Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Shqipëria dhe Holanda me propozim të përbashkët, çfarë pritet të ndodhë tetorin e ardhshëm (VIDEO)

4 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, Video Galeri, W-Instant
Shqipëria dhe Holanda me propozim të përbashkët, çfarë pritet të ndodhë tetorin e ardhshëm (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjetin e tij social Facebook, pamjet e takimit jashtë kamerave me homologun e tij holandez Mark Rutte, gjatë vizitës që zhvilloi në Holandë. Gjatë takimit është diskutuar mes palëve për idenë e Presidentit të Francës, Macron, për një komunitet të ri evropian. Rama thotë se Rutte i kërkoi që Shqipëria dhe Holanda të punojnë bashkarisht, se si duhet të jetësohet ideja e komunitetit të ri evropian. Kryeministri bëri me dije se Shqipëria bashkë me Holandën po përgatisin një propozim, se si duhet të artikulohet në terrenin e jetës reale evropiane ideja e Macron, për komunitetin e ri politik evropian. Rama theksoi se do të vijojë bashkëpunimin me kryeministrin Rutte, për të nxitur një debat konstruktiv dhe produktiv për Evropën.

“Shqipëria bashkë me Holandën do të përgatisin një propozim të tyren, për se si duhet të artikulohet në terrenin e jetës reale europiane, ideja e Presidentit të Francës për komunitetin e ri politik europian. Kjo është një ide e re për të gjeneruar një energji dhe fuqi të re europiane, pa e zëvendësuar dhe as anashkaluar procesin e zgjerimit të Bashkimit Europian.

Ndërsa ideja e propozimit shqiptaro-holandez mori jetë pikërisht gjatë vizitës në Hagë, ku duke vlerësuar lart punën dhe arritjet e Shqipërisë, po edhe duke çmuar kontributin tonë kritik në tryezën e Këshillit Europian, kryeministri Mark Rutte më kërkoi të hidhnim në letër, bashkarisht, si dy vende mike, njëri në rrënjët e BE-së, tjetri ende jo në BE, një këndvështrim të përbashkët për sesi duhet të jetësohet ideja e komunitetit të ri politik europian.

Ky është një moment i paimagjinueshëm deri pak vite më parë i Shqipërisë në arenën politike europiane, dhe më gjerë si edhe një shprehje prekëse për Shqipërinë e për shqiptarët.

Do të punojmë me kryeministrin Rutte dhe me skuadrat tona, për të nxitur një debat konstruktiv e produktiv për Europën e të gjithë europianëve, në Samitin e Madh për këtë temë, në Pragë tetorin e ardhshëm, ku do të paraqesim edhe propozimin tonë”, thotë kryeministri Rama.

Tags: beMacronMark Rutterama

TË LIDHURA

E rëndë në Maliq/ E moshuara gjendet e pajetë në banesë
Aktualitet

E rëndë në Maliq/ E moshuara gjendet e pajetë në banesë

14:05 | 14/03/2026
Kundër resortit! S’ka festë për ta, banorët e Rrjollit sërish në protestë
Aktualitet

Kundër resortit! S’ka festë për ta, banorët e Rrjollit sërish në protestë

12:52 | 14/03/2026
Bulqizë/ 35-vjeçari dhunon babain dhe vëllain, policia e vendos në pranga
Aktualitet

Bulqizë/ 35-vjeçari dhunon babain dhe vëllain, policia e vendos në pranga

11:21 | 14/03/2026
Next Post
Kitaristi legjendar Carlos Santana rrëzohet në skenë

Kitaristi legjendar Carlos Santana rrëzohet në skenë

Aeroplani shmang balonën në ajër, pasagjerët në panik

Aeroplani shmang balonën në ajër, pasagjerët në panik

Ministrja e Bujqësisë në CIHEAM Bari/Krifca: 3.2 milionë euro për zhvillimin e mëtejshëm

Ministrja e Bujqësisë në CIHEAM Bari/Krifca: 3.2 milionë euro për zhvillimin e mëtejshëm







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026




TË FUNDIT

Trump largon Richard Grenell nga drejtimi i Qendrës ”Kennedy”
Bota

Trump largon Richard Grenell nga drejtimi i Qendrës ”Kennedy”

by mirseda
14:31 | 14/03/2026
0

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka vendosur që të largojë Richard Grenell nga drejtimi i Qendrës Kennedy...

“Është thuajse i mposhtur”/ Trump: Irani kërkon një marrëveshje, por unë nuk e dua!

“Është thuajse i mposhtur”/ Trump: Irani kërkon një marrëveshje, por unë nuk e dua!

14:06 | 14/03/2026
E rëndë në Maliq/ E moshuara gjendet e pajetë në banesë

E rëndë në Maliq/ E moshuara gjendet e pajetë në banesë

14:05 | 14/03/2026
Anija greke goditet me raketë në Detin e Zi, në bord ndodheshin 24 persona

Anija greke goditet me raketë në Detin e Zi, në bord ndodheshin 24 persona

14:01 | 14/03/2026
Pas sulmeve amerikane, Irani paralajmëron Emiratet e Bashkuara Arabe: Do të godasim portet

Pas sulmeve amerikane, Irani paralajmëron Emiratet e Bashkuara Arabe: Do të godasim portet

13:32 | 14/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com