”Shqipëria buzëqesh”/ Manastriliu: Sot janë kryer mbi 19 mijë vaksinime

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka publikuar shifrat ditore të të vaksinuarve kundër koronavirusit në vend.

Me anë të një postimi në rrjetin social Twitter, ajo shkruan se sot janë kryer 19,886 vaksinime.

Ndërkohë, nga fillimi i fushatës “Shqipëria buzëqesh” janë vaksinuar në total 537,837 qytetarë. Sipas ministres, fushata e vaksinimit po ecën me hapa të shpejta dhe të sigurta.

Deri më tani në vendin tonë janë vaksinuar mbi 500 mijë qytetarë, teksa aktualisht janë duke u përdorur vaksina Pfizer, AstraZenca, vaksina ruse Sputnik V dhe ajo kineze Sinovac.

Kurba e koronavirusit në vend mbetet shumë e ulët pasi 24 orët e fundit janë regjistruar 51 raste të reja, nga 1.762 testime të kryera.