Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Shp*rthim në hotelin e drejtorit të FSDKSH-së në Sarandë, ja çfarë njofton policia

4 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Mbrëmjen e së mërkurës, një sasi lëndë plasëse ka shpërthyer në Sarandë në lagjen nr. 4. Lënda plasëse është vendosur në garazhin e hotelit ‘Yacht Premium Hotel’, i cili është në pronësi të Mariel Muratit, ish-Drejtor i ALUIZNI-t Sarandë dhe aktualisht Drejtor i FSDKSH (Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor) në Sarandë. Sipas policisë, sasia e lëndës plasëse ka qenë e vogël dhe nuk ka dëme të shumta materiale. Hoteli ndodhet në linjën e parë të detit, në anën e ankorimit të jahteve dhe të trageteve në portin e Sarandës.

Njoftimi i policisë

Policia e Sarandës vijon hetimet intensive për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në lagjen numër 4 të qytetit, ku në hyrjen e garazhit të një hoteli të njohur ka shpërthyer një sasi eksplozivi. Ngjarja ndodhi rreth orës 22:40, në lagjen nr.4, Sarandë, në hyrjen e garazhit të hotelit në pronësi të shtetasit Mariel Murati. Pronari i hotelit, Murati u shkarkua ne korrik 2018 si drejtor i ALUIZNI-t nga Ministrja e Drejtësisë aso kohe Etilda Gjonaj, e cila e çoi edhe për ndjekje penale.

Disa kohë me vonë u emërua Drejtor i FSDKSH, detyrë që e vazhdon edhe sot. Nga shpërthimi fatmirësisht nuk pati persona të lënduar, por vetëm dëme të vogla materiale. Forcat e Policisë dhe grupi hetimor në vendin e ngjarjes kanë mbledhur provat, teksa janë sekuestruar edhe pamjet e kamerave të sigurisë, për të bërë të mundur zbardhjen e plotë dhe identifikimin e autorëve. Në pyetje është marrë dhe pronari i hotelit, për të zbuluar konflikte të mundshme të tij që mund të kenë sjellë dhe ngjarjen e mbrëmjes së kaluar.

Tritol për herë të dytë

Kjo është hera e dytë që hotelit në pronësi të Mariel Muratit i është vendosur tritol, kjo pasi edhe një vit më parë në shkurt të vitit 2021, i kanë vendosur lëndë plasëse. Nuk dihen ende autorët, ndërsa policia po punon për identifikimin dhe kapjen e tyre.

Një vit më parë, më 9 shkurt të vitit 2021, në të njëjtin hotelin u vendos sërish një sasi tritoli në tarracë, e cila shpërtheu sapo roja ndezi dritën.  Policia konfirmoi se tritoli ishte i lidhur me rrymën elektrike, dhe sapo roja në atë kohë është futur brenda godinës dhe ka ndezur dritën, ka shpërthyer edhe sasia e eksplozivit. Nga ngjarja e vitit të kaluar nuk pati lëndime në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Tags: Mariel MuratipoliciaSarande

TË LIDHURA

Aktualitet

Ambasadori Gonzato në protestën para Kryeministrisë

22:07 | 05/06/2026
Aktualitet

Pas rreth 4 orësh qëndrese para Kryeministrisë, protesta zhvendoset te Sheshi Skënderbej

22:02 | 05/06/2026
Aktualitet

Në kërkim për narkotikë, ekstradohen nga Dubai në Tiranë 6 të përfshirë në grupe kriminale

22:01 | 05/06/2026
Next Post

Inteligjenca amerikane: Putin ende dëshiron të marrë pjesën më të madhe të Ukrainës

Putin: Rusia nuk shqetësohet nga anëtarësimi i Suedisë dhe Finlandës në NATO

Këngëtari i njohur amerikan R. Kelly dënohet me 30 vite burg







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Ambasadori Gonzato në protestën para Kryeministrisë

by mirseda
22:07 | 05/06/2026
0

Në protestën e sotme të qytetarëve para Kryeministrisë ka kaluar edhe ambasadori i delegacionit të BE-së në...

Pas rreth 4 orësh qëndrese para Kryeministrisë, protesta zhvendoset te Sheshi Skënderbej

22:02 | 05/06/2026

Në kërkim për narkotikë, ekstradohen nga Dubai në Tiranë 6 të përfshirë në grupe kriminale

22:01 | 05/06/2026

Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

21:34 | 05/06/2026

“Honxho-bonxhot më flasin për investime”/ Rama shmang kërkesat e protestuesve në Vlorë

21:22 | 05/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com