Zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar, ka dënuar dhunën ndaj selisë së PD-së, teksa nënvizon se nuk mund të jetë mjet për marrjen nën kontroll të një partie politike. Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, e cila do të transmetohet pasditen e sotme, Escobar foli gjithashtu edhe për rolin që do të luajë Uashingtoni në bisedimet Kosovë-Serbi, si edhe për shpresat për integrimin evropian të rajonit.
“Mendoj se është për të ardhur keq që dikush do të përdorë dhunën dhe jo kutinë e votimit, në një përpjekje për të marrë nën kontroll një parti politike.
Ne e dënojmë këtë. Jo gjithkush që pretendon se është anëtar i Partisë Demokratike, është një partner i rëndësishëm i joni tani. Ne do të jemi shumë të angazhuar në proces, jo vetëm në Serbi dhe në Kosovë, por në përgjithësi në rajon dhe jo vetëm për çështjet politike, por edhe për çështjet ekonomike, por në përgjithësi në rajon dhe jo vetëm për çështjet politike, por edhe për çështjet ekonomike”, shprehet Escobar.