Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Shqipëria, nga “shprehja gjeografike” e Bismarkut, te ‘JO’-ja e Macron

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Shqipëria, nga “shprehja gjeografike” e Bismarkut, te ‘JO’-ja e Macron

Nga koha kur Kancelari i parë i Perandorisë Gjermane, Otto von Bismarck që citohet gjerësisht të ketë thënë se “Shqipëria është thjesht një shprehje gjeografike” dhe se “i gjithë Ballkani nuk vlen as sa eshtrat e një ushtari të vetëm pomeranian (rajon në verilindje të Gjermanisë)”, kanë kaluar më shumë se 130 vjet. Kanë rrjedhur aq shumë ujëra mbi këtë truall e në rajonin tonë, aq sa raportet gjeopolitike kanë ndryshuar katërçipërisht në Europë e në gjithë botën.

Shqiptarët nuk ia kanë falur kurrë dhe e kanë urryer Bismarkun përgjatë historisë. Por po të ishte gjallë sot “Duka” sqimatar dhe arrogant “i Lauenburgut”, ndoshta do të ishte përkrah Shqipërisë dhe procesit të zgjerimit të BE-së drejt Ballkanit Perëndimor, po aq fort sa edhe pasardhësja e tij aktuale, Angela Merkel. Jo vetëm për shkak se të dy janë etiketuar si “Kancelari/ja e hekurt”. Mbi të gjitha, sepse ai konsiderohet si i pari politikan i rëndësishëm i epokës së vet, që ushtroi “Realpolitikën”

Nuk do ta dimë dot kurrë nëse ai do ta detyronte apo bindte Presidentin francez Macron, që të mos e bllokonte procesin e çeljes së negociatave për anëtarësimin në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Por ajo që dimë me siguri të gjithë sot, është fakti se Shqipëria e këtij fillimi të shek. XXI është kryekëput një realitet krejt tjetër, nga perceptimi i krijuar në kancelaritë e fuqive të mëdha europiane, në fundin e shek. XIX.

Mjafton që për këtë, të sjellim këtu disa deklarata të bëra vetëm brenda 24 orëve të fundit:

“Shqipëria luan një rol të rëndësishëm në NATO dhe kjo është e rëndësishme. Ne kemi një program ku (po) investojmë në një bazë ajrore në Shqipëri (Kuçovë). Deri tani, asnjë vendim nuk është marrë në investime për bazën detare (Pashalimani), por është diçka që mund të vlerësohet nga ekspertët tanë dhe do të merret një vendim”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, gjatë një konference shtypi me Presidentin e Shqipërisë.

“Kina ka vënë në zbatim diplomacinë shtrënguese të debitorit për blerë një ndikim, që i pret fuqitë forcës ekonomike dhe dëmton autonominë politike të ashtuquajturve partnerë të saj. Kremlini këmbëngul që të mos eksportojë asgjë tjetër përveç kaosit, ndërsa kërkon të rikuperojë humbjet nga Lufta e Ftohtë. Irani ka shfrytëzuar praninë e tij diplomatike në Tiranë për të planifikuar shkatërrimin e kundërshtarëve të tij politikë, duke kërkuar t’u përgjigjet argumenteve të arsyes me burracakërinë e donatorëve të fshehur. Shqipëria ia ka bërë të qartë Kinës se disa gjëra thjesht nuk janë për shitje. Shqipëria ka refuzuar makinacionet ruse dhe Shqipëria ka treguar se nuk do të tolerojë terroristë iranianë në tokën e saj. Shqipëria ka zgjedhur sërish dhe përsëri të mbajë qëndrime”, deklaroi e ngarkuara me punë e SHBA-ve në Tiranë, Leyla Moses-Ones.

Kryeministri Edi Rama, pak ditë më parë deklaroi se e kishte telefonuar Kancelarja gjermane Merkel, në një bisedë 45- minutëshe, ku kishin qartësuar së bashku rrugën europiane të Shqipërisë. Shefi i qeverisë shqiptare takohet në Athinë me Kryeministrin e Greqisë, Kiriakos Mitsotakis, pak ditë pasi u kthye nga takimet e nivelit më të lartë në New York gjatë sesionit vjetor të OKB-së. Nga Parisi, ku mori pjesë në ceremoninë e varrimit të ish-Presidentit francez, Jacques Chirac, e më pas në Bruksel përpara vendimit të Këshillit Europian për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me BE-në.

Ishin orët kur në Tiranë shumë personalitete nga e gjithë bota diskutuan në konferencën “Politika Amerikane në Ballkanin Perëndimor”. Aty, më mirë se kudo tjetër, mund të kuptoje se si ka ndryshuar jo vetëm Shqipëria e kohës së Bismarkut, por edhe Shqipëria e pak viteve më parë, në raport me Shqipërinë e sotme.

Eksperti i njohur amerikan për Ballkanin, Danile Server, tha se Francës dhe Holandës duhet t’i vijë turp për mënyrën se si vepruan me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për çeljen e negociatave. “Kur erdha këtu 22 vite më parë (1997), vendi ishte në një kaos total. Tani Shqipëria ka lulëzuar dhe tani ju i keni përmbushur kriteret për të futur në Bashkimin Europian. Francës dhe BE-së t’u vijë turp (për mënyrën) se si vepruan me ju!”

Eh, si kanë ndryshuar kohët për shqiptarët e sotëm, me dy shtete në Ballkan. Dikur na vinte jo vetëm turp kur na quanin thjesht “një shprehje gjeografike”. Ndërsa tani, e gjithë bota po i thotë Francës që t’i vijë turp për gabimin historik që bëri ndaj nesh.

Jo keq për vetëm 130 vjet, ëëë…

Tags: Alfred PezakomentMacronnegociatatRefuzimi

TË LIDHURA

‘Salianji është viktimë e Berishës’, Meçe zbulon prapaskenat në PD: Kur hyri në seli…
Aktualitet

‘Salianji është viktimë e Berishës’, Meçe zbulon prapaskenat në PD: Kur hyri në seli…

21:20 | 09/07/2025
Verë me rrezik, rritet numri i pickimeve nga gjarpërinjtë
Aktualitet

Verë me rrezik, rritet numri i pickimeve nga gjarpërinjtë

21:18 | 09/07/2025
Ulëz/ Vrasja e 23-vjeçarit, priten shoqërime. Të enjten nxirret makina nga liqeni
Aktualitet

Ulëz/ Vrasja e 23-vjeçarit, priten shoqërime. Të enjten nxirret makina nga liqeni

20:02 | 09/07/2025
Next Post
Theu masën e sigurisë, kapet në Lushnje “kumbari” i Shkodrës

Theu masën e sigurisë, kapet në Lushnje "kumbari" i Shkodrës

Panë ‘El Classico’-n me paratë e biznesmenit, jepet dënimi për 3 gjyqtarët

Panë ‘El Classico’-n me paratë e biznesmenit, jepet dënimi për 3 gjyqtarët

Shtohen masat ndëshkuese për falsifikimin e parave

Shtohen masat ndëshkuese për falsifikimin e parave

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Horoskopi 19 Mars 2024

Priten përplasje, surpriza dhe ngjitje të papritura!/ Çfarë thonë yjet për ty sot?

08:05 | 02/07/2025
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Ja se si të shpëtoni nga dhjami në mëlçi
Kuriozitete

Ja se si të shpëtoni nga dhjami në mëlçi

by mirseda
22:44 | 09/07/2025
0

Shumica prej nesh shqetësohemi për grumbullimin e dhjamit në trupin tonë, qoftë për arsye estetike, por edhe...

Trump: Mundësi reale për armëpushim në Gaza këtë ose javën tjetër

Trump: Mundësi reale për armëpushim në Gaza këtë ose javën tjetër

22:13 | 09/07/2025
Dilema e vetme e Vllaznisë/ Gurishta si qendërmbrojtës

Dilema e vetme e Vllaznisë/ Gurishta si qendërmbrojtës

21:53 | 09/07/2025
‘Salianji është viktimë e Berishës’, Meçe zbulon prapaskenat në PD: Kur hyri në seli…

‘Salianji është viktimë e Berishës’, Meçe zbulon prapaskenat në PD: Kur hyri në seli…

21:20 | 09/07/2025
Verë me rrezik, rritet numri i pickimeve nga gjarpërinjtë

Verë me rrezik, rritet numri i pickimeve nga gjarpërinjtë

21:18 | 09/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com