Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Shtëpia e Bardhë: Zbulim i rëndësishëm për trajtimin e pandemisë

6 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
Shtëpia e Bardhë: Zbulim i rëndësishëm për trajtimin e pandemisë

Shtëpia e Bardhë tha se Presidenti Donald Trump do të njoftojë të dielën në mbrëmje një “zbulim tejet të rëndësishëm që lidhet me një terapi” për trajtimin e koronavirusit.

Pandemia ka shkaktuar deri tani më shumë se 176 mijë të vdekur në SHBA dhe ka infektuar mbi 5.6 milionë të tjerë, më shumë se në çdo vend tjetër të botës. Njoftimi pason një postim në Twitter të shtunën nga Presidenti Donald Trump, ku akuzonte punonjësit e Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave se po punonin për të ngadalësuar testimin e vaksinave kundër COVID-19 duke e lënë atë qëllimisht pas zgjedhjeve presidenciale të nëntorit.

Trump shkruante se ngadalësimi është pasojë e të ashtuquajturit “shtet brenda shtetit”, një teori konspiracioni sipas së cilës brenda sistemit politik amerikan po zhvillohet një komplot nga një qeveri e fshehur, brenda qeverisë së zgjedhur në mënyrë të ligjshme. Por Presidenti nuk ofroi ndonjë provë lidhur me këtë pohim të tij.

Komentet e zotit Trump pasojnë gjithashtu një artikull të botuar nga agjencia “Reuters” të enjten ku thuhej se një zyrtar i lartë i Administratës së Ushqimit dhe Barnave kishte bërë të ditur se do të largohej nga detyra nëse administrata Trump miratonte një vaksinë përpara se ajo të shpallej e sigurt dhe efektive.

Po presidenti shkruante të shtunën se: “Duhet të përqendrohemi tek shpejtësia e të shpëtojmë jetë njerëzish”.

Sekretarja e shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Kayleigh McEnany tha të shtunën vonë në mbrëmje se sekretari për Shëndetin dhe i Burimeve Njerëzore Alex Azar dhe shefi i Administratës së Ushqimit dhe Barnave, Stephen Hahn do të jenë të pranishëm kur zoti Trump të bëjë publik lajmin mbi terapitë. Një zhvillim ky që vjen një ditë përpara fillimit të Kuvendit Kombëtar Republikan, ku zoti Trump do të riemërohet për të garuar për një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë.

Ekspertë të shumtë të shëndetësisë kanë thënë se vaksina kundër koronavirusit nuk do të jetë në dispozicion deri para fundit të këtij viti ose në fillim të vitit 2021, duke theksuar se do të jetë gati vetëm pasi të rezultojnë me sukses provat klinike mbi efikasitetin e saj, të cilat kanë nisur tashmë në disa vende, duke përfshirë SHBA-në.

Trump është akuzuar nga zoti Biden dhe demokratët se ka dështuar me trajtimin e pandemisë në vend. Por Presidenti ka thënë shpesh se gjetja e një trajtimi ndaj sëmundjes infektive është pranë dhe ka pohuar se virusi thjesht do të zhduket.

Ish-Nënpresidenti Biden, i cili pranoi emërimin për presidentin nga demokratët javën e kaluar akuzoi zotin Trump se edhe: “pas gjithë kësaj kohe, nuk ka ende një plan për të luftuar pandeminë. Ai nuk arriti të mbrojë Amerikën”, tha zoti Biden duke e konsideruar këtë një gjë të pafalshme.

Të dielën shefi i Personelit në Shtëpinë e Bardhë Mark Meadows i doli në mbrotje postimit në Twitter të Presidentit Trump gjatë një interviste për rrjetin televiziv “Fox News”. Zoti Meadow u ankua mbi ritmin e testimeve të mbikëqyrura nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave.

“Ne nuk do t’i biem shkurt në raport me proceset kërkimore”, tha zoti Meadows. “Ne do të shkurtojmë burokracitë. Unë e përshëndes Presidentin lidhur me këtë postim të tij”.

Senatori Chris Coons, një mbështetës i zotit Biden, tha në një intervistë për “Fox News” se presidenti Trump “ka dështuar të veprojë me përgjegjësi” në trajtimin e koronavirusit.

“Ai ka humbur rrugën dhe nuk pranon ndihmë. Donald Trumpi ka dështuar të përballet me këtë pandemi”, shtoi zoti Coons. /Voa

Tags: pandemiashtepia e bardhezbulim

TË LIDHURA

Britania propozon tarifim të muzeve për turistët
Bota

Britania propozon tarifim të muzeve për turistët

21:53 | 16/04/2026
Tre të vdekur pas një aksidenti në vendin e punës në një fabrikë lëkure në Gjermani
Bota

Tre të vdekur pas një aksidenti në vendin e punës në një fabrikë lëkure në Gjermani

21:12 | 16/04/2026
SHBA-të vendos sanksione të reja ndaj Iranit dhe Hezbollahut
Bota

SHBA-të vendos sanksione të reja ndaj Iranit dhe Hezbollahut

21:09 | 16/04/2026
Next Post
Nuk është viti i Contes, i “zhduken” 30 milionë euro investime

Nuk është viti i Contes, i “zhduken” 30 milionë euro investime

Finalja e madhe e Champions League, formacionet zyrtare të PSG-Bayern

Finalja e madhe e Champions League, formacionet zyrtare të PSG-Bayern

Koreja e Jugut: Jemi në prag të një pandemie mbarëkombëtare

Koreja e Jugut: Jemi në prag të një pandemie mbarëkombëtare







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026




TË FUNDIT

U shkrumbuan dhjetëra apartamente, zjarri  pranë QSUT-së mund të jetë ndezur nga disa të mitur
Aktualitet

Zjarri nxjerr në pah mungesën e sigurimit të pronave dhe banesave në Shqipëri

by mirseda
22:21 | 16/04/2026
0

Sigurimi i banesave në Shqipëri mbetet ende një praktikë pak e përhapur, duke reflektuar një kulturë të...

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

22:18 | 16/04/2026
Britania propozon tarifim të muzeve për turistët

Britania propozon tarifim të muzeve për turistët

21:53 | 16/04/2026
Gjendet i pajetë një person në Maliq, dyshohet se…

Gjendet i pajetë një person në Maliq, dyshohet se…

21:50 | 16/04/2026
Sherr mes disa të rinjve në Lezhë, policia në vendngjarje

Sherr mes disa të rinjve në Lezhë, policia në vendngjarje

21:20 | 16/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com