Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Shqipëria, shanse për të çelur bisedimet e anëtarësimit

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

“European Western Balkans”

Viti që sapo lamë pas, pati shumë pak momente pozitive, sidomos në lidhje me perspektivën e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Megjithë pritshmërinë e madhe, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nuk çelën dot negociatat e pranimit në BE, Bosnja nuk mori statusin e kandidates, dhe Kosova nuk e mori liberalizimin e shumëpritur të vizave.

Komisioni i ri Evropian i drejtuar nga gjermania Ursula Von der Lejen, mori detyrën pas zgjedhjeve të Parlamentit Evropian të majit 2019, kur nuk u materializua frika për triumfin e të djathtës ekstreme. Gjithsesi në vitin 2020, priten disa zhvillime interesante:

Mekanizmat e reja të zgjerimit të BE-së

Franca vuri veton kundër nisjes së bisedimeve të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, me pretendimin se procesi i zgjerimit duhet të reformohet. Dhe Parisi dorëzoi shumë shpejt në Brukel propozimin e saj se si duhet të realizohet kjo.

Pas draftit fillestar, Komisioni Evropian do të paraqesë këtë muaj propozimet e veta mbi këtë çështje. Mbetet ende e paqartë, se si do të reformohet saktësisht procesi i zgjerimit, dhe a vlen ai për vendet që tashmë po negociojnë anëtarësimin, Serbinë dhe Malin e Zi.

Presidenca kroate, dhe Samiti i Zagrebit BE-Ballkani Perëndimor

Kroacia e nisi presidencën e saj të parë të BE më 1 janar, nën moton “Një Evropë e fortë, në një botë sfidash”. Kroacia, fqinjë me tre vende të Ballkanit Perëndimor, është një nga vendet anëtare të BE-së, që preken direkt nga zgjerimi i BE-së në rajon.

Ajo mbështet fort zgjerimin e BE-së në lindje, dhe kryeministri Anrej Plenkoviç, është i interesuar të luajë një rol të rëndësishëm në zhbllokimin e zgjerimit të shkaktuar nga Franca tetorin e vitit të kaluar. Dhe ngjarja me e rëndësishme, do të jetë Samiti i Zagrebit BE-Ballkani Perëndimor, i planifikuar për në maj të këtij viti.

Hapja e negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Pas përgjigjes negative në tetor 2019, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, parashikojnë një vendim ndryshe gjatë gjysmës së parë të vitit 2020. Ndonëse perspektivat mbi hapjen e negociatave me këto vende, varen me shumë gjasa nga mundësia e arritjes së një konsensusi mbi reformën e procesit të zgjerimit, ka mundësi që një skenar i tillë të ndodhë brenda këtij viti, me ose pa ndonjë ndryshim të rëndësishëm.

Maqedonia e Veriut i bashkohet NATO-s

Vendimi për pranimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, u mor në shkurtin e vitit 2019, dhe më pas nisi procesi i ratifikimit të protokollit nga parlamentet kombëtare të shteteve anëtare. Shkupi do të bëhet me siguri në fillim të këtij viti, anëtari i 30-të i Traktatit të Atlantikut të Veriut.

Zgjedhje parlamentare në Serbi, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut

Zgjedhjet në këto 3 vende të Ballkanit Perëndimor, janë shumë të rëndësishme, pasi ato mund të zgjidhin ose thellojnë krizat politike në secilin prej vendeve, ç’ka padyshim ka një ndikim në mbarë rajonin. Gjatë vitit 2019, Serbia pati një krizë të madhe politike, pasi një pjesë e madhe e opozitës e bojkotoi parlamentin. Për këtë arsye, mazhoranca ka thirrur këtë vit zgjedhjet e reja.

Zgjedhjet parlamentare në Malin e Zi, do të zhvillohen në kushtet e një polarizimi politik në rritje, që pas grushtit të dështuar të shtetit në vitin 2016.

Ndërkohë zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut, do të mbahen në prill, pasi Këshilli Evropian refuzoi të çelë negociatat e pranimit në BE. Dështimi i mundshëm për të çelur bisedimet në fillim të këtij viti, mund të çojë në një ndryshim të qeverisë.

Fazë e re në dialogun në Prishtinë-Beograd

Dialogu Beograd-Prishtinë, u ndërpre tërësisht kur Kosova vendosi tarifa 100 për qind për mallrat nga Serbia dhe Bosnja në nëntorin e 2018-ës. Me formimin e qeverisë së re, përfaqësuesi i lartë i BE-së Jozep Borell, do të nxisë vazhdimin e dialogut në vitin 2020. Ndërkohë edhe SHBA-ja, ka caktuar një të dërguar special për këto bisedime.

Presidenca gjermane e BE-së

Në gjysmën e dytë të vitit 2020, Gjermania do të marrë përsipër nga Kroacia presidencën 6-mujore të BE-së. Si ekonomia më e madhe e unionit, ajo është me siguri aktorja më e rëndësishme politike dhe mbase mbështetësja më e rëndësishme e zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor. Ndërsa nuk ka gjasa që ajo të riafirmojë në mënyrë të njëanshme zgjerimin e BE-së. Gjithsesi Berlini ka të ngjarë të përfaqësojë një mundësi të shkëlqyer, për të shtyrë përpara axhendën e zgjerimit të unionit.

TIRANA TODAY

 

Tags: beMaqedonia e veriutshqiperia

TË LIDHURA

Aktualitet

POPULLI VENDOS/ “Rama të japë dorëheqjen?”, protestuesit aprovojnë me kartonë jeshilë

22:53 | 09/06/2026
Aktualitet

Interesi i mediave të huaja për protestën në Shqipëri, flet eksperti i ekonomisë

22:23 | 09/06/2026
Aktualitet

Tubim 4 orë/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Edi Rama dorëhiqu, gënjeshtrave iu erdhi fundi!

22:17 | 09/06/2026
Next Post

Komandanti i Gardës Revolucionare betohet para mijërave iranianëve për hakmarrje

Bënin namin me vjedhjet, policia arreston dy djem palestinezë

Lufta SHBA-Iran nuk është e pashmangshme







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

POPULLI VENDOS/ “Rama të japë dorëheqjen?”, protestuesit aprovojnë me kartonë jeshilë

by mirseda
22:53 | 09/06/2026
0

Vijon qendra e protestuesve para Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Me thirrjen ‘populli vendos!’ dhe thirrjet për dorëheqje...

Interesi i mediave të huaja për protestën në Shqipëri, flet eksperti i ekonomisë

22:23 | 09/06/2026

Tubim 4 orë/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Edi Rama dorëhiqu, gënjeshtrave iu erdhi fundi!

22:17 | 09/06/2026

Tensione në Hormuz,Irani paralajmëron forcat e huaja të largohen pas kërcënimeve të SHBAsë për sulme

21:46 | 09/06/2026

Sheshi ‘vlon’ nga ovacionet: Arresto Belindën, pa dhënë dorëheqje nuk ndalojmë

21:26 | 09/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com