E hënë, 24 Janar, 2022
-3.5 C
Tirana

Shqiptarët të abuzuar tashmë edhe mediatikisht

Nga: Mentor Kikia

Kemi dëgjuar për abuzimin seksual.

Kemi dëgjuar për abuzimin fizik.

Padyshim që kemi edhe abuzimin financiar, në rastet kur ata që kanë në dorë para publike, i vjedhin për hesap të vet.

Por së fundmi unë mendoj se kemi edhe një formë abuzimi masiv të shqiptarëve, të të gjitha moshave. Ky është abuzimi mediatik. Çfarë është abuzimi mediatik? Bombardimi që u bëhet njerëzve me të gjitha llojet e lajmeve dhe opinioneve, nga mëngjesi në mëngjes, me të vërteta e të pavërteta, me trillime, akuza, sharje…

Me të vërteta të frikshme që thuhen dhe nuk shkaktojnë asnjë reagim.

Me të pavërteta po kaq të frikshme që thuhen, dhe sërish asnjë reagim.

Me njerëz të paguar që kërkojnë të të bindin se e vërteta dhe e drejta është vetëm ajo që mendojnë ata.

Me skenare dhe trille që trondosin mendërisht të madh e të vogël.

Me njerëz të rrjedhur e pj*rdhur nga shëndeti mendor dhe mosha, që çfarë u prodhon imagjinata e tyre e thonë para kamerave….është një lloj terrorizmi psikologjik që ushtrohet rregullisht.

Ky njeriu në foto, ai që bridhte me “çontën” e zezë nëpër studio e paralajmëronte se kishte aty sekretet e botës, ai që hynte natën në drejtorinë e tatimeve të kontrollonte serverat, mendon se në 8 janar do të vriteshin 4 deputetë të PD, bën edhe një listë madje se kush ishin viktimat e planifikuara. Dhe ky gjen kamera që i drejtohen, ti thotë publikisht këto.

Nëse ky njeri ka informacion se atë ditë kishte një plan për të vrarë Alibeajn, Salianjin, Grida Dumën dhe Gazmend Bardh, duhet të thërritet urgjent në prokurori. Nëse në prokurori nuk e merr njeri seriozisht, si është e mundur që i drejtojnë mikrofonin dhe ai lëshon kësi deklaratash?

Lexo edhe :   Basha: Berisha po vë interesat e tij personale mbi ato të demokratëve!

Një Spartak tjetër, natë e ditë, flet për NATO-n dhe FBI-në që pritet të zbarkojnë nga ajri dhe deti, që të vënë rregull në Shqipëri. Që do të vijnë Rambot dhe do të marrin me helikopter Berishën dhe Metën. Pastaj Rama do të ikë vetë dhe shqiptarët do të shpëtojnë….

Lexo edhe :   Basha: Berisha po vë interesat e tij personale mbi ato të demokratëve!

O Zot, mirë hajdutët, por s’na lënë rehat as budallenjtë…

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Rama: Presidentin e ri do ta zgjedhim ne, do i kthejmë dinjitetin asaj zyre

Kryeministri Rama tha sot në mbledhjen e Grupit Parlamentar, se Partia Socialiste do të nisë punën për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës...

Mbyllja e shkollave për 3 ditë/Aktivistët: Ministrja bën meteorologen

Për tre ditë, shkollat do jenë të mbyllura për shkak të motit të acartë. Lidhur me këtë vendim, aktivistë të Qëndresës Qytetare kanë protestuar...

“E mbyllim në shkurt”/Rama mbledh Grupin Parlamentar të PS, ja çfarë do ndodhë

Në mbledhjen e Grupit Parlamentar, kreu i qeverisë Edi Rama iu është drejtuar socialistëve të angazhohen seriozisht në procesin e këshillimit kombëtar. Ai vuri...

Basha: Berisha po vë interesat e tij personale mbi ato të demokratëve!

Në Shqipëri zgjedhjet e pjesshme, të parakohshme lokale, më 6 mars, për të zëvendësuar kryetarët e gjashtë bashkive, që iu ka mbaruar mandati, priten...

“20 vite korrupsion në krye të FSHF”, Prokuroria nis hetimet për Armand Dukën

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Hetimet kanë nisur, pas referimit të bërë nga Policia...