Një aksident rrugor ka bllokuar pasditen e së enjtes autostradën Tiranë-Elbasan, në afërsi të Bradasheshit. Përplasja ka ndodhur mes një kamioni dhe një makine. Në zonë ka mbërritur ambulanca, ndërsa deri më tani nuk ka të dhëna zyrtare për gjendjen e personave të përfshirë në aksident. Qarkullimi është bllokuar prej më shumë se 30 minutash, duke krijuar radhë kilometrike automjetesh në të dy krahët e rrugës.












