Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Shqipëri, debati për tenderat në kohë pandemie dhe udhëzimet e GRECO-s

5 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Shqipëri, debati për tenderat në kohë pandemie dhe udhëzimet e GRECO-s

Grupi i Shteteve të Këshillit të Evropës kundër Korrupsionit, i njohur ndryshe si GRECO ka publikuar një sërë udhëzimesh për vendet anëtare që synojnë parandalimin e korrupsionit në kontekstin e urgjencës shëndetësore të shkaktuar nga pandemia Covid-19. Në një bisedë më Zërin e Amerikës sekretari ekzekutiv i GRECO-s, Gianluca Esposito thotë se ndërsa emergjenca kërkon ndërhyrje të shpejta, është e rëndësishme t’i kushtohet vëmendje fushave ku rreziku i korrupsionit është i lartë, si prokurimet publike apo konflikti i interesit. Tenderat për blerjen e materialeve shëndetësore kanë qenë temë e një debati të nxehtë dhe në Shqipëri, veçanërisht për shkak të faktit se ato u realizuan përmes një procedure të re, që shmang publikimin e të dhënave.

Organi antikorrupsion i Këshillit të Evropës, GRECO, vlerëson se “rreziqet e korrupsionit nuk duhen nënvlerësuar ndërkohë që vendet përballen me emergjenca të pamohueshme, dhe pushteti përqendrohet, liritë e të drejtat shmangen e sasi të mëdha parash futen në ekonomi për të lehtësuar krizën”. Pikërisht për këtë arsye, GRECO ka lëshuar një udhëzues për vendet anëtare, mes të cilave është dhe Shqipëria

“Për ne mesazhi më i rëndësishëm ishte ngritja e një lloj flamuri portokalli, jo një flamur i kuq, jo një flamur i bardhë, por një flamur portokalli për të tërhequr vëmendjen ndaj zonave të rrezikut që krijohen nga situata e pandemisë, për parandalimin e korrupsionit”, tha për Zërin e Amerikës në një komunikim përmes Skype-t Gianluca Esposito, Sekretar ekzekutiv i GRECO-s.

Ai shpjegon se në situata emergjence “ndërhyrjet urgjente janë të rëndësishme dhe të justifikuara. Sidoqoftë, gjatë kryerjes së këtyre veprimeve një vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet fushave ku rreziku i korrupsionit është më i lartë, kjo përfshin për shembull prokurimin publik, rreziqet e lobimit në kontekstin e aktiviteteve kërkimore dhe zhvillimore, rreziqet e konfliktit të interesave sidomos brenda pushtetit ekzekutiv, apo si të trajtohet korrupsioni në sektorin privat sepse sigurisht që kompanitë private luajnë një rol të rëndësishëm këtu, si në sigurimin e materialeve për mbrojtje publike, edhe për mbrojtjen personale. Pra, ajo që ne po përpiqemi të themi është ju lutemi, bëni kujdes”, theksoi zoti Esposito.

Sipas GRECO-s, sektori i shëndetësisë është ai që ekspozohet në mënyrë të veçantë, për shkak të rritjes së menjëhershme të nevojës për furnizime mjekësore dhe thjeshtimit të rregullave të prokurimit.

Në fakt dhe në Shqipëri, është ky sektor i cili është vënë më së shumti në qendër të akuzave për një numër tenderash për blerje të pajisjeve mjekësorë, veshjeve mbrojtëse për personelin apo dhe furnizimin me ilaçe.

Opozita në disa dalje publike radhazi ngriti akuza për abuzime me çmimet, duke pretenduar se në mjaft raste mallrat janë blerë me një vlerë më të lartë se e tregut. Po ashtu sipas tyre këta tendera janë organizuar sipas një procedure të fshehtë.

Ministria e Shëndetësisë foli për “shpifjen e radhës” duke deklaruar se “procedurat për blerjen e materialeve të mbrojtjes personale për mjekët dhe infermierët gjatë kësaj epidemie, janë zhvilluar duke zbatuar legjislacionin në fuqi”.

Kontrolli i Lartë i Shtetit bëri të ditur, pas një kërkese po nga ana e opozitës se që në fund të muajit mars ka ngritur “grupin e punës për regjistrimin e rasteve të denoncuara në media mbi abuzimet me fondet dhe pronën publike, të cilat janë dhe do të jenë objekte auditimi në vijim, të shqetësuar se situata të tilla mbartin rreziqe të konsiderueshme për deformim të procedurave dhe keqpërdorim të fondeve publike”, dhe se për këto raste do të ketë një raportim të veçantë.

Në lojë ka hyrë dhe Prokuroria e posaçme, SPAK, e cila ka nisur hetimet për një tjetër tender, atë të ministrisë së Mbrojtjes, për blerjen e pakove ushqimore për Rezervat e shtetit, i fituar nga një kompani maqedonase e cila rezulton të ketë shtuar në aktivitetin e saj tregtimin e produkteve ushqimore, vetëm pak ditë para zhvillimit të garës.

Edhe ministria e Mbrojtjes i hodhi poshtë akuzat. Të njëjtën gjë bëri dhe kryeministri Edi Rama, duke ironizuar madje pretendimet e opozitës e duke pohuar se nuk bëhej fjalë për tendera sekret, pasi sipas tij ato janë publik

Por në shkurt të këtij viti, qeveria miratoi një vendim për “lidhjen e kontratave që diktohen nga interesa thelbësorë të shtetit”. Ndërsa në 22 mars me një tjetër vendim, parashikoi dispozita kalimtare për të përfshirë në këtë kategori dhe kontratat që do të lidheshin në situatën e pandemisë

“Në fakt de jure janë kontrata sekrete sepse ky rregullim ligjor me dy vendime qeverie i çon te neni 6 që është neni për kontrata e klasifikuara. Ndërkohë dhe de facto, janë të tilla sepse për këto kontrata nuk kemi asnjë informacion për mënyrën se si është proceduar, se çfarë malli është prokuruar, cilat janë karakteristikat dhe sasia e tij, afatet për dorëzim apo elementë që kanë të bëjnë me situacionet e pranimit dhe pagesës së vlerës së këtij malli”, i tha Zërit të Amerikës përmes Skype-t, Aranita Brahaj, drejtoreshë ekzekutive e Institutit shqiptar të Shkencave.

Ky institut ka një program të posaçëm mbi transparencën në prokurorime. Zonja Brahaj shpjegon se në rastin e tenderave të organizuar gjatë kësaj periudhe problem nuk është vetëm transparenca mbi fondet por dhe pjesëmarrja e kompanive në to: “Nuk është vetëm deficenca buxhetore, ose e thënë me fjalë të thjeshta oferta ose çmimi më i leverdishëm që duhet të zgjedhë operatori kontraktor, por dhe dinamika se si qeveria ka zgjedhur të bëjë blerje. Nuk kemi të publikuar asnjë detaj të këtyre kontratave. Ka vetëm vendime të Këshillit të Ministrave në të cilin miratohet kontrata me një titull të caktuar dhe një kontraktor të caktuar, pa dhënë asnjë detaj të furnizimit të mallit apo të procedurës për përzgjedhjen e operatorit që do të garantonte furnizimin”

Shqipëria është aktualisht në raundin e 5-të të vlerësimit të GRECO-s i cili ka në fokus parandalimin e korrupsionit dhe promovimin e integritetit në institucionet e ekzekutivit dhe agjencitë ligjzbatuese. Ky raund vlerësimi do të marrë në konsideratë një seri tematikash që nga parimet e kodet e etikës, te konflikti i interesit e zbatimi i rregullave në lidhje me të, deri te parandalimi apo kufizimi i aktiviteteve të caktuara./VOA

Tags: GRECOkoronavirusshqiperitenderat

TË LIDHURA

Hoxha zbërthen mesazhet që Veliaj po nxjerr në tik tok, ja kujt i drejtohet
Aktualitet

Hoxha zbërthen mesazhet që Veliaj po nxjerr në tik tok, ja kujt i drejtohet

23:08 | 18/06/2025
Aksident në autostradën Kavajë-Durrës, furgoni përplaset me një C-Class
Aktualitet

Aksident në autostradën Kavajë-Durrës, furgoni përplaset me një C-Class

22:32 | 18/06/2025
Hasmëria e vjetër apo konflikti me grupin e Vis Martinaj? Pse u eliminua ‘Sidi’ dhe i ati
Aktualitet

Hasmëria e vjetër apo konflikti me grupin e Vis Martinaj? Pse u eliminua ‘Sidi’ dhe i ati

22:12 | 18/06/2025
Next Post
Kitaristi i “Queen”, Brian May përfundon në spital

Kitaristi i "Queen", Brian May përfundon në spital

20.5 milionë amerikanë humbën vendin e punës, Trump bën premtimin e madh

20.5 milionë amerikanë humbën vendin e punës, Trump bën premtimin e madh

Greqi/ Shkon në 150 numri i viktimave nga koronavirusi

Greqi/ Shkon në 150 numri i viktimave nga koronavirusi

JU REKOMANDOJMË

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

13:54 | 12/06/2025
Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

21:28 | 12/06/2025
FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

18:31 | 12/06/2025
Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

19:02 | 17/06/2025




TË FUNDIT

Rikuperim i ngadaltë, mbrojtësi i Realit mungon deri në tetor
Sport

Rikuperim i ngadaltë, mbrojtësi i Realit mungon deri në tetor

by mirseda
23:12 | 18/06/2025
0

Trajneri i Real Madrid, Xabi Alonso nuk do të ketë të disponueshëm mbrojtësin Ferland Mendy deri në...

Hoxha zbërthen mesazhet që Veliaj po nxjerr në tik tok, ja kujt i drejtohet

Hoxha zbërthen mesazhet që Veliaj po nxjerr në tik tok, ja kujt i drejtohet

23:08 | 18/06/2025
Aksident në autostradën Kavajë-Durrës, furgoni përplaset me një C-Class

Aksident në autostradën Kavajë-Durrës, furgoni përplaset me një C-Class

22:32 | 18/06/2025
Tirana ndan rrugët me trajnerin, Shkëmbi ikën nga bardheblutë

Tirana ndan rrugët me trajnerin, Shkëmbi ikën nga bardheblutë

22:29 | 18/06/2025
Hasmëria e vjetër apo konflikti me grupin e Vis Martinaj? Pse u eliminua ‘Sidi’ dhe i ati

Hasmëria e vjetër apo konflikti me grupin e Vis Martinaj? Pse u eliminua ‘Sidi’ dhe i ati

22:12 | 18/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com