Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar mbrëmjen e sotme në një pikë karburanti në kryeqytet.
Sipas policisë, në një pikë karburanti në zonën e Kombinatit ka shpërthyer dhe ka marrë flakë një bombol gazi, që shërbente për furnizimin me gaz të automjeteve.
Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar po vetëm dëme materiale. Zjarrfikëset po punojnë akoma për fikjen e plotë të zjarrit.
Video e siguruar nga Gazeta Panorama
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 18:46 në rrugën “Llazi Miho”, në një karburant, ka shpërthyer dhe ka marrë flakë një bombol gazi që shërbente për furnizimin me gaz të automjeteve ku si pasojë ka veç dëme materiale.
Menjëherë pas njoftimit të marrë për ngjarjen, forca të shumta policie dhe disa zjarrfikëse shkuan në vendngjarje, ku Zjarrfikëset po bëjnë të mundur fikjen e plotë të zjarrit duke shmangur plotësisht rrezikun e përfshirjes së mëtejshëm të tij.
Policia mori masa duke vendosur perimetrin e sigurisë e largimin e të gjithë qytetarëve nga perimetri i sigurisë, si dhe bllokimin e aksit rrugor duke i menaxhuar e drejtuar për në akse të tjera lëvizjeje.
Paraprakisht, dyshohet se ngjarja ka qenë aksidentale, ndodhur nga një defekt teknik në sistemin e gazit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes për hetimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.