Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Hartohet korniza e bisedimeve për anëtarësim në BE, me Tiranën dhe Shkupin

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Komisioni Evropian, njoftoi të mërkurën se i ka paraqitur Këshillit, projektin e kornizës së bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duke përcaktuar udhëzimet dhe parimet për këto bisedime. Projekti është një përgjigje e kërkesës së vendeve anëtare e bërë në mars të këtij viti, kur Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme mori vendimin për hapjen e bisedimeve me të dy vendet.

Korniza e negociatave përcakton udhëzimet dhe parimet mbi të cilat do të udhëhiqet ky proces. Sipas një deklarate të Komisionit, “korniza ndahet në tri pjesë: parimet që rregullojnë negociatat e anëtarësimit, përmbajtja e tyre dhe procedura që do të ndiqet. Objektivi i negociatave është që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut ta miratojnë në tërësinë e tij legjislacionin e BE-së dhe të sigurojnë zbatimin e plotë dhe futjen në fuqi të tij pas anëtarësimit”.

Shtetet Anëtare, kanë marrë njëkohësisht dhe një përditësim të ecurisë që të dy vendet kanë realizuar nga muaji mars kur u mor dhe vendimi në favor të hapjes së bisedimeve. Pasi t’i kenë miratuar kornizat e negociatave, Presidenca e radhës e Këshillit të Bashkimit Evropian do të paraqesë pozicionin e dakortësuar të BE-së, në konferencën e parë ndërqeveritare me secilin vend, e cila do të shënjojë dhe fillimin zyrtar të negociatave të anëtarësimit. Pikërisht në këtë fazë kornizat e negociatave do të bëhen publike.

Komisioneri evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin Oliver Varhelyi deklaroi se “dita e sotme shënon një tjetër hap të rëndësishëm rrugëtimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian. Duke mbajtur angazhimin tonë, ne përcaktojmë korniza konkrete për zhvillimin e negociatave të anëtarësimit. Propozimet tona bazohen në metodologjinë e rishikuar të zgjerimit që kemi paraqitur në shkurt për ta bërë procesin e anëtarësimit më të besueshëm, me një orientim më të fortë politik, më dinamik dhe të parashikueshëm”, u shpreh komisioneri Varhelyi, duke shtuar se “pres me padurim diskutimet me shtetet anëtare dhe mbajtjen sa më shpejt të konferencave të para ndërqeveritare me dy vendet. E ardhmja e tyre qëndron qartazi në Bashkimin Evropian dhe unë jam i sigurt se ato do të vazhdojnë të zbatojnë reformat në udhën e tyre drejt BE-së, ashtu siç kanë bërë deri më tani”.

Për Shefin e Delegacionit të BE-së në Shqipëri, ambasadorin Luigi Soreca: “tani është thelbësore që qeveria shqiptare dhe institucionet e tjera përkatëse shqiptare të vazhdojnë ta përqendrojnë veprimin e tyre në adresimin e të gjitha kushteve të përcaktuara nga Këshilli marsin e kaluar, me vullnet të fortë politik, me frymë bashkëpunimi dhe në një mënyrë gjithëpërfshirëse dhe të koordinuar”./VOA

Tags: anetaresimbebisedimevehartohetkorniza

TË LIDHURA

Aktualitet

Kryeministri Rama përkujton viktimat e 7 tetorit: Kujtesa të mos i dorëzohet kurrë indiferencës

09:28 | 07/10/2026
Aktualitet

Rama uron Presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula: Mbarësi e sukses në këtë fazë sfiduese

09:08 | 07/10/2026
Aktualitet

Shpërthen bombula e gazit në Roskovec/ Plagoset rëndë 75-vjeçarja,

09:06 | 07/10/2026
Next Post

Sot përballjet e para gjysmëfinale, Kupa e Shqipërisë vlen vetëm 50 milionë lekë

FMN kritikon qeverinë për heqjen e tatim-fitimit dhe amnistinë fiskale

VIDEO/ Rama publikon pamjet e eksodit të shqiptarëve 30 vite më parë







JU REKOMANDOJMË

Kryeministri Rama përkujton viktimat e 7 tetorit: Kujtesa të mos i dorëzohet kurrë indiferencës

09:28 | 07/10/2026

SHBA paralajmërojnë amerikanët për murtajën në Rusi: Largohuni menjëherë!

09:13 | 07/10/2026

Kurti: Urime Justina Shiroka-Pulës do punojmë bashkë për suksesin e ish-krerëve të UÇK-së

09:10 | 07/10/2026

Rama uron Presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula: Mbarësi e sukses në këtë fazë sfiduese

09:08 | 07/10/2026




TË FUNDIT

Bota

Kryebashkiaku francez bëhet “mburojë” për studentët, përballet me policinë,videoja bëhet virale

by mirseda
09:36 | 07/10/2026
0

Një moment i pazakontë është regjistruar gjatë protestave studentore që po zhvillohen në Francë, ku kryebashkiaku i...

Kryeministri Rama përkujton viktimat e 7 tetorit: Kujtesa të mos i dorëzohet kurrë indiferencës

09:28 | 07/10/2026

SHBA paralajmërojnë amerikanët për murtajën në Rusi: Largohuni menjëherë!

09:13 | 07/10/2026

Kurti: Urime Justina Shiroka-Pulës do punojmë bashkë për suksesin e ish-krerëve të UÇK-së

09:10 | 07/10/2026

Rama uron Presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula: Mbarësi e sukses në këtë fazë sfiduese

09:08 | 07/10/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com