E diel, 9 Gusht, 2020
35 C
Tirana

Shtëpia e Bardhë: Trump nuk u informua pasi pagesat ruse nuk ishin verifikuar

Më të lexuarat

Pronari i hotelit në Tushemisht nxjerr emrat e dy autorëve të atentateve

Pronari i hotel “Voloreka” në Pogradec, Jetmir Muçllari, ka dhënë emra konkretë se cilët beson ai se fshihen pas dy atentateve në hotelin e...

Pandemia në vend/ Pipero: E them me sinqeritet se jemi të lodhur

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero foli së fundmi për ngarkesën e madhe në spitalin e sëmundjeve infektive, si pasojë e koronavirusit. “E them me sinqeritet se...

Dy atentate në pak ditë në hotelin në Tushemisht, pamjet e kamerave nga atentati i parë

Pronari i hotelit në Tushemisht, Jetmir Muçllari, ku u regjistruan të shtëna me breshëri mëngjesin e sotëm, ka qenë në shënjestrën e një tjetër...

6 persona ndërrojnë jetë në Shqipëri! Ja sa raste të reja u regjistruan

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 6 persona në Shqipëri si pasojë e koronavirusit ndërsa...

Pandemia/ Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin e 24 orëve të fundit

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë regjistruar 124 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri ndërsa 4...

Ekzekutimi i 27-vjeçarit dyshohet të ketë qenë gjakmarrje, ja çfarë gjeti policia në vendngjarje

Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u regjistrua sot në Vaun e Dejës, ku një 27-vjeçar u gjet i pajetë...

“Objektivi i atentatit ishte djali im”/ Flet pronari i hotelit në Tushemisht

Pronari i hotelit në Tushemisht, Jetmir Muçllari, që iu bë atentat me armë zjarri dy herë brenda javës, ka dhënë një prononcim për mediat. Ai...

Pandemia/ Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin e 24 orëve të fundit

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 135 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri ndërsa ka...

Pasuria marramendëse e Behgjet Pacollit

Ish zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli ka deklaruar pasurinë në Agjencinë Kundër Korrupsionit. Bazuar në deklarimin e tij, ai ka pasuri në vlerë qindra miliona euro....

“Fushata të shtrenjta për të hedhur dyshim”, mesazhi i fortë i Yuri Kim

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim së fundmi ka përcjellë një mesazh të fortë përmes një postimi në rrjetin social Twitter. Kim shkruan se...

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë Robert O’Brien tha të mërkurën se Presidenti Donald Trump nuk ishte informuar me gojë lidhur me raportet për një përpjekje të dyshuar ruse për të paguar talebanët me qëllimin për të vrarë ushtarë amerikanë në Afganistan sepse siç tha ai, njoftimet nuk ishin verifikuar në atë kohë. Por zoti O’Brien megjithatë nuk pranoi të thotë nëse informacionet e zbulimit, për të cilat aleati amerikan Britania ka thënë se ishte në dijeni, kishin qenë të përfshira mes informacionesh të shkruara që iu dhanë presidentit në fillim të këtij viti.

“Agjentë të CIA-s me karrierë të gjatë të cilët informojnë presidentin vendosën të mos ia thonë këtë gjë sepse ishte një informacion zbulimi i paverifikuar”, tha zoti O’Brien për rrjetin televiziv “Fox News”. Ai shtoi se agjentia e CIA-s që informon presidentin është një oficere e shquar dhe se ai e mbështet vendimin e saj.

Presidenti republikan është përballur me një mori kritikash pasi gazeta “New York Times” publikoi një artikull ku thuhej se një njësi e zbulimit ushtak rus kishte ofruar shpërblim për telebanët në këmbim të vrasjes së ushtarakëve amerikanë e britanikë dhe se zoti Trump kishte marrë informacion me shkrim për çështje në muajin shkurt. Presidenti tha fillimisht se nuk ishte informuar mbi këtë çështje. Më pas Shtëpia e Bardhë tha se zoti Trump nuk ishte informuar “personalisht”, por nuk dha përgjigje nëse ai e kishte marrë këtë informacion me shkrim apo nëse e kishte lexuar atë dhe nëse po, pse nuk ka pasur një përgjigje më agresive nga ana e tij.

Më vonë zoti O’Brien u tha gazetarëve se tashmë Presidenti Trump është informuar lidhur me raportet mbi pagesat e bëra nga Rusia.

“Presidenti është informuar plotësisht”, tha zoti O’Brien jashtë Shtëpisë së Bardhë. “Ne nuk futemi tek informacionet e shkruara të klasifikuara”, shtoi ai .

Të martën demokratët i bënë thirrje presidentit Trump që të konsiderojë mundësinë për vendosjen e sanksioneve të reja ekonomike ndaj Rusisë nëse informacionet do të verifikohen. Zoti Trump është përpjekur t’i devijojë kritikat duke thënë se informacionet e zbulimit nuk ishin përfundimtare për t’u sjellë në vëmendjen e tij si dhe duke e quajtur artikullin e publikuar në shtyp si “lajm të rremë”.”

“Nuk u informova asnjëherë sepse çdo informacion që kishin nuk ngrihej në atë nivel”, shkruante ai në Twitter të mërkurën.

Ligjvënësit demokratë kanë kërkuar informacion më të thellë mbi çështjen. Zoti O’Brien tha se grupi i të tetëve, ku përfshihen ligjvënës në funksione drejtuese dhe anëtarë të komisionit të zbulimit, do të informohen nga zyrtarë të zbulimit, ndoshta të mërkurën.

Ligjvënësit kërkojnë përgjigje pasi Shtëpia e Bardhë tha se presidenti nuk ishte në dijeni të këtyre informatave të zbulimit, pasi nuk ishin verifikuar. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Katherine Gypson raporton mbi jehonën që ka bërë kjo temë në Kongres:

Lexo edhe :   Indiferentizmi i gjermanëve për vendimin e Trump-it
Lexo edhe :   Trump: Jam personi i fundit që Rusia dëshiron ta shohë në Zyrën Ovale

Trupat amerikane në Afganistan janë shënjestruar nga Rusia – ky raportim i New York Times ka shkaktuar reagim të fortë në të dyja forcat politike në Kongres. Janë ngritur pyetje: a janë verifikuar këto informata? A e ka parë presidenti këtë informacion?

“Presidenti nuk është informuar asnjëherë për këtë. Këto informata të zbulimit nuk ishin verifikuar dhe agjencitë e zbulimit nuk kishin dalë me të njëjtin përfundim,” tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë.

Disa republikanë në Senat, të cilët u informuan mbi këtë temë të martën, vunë në pikëpyetje saktësinë e artikullit të gazetës.

“Provat që kam parë dhë dëgjuar nuk mbështesin ato që u publikuan nga New York Times. Kjo më shqetëson,” thotë senatorja republikane Joni Ernst.

Por ka njoftime se Presidenti Trump është informuar këtë vit për këto informata të agjencive të zbulimit. Demokratët që ndoqën seancën informuese të martën, thanë se janë të shqetësuar:

“Asgjë nga ato që dëgjova në seancë nuk më bën të mendoj se kemi të bëjmë me sajesa. Mund të gjykohet në mënyra të ndryshme se sa të besueshme janë informatat, por nuk janë sajesa,” thotë ligjvënësi Steny Hoyer.

Marrëdhëniet e Presidentit Trump me homologun rus Vladimir Putin kanë qenë shqetësim madhor për demokratët, të cilët këmbëngulin se nuk ka mundësi që presidenti nuk është informuar për një kërcënim kaq serioz për sigurinë.

“Nuk mbahet presidenti i painformuar për të dhëna që i duhen për të mbrojtur trupat amerikane, thjesht pasi nuk është krejt e verifikuar. Nëse do të bësh një telefonatë me Presidentin Putin, patjetër, më parë duhet të kesh qenë informuar për këtë temë,” thotë ligjvënësi demokrat Adam Schiff.

Rusia ka hedhur poshtë njoftimet për pagesa për atentate. Republikanët shprehen se komplote të tilla të thurura nga Rusia nuk janë të paimagjinueshme, megjithëse ende nuk ka verifikim të plotë për këtë informacion:

“A do të habitesha nëse Rusia vërtetë e ka bërë diçka të tillë? Aspak. Ata përpiqen të na krijojnë probleme kudo. Në veçanti duan të na dëbojnë nga Siria dhe Afganistani,” thotë Senatori republikan Mitch McConnell.

Shtëpia e Bardhë thotë se artikulli i New York Times kërcënon sigurinë kombëtare, por demokratët i kërkojnë presidentit të mbajë përgjegjësi për sigurinë e trupave amerikane.

“Në vend që të merremi me tema se çfarë dihej, kur ia thanë presidentit, duhet të kemi plane. Si do të veprojmë? Duhet t’i kundërpërgjigjemi Putinit,” thotë Senatori demokrat Chuck Schumer.

Udhëheqës të lartë të Kongresit dhe krerë të komisioneve për zbulimin në Senat dhe Dhomën e Përfaqësuesve do të kenë mundësi të ngrenë pyetje gjatë një takimi mbi këtë temë në Shtëpinë e Bardhë./VOA

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Juventusi i Andrea Pirlo-s/ Pritet revolucion, emergjencë në mesfushë

Largimi që le një shije të hidhur nga Champions League, mbyllja e derës për Maurizio Sarri dhe afrimi i një embleme të vërtetë. Shumë ndryshime...

Pandemia në Itali/ Publikohet bilanci i 24 orëve të fundit

Autoritetet shëndetësore në Itali kanë publikuar bilancin e 24 orëve të fundit lidhur me pandeminë. Raportohet se në harkun kohor në fjalë, 2 persona ndërruan...

Si të ulim stresin gjatë pandemisë

Ndërkohë që vazhdon pandemia e COVID-19, izolimi i detyrueshëm, distancimi fizik dhe problemet e tjera janë duke lënë pasojat e tyre tek niveli i...

Rrjeti i njohur social shpreh interes për blerjen e TikTok-ut

Kompania “Twitter Inc” i ka shprehur interesin kompanisë kineze “ByteDance” për të blerë operacionet në SHBA të aplikacionit “TikTok”, bënë të ditur për agjencinë...

Lacio po punon për shqiptarët, Muriqi dhe Kumbulla objektivat kryesorë

Lacio vazhdon të këmbëngulë për futbollistët shqiptarë! Italiania “Gazzetta dello Sport“ i ka kushtuar një artikull të plotë faktit se drejtori sportiv i saj po...