Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Lufta SHBA-Iran nuk është e pashmangshme

6 vjet ago
in Bota, Editorial - Opinione, Kryesore, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant

Nga: Husein Ibish “Bloomberg View”

Tanimë që Shtetet e Bashkuara e kanë eliminuar gjeneralin Qasem Soleimani, figura pa dyshim më e rëndësishme ushtarake në historinë 40-vjeçare të Republikës Islamike, shumëkush po hipotetizon se Teherani, do të kundërpërgjigjet në një mënyrë ekstreme.

Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ali Khamenei, ka premtuar “një hakmarrje të fortë”, ndërsa regjimi i tij po bën publike video ku shfaqen mijëra iranianë, që qajnë gjeneralin e vrarë dhe kërkojnë hakmarrje. Po çfarë nënkupton kjo? Shumë analistë, jo vetëm në Iran apo SHBA, sugjerojnë se një luftë e re në Lindjen e Mesme, është diçka e pashmangshme.

Madje disa e krahasojnë vrasjen e Soleimanit, me vrasjen e Arkidukës së Austrisë Franz Ferdinand, ndërsa hashtagu #ËËIII ka qenë në modë në rrjetet sociale. Kjo është e ekzagjeruar. Irani mund të ketë shumë mundësi për të dëmtuar interesat amerikane dhe të aleatëve në Lindjen e Mesme, dhe ka shumë aleatë përmes të cilëve mund ta bëjë këtë.

Por ekziston ndërkohë edhe një arsye e fortë, për t’u ndaluar dhe reflektuar. Përtej zemërimit që gjallon këto ditë në Teheran, dhe alarmit diku tjetër, fakt është që Irani nuk mundet të përballojë një luftë me një kundërshtar shumë më të fuqishëm se ai.

Çdo lloj hakmarrje që çon në një luftë, do të sillte dëme të mëdha për Republikën Islamike. Edhe nëse ajo shkakton më shumë gjakderdhje dhe dëme materiale për SHBA, sesa e imagjinon presidenti Donald Trump, dëmet ndaj Iranit do të jenë shumë më të mëdha.

Dhe ky është një rezultat, të cilin regjimi në Teheran është përpjekur me vetëdije që ta shmangë. Liderëve të Republikës Islamike, u pëlqen ta mendojnë veten si mendimtarë strategjikë, me një kuptim të mprehtë të kundërshtarëve të tyre, dhe me një aftësi për të parashikuar lëvizjet e tyre të ardhshme. Por ata gabuan qartazi me Donald Trumpin.

Të bindur se presidenti amerikan, do të bënte gjithçka për të shmangur një luftë, ata po e provokonin SHBA-në prej muajsh, me akte gjithnjë e më agresive. Synimi i tyre ka qenë të detyrojnë Amerikën të lehtësojë sanksionet ekonomike që Trump vendosi, pasi u tërhoq nga marrëveshja bërthamore në majin e vitit 2018.

Regjimi i Teheranit vendosi në fillim mos reagonte ndaj sanksioneve, por zbuloi se ato ishin shumë më të dhimbshme nga sa pritej. Ndaj 1 vit më vonë, në majin e vitit 2019, regjimi nisi një fushatë frikësuese, duke sulmuar anijet e transportit tregtar në ujërat ndërkombëtare, duke pasur kujdes që të mos fundoste ndonjë anije apo shkaktonte viktima.

Teherani kishte llogaritur provokimin e një përgjigje të shkurtër jo proporcionale të SHBA-së, në një lloj lufte të shkurtër, por të mjaftueshme për të shkaktuar një krizë. Dhe për pasojë ndërhyrjen e shpejtë diplomatike ndërkombëtare, për t’i ulur të dyja palët në tryezën e bisedimeve.

Në këtë skenar, Irani do të “bindej” të ndalte sulmet e tij, me kushtin që SHBA-ja të lehtësonte sanksionet. Kur raundi i parë i provokimeve nuk shkaktoi asnjë përgjigje. Iranianët qëlluan dhe rrëzuan një dron ushtarak amerikan. Trump anuloi në momentet e fundit një sulm hakmarrës ndaj Iranit. Por ai shpalli një “vijë të kuqe”: vdekja e çdo amerikani si pasojë e sulmeve të Iranit, do të shkaktonte një kundërpërgjigje ushtarake.

Në këto kushte, Irani e “rriti stekën” e lojës, duke nxitur një sulm të madh mbi një rafineri nafte në Arabinë Saudite. SHBA çoi qindra trupa në Arabinë Saudite, por sërish nuk iu përgjigj me ndonjë sulm konkret. Në këtë pikë, milicitë e Iranit në Irak, sidomos “Kata’ib Hezbollah”, nisën të ndërmarrin seri sulmesh me raketa kundër objekteve amerikane në Irak.

Kjo fushatë kulmoi javën e kaluar me një sulm që shkaktoi vdekjen e një kontraktori amerikan, disa policëve dhe ushtarëve irakenë, dhe që plagosi 4 trupa amerikane. Gjatë gjithë sulmit të kalibruar, që synoi të testojë kufirin e durimit të SHBA-së, regjimi në Teheran ishte i sigurt se Trump nuk dëshironte një luftë.

Megjithatë kur u kalua “vija e tij e kuqe”, ata zbuluan se ai nuk ishte dhe aq kundër të një konflikti, sikurse mendonin më herët. Në fillim, sulmet amerikane mbi bazat e “Kata’ib Hezbollah”, vranë të paktën 24 militantë.

Pastaj, pasi anëtarët e grupit militant rrethuan dhe e dëmtuan kompleksin e Ambasadës Amerikane në Bagdad, administrata Trump pretendon se mori informacione të besueshme, se Qasem Soleimani ishte duke komplotuar sulme të mëtejshme ndaj interesave dhe personelit amerikan në Irak.

Provat për këtë pretendim nuk janë bërë publike, por një sjellje e tillë, është në përputhje me provokimet e stilit përshkallëzues që përdor Irani. Prania e Soleimani në Irak, ku ai ishte bashkë me kreun e “Kata’ib Hezbollah” Abu Mahdi Al-Muhandis në momentin e vrasjes, do të ketë forcuar dyshimet.

Që të dy ata u vranë në sulmin me dron. Dhe disa udhëheqës të tjerë të milicisë pro-iraniane në Irak, mund të jenë vrarë në një sulm tjetër një ditë më pas. Po tani? Iranianët nuk kanë më asnjë iluzion në lidhje me “oreksin” e Trumpit, për t’iu përgjigjur provokimeve me një forcë disproporcionale.

Vrasja e Qasem Soleimanit ishte sulmi më i rëndë ndaj aparatit politik iranian, që SHBA-ja mund të ndërmerrte jashtë Iranit. Khamenei duhet ta dijë tashmë se “hakmarrja e fortë” nga Irani, mund të përballet me një përgjigje edhe më shkatërruese amerikane.

Ai mund të mendoje ende që Trumpi nuk dëshiron luftë gjithëpërfshirëse, por ky bast është shumë më i rrezikshëm sot, sesa deri javën e kaluar, muajin e kaluar apo edhe vitin e kaluar. Mundësia më e zgjuar për Iranin, do të ishte marrë seriozisht nga Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, kur ai thotë se SHBA synon tani shtensionimin e situatës, dhe kufizimin e hakmarrjes amerikane vetëm ndaj kërcënimeve burracake të regjimit iranian.

Regjimi islamik, mund të fitojë një lloj simpatie ndërkombëtare për vrasjen e Qasem Soleimanit. Dhe pikëllimi kombëtar për gjeneralin, nuk mund t’i bëjë iranianët të harrojnë masakrat e fundit të qindra bashkatdhetarëve të tyre, të urdhëruara nga Khamenei dhe të ekzekutuar nga Soleimani dhe komandantët e tjerë.

Nëse regjimi udhëhiqet nga ideologjia dhe emocionet, ai do të varet nga fjala e Khameneit, dhe do të hakmerret ashpër, me një kosto të lartë për Iranin dhe gjithë rajonin. Por nëse ai është racional, pasi ka prirjen të jetë i tillë në një periudhë krize, do të shfrytëzojë mundësinë për të pasur një pauzë të gjatë në modelin e raporteve përshkallëzuese me SHBA-së, duke hartuar një strategji të re, që nuk i tërheq të gjithë drejt një konflikti shkatërrues.

TIRANA TODAY

 

 

Tags: Donald TrumpiranQasem SoleimaniSHBA

TË LIDHURA

Aktualitet

Turizmi në rënie/ Pasiguria tremb të huajt, operatorët: Ka anulime rezervimesh

20:49 | 08/06/2026
Aktualitet

“Shqipëri e Re”/ Protestuesit marshojnë në Tiranë, thirrje: Rama dorëhiqu!

20:38 | 08/06/2026
Aktualitet

Qytetarët Ramës: Mos e ço vendin në konflikt civil!

20:14 | 08/06/2026
Next Post

“Zogu i Tiranës” i gjeti dy klientë, punonjësja e policisë: Jam e sëmurë

SHBA-ja dërgon "gjigantët" B-52 afër Iranit, gati për bombardimin e Teheranit

Acar e ngrica në të gjithë vendin, nesër temperatura shkon në -7 ºC







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Turizmi në rënie/ Pasiguria tremb të huajt, operatorët: Ka anulime rezervimesh

by mirseda
20:49 | 08/06/2026
0

Protestat që zhvillohen prej më shumë se një jave në Shqipëri duket se kanë sjellë shqetësime në...

“Shqipëri e Re”/ Protestuesit marshojnë në Tiranë, thirrje: Rama dorëhiqu!

20:38 | 08/06/2026

Qytetarët Ramës: Mos e ço vendin në konflikt civil!

20:14 | 08/06/2026

Sofia Moreira de Sousa propozohet si ambasadorja e re e BE-së në Shqipëri

19:54 | 08/06/2026

Rama: Po sikur Italia e Greqia të na thoshin “ikni nga keni ardhur”?

19:51 | 08/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com