodër, arrestohet 18-vjeçari dhe babai i tij si bashkëpunëtor në krim

17:04 | 16/07/2026
Aktualitet

Murrizi shpërthen ndaj zgjedhjeve në PD: Nga rithemelim në rikthim të dorës së tretë

17:03 | 16/07/2026
Aktualitet

Bllokohet lëvizja në autostradën Tiranë-Elbasan, shkak një aksident

16:30 | 16/07/2026
Next Post

Bujar Bukoshi: Kosova është i vetmi vend në Ballkan, që nuk ka asnjë lider që i është fshehur drejtësisë

SHBA-Angli, si sfidë e opozitës dhe tandemi Berisha-Meta

Detajet/Atentati në Tiranë, viktima sapo ishte kthyer nga dasma në Lezhë







JU REKOMANDOJMË

Pse numri 13-të konsiderohet i mallkuar

22:56 | 14/05/2017

Zgjidhet e ardhmja e yllit të Ajax, do ti bashkohet që në janar gjigantit të…

16:51 | 10/01/2019
Screenshot

Prefekti Hajdari promovon nismën: “Bukë, ujë dhe vaj ulliri falas” në bujtina, restorante e bare

18:15 | 10/07/2026

‘Drejtësia shqiptare, në shërbim të Dritan Dajtit e shokëve të tij’

21:36 | 08/02/2019




TË FUNDIT

Aktualitet

Plagosja me thikë në Shkodër, arrestohet 18-vjeçari dhe babai i tij si bashkëpunëtor në krim

by mirseda
17:04 | 16/07/2026
0

Shkodër/Vijojnë veprimet hetimore dhe operacionale, për dokumentimin e autorësisë dhe përgjegjësive në lidhje me ngjarjen e ndodhur...

Murrizi shpërthen ndaj zgjedhjeve në PD: Nga rithemelim në rikthim të dorës së tretë

17:03 | 16/07/2026

Eurodeputeti çek: Serbia të përjashtohet nga negociatat me BE pas deklaratës së Paunoviçit

17:01 | 16/07/2026

Alarm për tregun e energjisë! Irani thirrje rebelëve Houthi: Përgatituni për mbylljen e Detit të Kuq

16:39 | 16/07/2026

Përplasje te Franca pas humbjes ndaj Spanjës, Dembele debaton me shokët e skuadrës

16:37 | 16/07/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com