Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Shqiptarët i nisin fëmijët vetëm rrugëve të BE-së e Britanisë, 385 minorenë të pashoqëruar në 2019

6 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Shqiptarët i nisin fëmijët vetëm rrugëve të BE-së e Britanisë, 385 minorenë të pashoqëruar në 2019

Prindërit shqiptarë duken aq të dëshpëruar saqë nuk ngurrojnë që të nisin fëmijët e tyre të pashoqëruar rrugëve të Evropës, me shpresën se ata do të sigurojnë dokumentet dhe do të kenë një jetë më të mirë.

Të dhënat e Eurostat bëjnë të ditur se në vitin 2019 u regjistruan 395 minorenë të pashoqëruar midis azilkërkuesve nga Shqipëria, që u regjistruan në Bashkimin Evropian dhe Britaninë e Madhe në vitin 2019.

35 prej tyre ishin femra (rreth 9%)

Gjithsesi, në krahasim me një vit më parë numri i tyre ka rënë me rreth 20%.

Britania e Madhe është vendi që ka pasur numrin më të lartë të kërkesave, me 230 aplikime (15 prej të cilëve vajza), ose gati 60% të totalit. Rruga kryesore që ndiqet për të shkuar në Britani është përmes kamionëve, ku fëmijët mund të jenë të shoqëruar gjatë rrugës, por më pas paraqiten sikur janë vetëm, me synim përfitimin e dokumenteve.

Më pas renditet Gjermania (40 minorenë), Belgjika (25), Suedia (20)- shih grafikun.

Në Evropë (jo BE), kjo tendencë e minorenëve të pashoqëruar, që aplikojnë për azil është kaq e dukshme vetëm nga Shqipëria. Nga shtetet e tjera të rajonit, nga Serbia kishte 20 aplikime, nga Kosova 15 dhe nga Maqedonia 10. Nga Bosnja dhe Mali I Zi nuk kishte aplikime të minorënëve.

Aplikimet në total

Sipas Eurostat, në vitin 2019, 13 800 azilkërkues që aplikuan për mbrojtje ndërkombëtare në 27 Shtetet Anëtare të Bashkimit Evropian (BE) u konsideruan të mitur të pashoqëruar, gati 20% më pak se në 2018 (16 800), duke vazhduar trendin rënës që filloi pas viti i pikut 2015 (92 000).

Në vitin 2019, në nivelin e BE, të miturit e pashoqëruar përbënin 7% të të gjithë aplikantëve për azil të moshës më pak se 18 vjeç.

Shumica e të miturve të pashoqëruar ishin meshkuj (85%). Dy të tretat ishin të moshës 16 deri në 17 vjeç (9 200 persona), ndërsa ata të moshës 14-15 vjeç përbënin 22% (3 100 persona) dhe ata të moshës më pak se 14 vjeç për 11% (1 500 persona).

Dy në tre aplikantë për azil që konsideroheshin të mitur të pashoqëruar në BE në vitin 2019 ishin shtetas të gjashtë vendeve: Afganistan (30%), Siri dhe Pakistan (të dy 10%), si dhe Somali, Guinea ose Irak (5% secila)./Monitor

Tags: anglibeminorenëshqiptare

TË LIDHURA

Akuzohen për korrupsion, SPAK dërgon për gjykim dy inspektorët e ISHTI dhe një administrator biznesi
Politikë

Akuzohen për korrupsion, SPAK dërgon për gjykim dy inspektorët e ISHTI dhe një administrator biznesi

17:09 | 18/11/2025
Moti i keq ‘pushton’ vendin, paralajmërohet përkeqësim në basenin e Drinit”
Aktualitet

Moti i keq ‘pushton’ vendin, paralajmërohet përkeqësim në basenin e Drinit”

16:42 | 18/11/2025
Gruaja e viktimës: Rrëfim për kërcënimet dhe telefonatën e fundit
Aktualitet

Gruaja e viktimës: Rrëfim për kërcënimet dhe telefonatën e fundit

16:22 | 18/11/2025
Next Post
Djali i tij feston ditëlindjen, ja si e uron Meta

Djali i tij feston ditëlindjen, ja si e uron Meta

I riu kapet me 16 mijë euro në Rinas, ja çfarë thotë policia (FOTO)

EMRI/ Aksident në autostradën Lushnje-Fier, ndërron jetë 29-vjeçari

“Shërbimi sekret rus synon ta asgjësojë”, Kryebashkiaku i cili është në rrezik

“Shërbimi sekret rus synon ta asgjësojë”, Kryebashkiaku i cili është në rrezik







JU REKOMANDOJMË

U hodh nga ballkoni në sy të fëmijëve dhe gruas, ndërron jetë 40-vjeçari në Korçë

U hodh nga ballkoni në sy të fëmijëve dhe gruas, ndërron jetë 40-vjeçari në Korçë

09:47 | 17/11/2025
Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025
Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
Kosovë: Përfundon numërimi i votave; Vetëvendosja fiton në Prishtinë, Viti dhe Mitrovicën e Jugut

Kosovë: Përfundon numërimi i votave; Vetëvendosja fiton në Prishtinë, Viti dhe Mitrovicën e Jugut

16:49 | 15/11/2025




TË FUNDIT

Akuzohen për korrupsion, SPAK dërgon për gjykim dy inspektorët e ISHTI dhe një administrator biznesi
Politikë

Akuzohen për korrupsion, SPAK dërgon për gjykim dy inspektorët e ISHTI dhe një administrator biznesi

by mirseda
17:09 | 18/11/2025
0

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për...

Shqipëria në shifra, historinë drejt play-off të Botërorit e bëri mbrojtja

Shqipëria në shifra, historinë drejt play-off të Botërorit e bëri mbrojtja

17:07 | 18/11/2025
Interneti në “paralizë”/ Sistemi mbrojtës Cloudflare goditi “website”-t kryesore, ja çfarë ndodhi

Interneti në “paralizë”/ Sistemi mbrojtës Cloudflare goditi “website”-t kryesore, ja çfarë ndodhi

17:02 | 18/11/2025
Moti i keq ‘pushton’ vendin, paralajmërohet përkeqësim në basenin e Drinit”

Moti i keq ‘pushton’ vendin, paralajmërohet përkeqësim në basenin e Drinit”

16:42 | 18/11/2025
Gruaja e viktimës: Rrëfim për kërcënimet dhe telefonatën e fundit

Gruaja e viktimës: Rrëfim për kërcënimet dhe telefonatën e fundit

16:22 | 18/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com