Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Shpërndarje Parlamentit? ‘Zëri i Amerikës’ reagon pas paralajmërimit të Metës

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Shpërndarje Parlamentit? ‘Zëri i Amerikës’ reagon pas paralajmërimit të Metës

Në Shqipëri, presidenti Iir Meta paralajmëroi sot se do të firmosë shpërndarjen e parlamentit nëse shumica sipas tij nuk tërhiqet nga nisma për disa ndryshime në procedurat e betimit të anëtarëve të Gykatës kushtetutese. Ai e bëri të ditur këtë gjatë manifestimit të thirrur prej tij sot në mbrëmje në Tiranë, në Bulevardin “Dëshmorët e kombit”, përpara selisë së presidencës.

Sipas ndërhyrjes ligjore të miratuara në parlament tre javë më parë “nëse anëtari i Gjykatës Kushtetuese nuk thirret për të bërë betimin, brenda 10 ditësh nga afati i zgjedhjes, ai kryen betimin në formë të shkruar dhe ia dërgon atë Presidentit të Republikës, organit të emërtesës dhe Gjykatës Kushtetuese”. Ky akt i shumicës është konsideruar nga presidenti si një “grusht shteti”.

Ai firmosi në shesh dekretin që ja kthen pas parlamentit ndryshimet, dhe menjëherë më pas u betua përpara flamurit se “nëse grushti i shtetit dhe organizata mafioze që luan me sovranitetin, nuk e merr seriozisht këtë dekret, unë u jap fjalën, në emër të këtij flamuri, se pas datës 15 mars, kur të përfundojë reforma zgjedhore, nëse ata nuk do e marrin seriozisht, unë Ilir Meta betohem se do ta firmos atë dekret në mes të parlamentit, në mes të krimit, dhe do i bëj thirrje gjithë popullit shqiptar. Unë i pari dhe gjithë populli kuqezi”, deklaroi zoti Meta.

Por kushtetuta shqiptare i njeh presidentit të drejtën për të shpërndarë parlamentin vetëm në dy raste: (Neni 96) “Kur Kuvendi nuk arrin të zgjedhë Kryeministrin e ri, Presidenti i Republikës shpërndan Kuvendin” dhe (Neni 104) “1. Kryeministri ka të drejtë t’i paraqesë Kuvendit mocion besimi ndaj Këshillit të Ministrave. Në rast se mocioni i besimit votohet nga më pak se gjysma e të gjithë anëtarëve të Kuvendit, Kryeministri, brenda 48 orëve nga votimi i mocionit, i kërkon Presidentit të Republikës shpërndarjen e Kuvendit. 2. Presidenti shpërndan Kuvendin brenda 10 ditëve nga marrja e kërkesës”.

Fjala e presidentit Meta që pasoi ndërhyrjet e disa figurave jo politike, që ishin në krah të tij në podium, si juristë, diplomat, student apo dhe artiste, ishte e ngarkuar me tone të ashpra dhe akuza të forta ndaj shumicës. “Jemi këtu sepse Shqipëria është e ndarë në popullin kuq e zi dhe në grupin që përfaëson një botë të vogël, të errët e tradhëtare të puçistëve dhe oligarkëve që si shushunja pinë çdo ditë gjakun e popullit. Jemi këtu sepse asnjë nga ne nuk mund ti qëndrojë anash grushtit të shtetit. Jemi sot për t’u vënë përballë kundër grushtit të shtetit”.

Gjatë manifestimit, zoti Meta mori për pak minuta në dorë flamurin amerikan. “Unë të parën kam e do kem gjithmonë Shqipërinë. Por Amerikën e kam të dytën, dhe jam gati, për hir të asaj që Amerika ka bërë për ne, për shqiptarët kudo, të bëj çdo gjë për Amerikën, që nuk dëmton Shqipërinë dhe shqiptarët”, deklaroi zoti Meta duke shtuar se “këtë flamur e mora, pasi kanë ardhur me dhjetra e me qindra shqiptarë nga Amerika. Kanë lënë punët e tyre. Këtë flamur e ngrita në respekt të të gjithë miqve të mëdhenj në Amerikë. Për kongresmenin Engëll, dhe gjithë miqtë e jashtëzakonshëm që e kanë ndihmuar çështjen shqiptare e do jenë gjithmonë gati për të mbrojtur interesat tona”.

Menjëherë pas mbylljes së manifestimit në një postim në Twitter reagoi ambasadorja amerikane në Tiranë. “U habita kur pashë flamurin amerikan në “manifestimin” e sotëm në mbrëmje. Për të shmangur çdo keqkuptim, duam të sqarojmë se, ndërsa Shtetet e Bashkuara mbështesin çdo të drejtë për protesta paqësore, ne nuk kemi të bëjmë fare me “manifestimin” e mbrëmjes së sotme”, theksoi ambasadorja amerikane.

I pyetur nga gazetarët, kryeministri Edi Rama tha në mbrëmje se “presidenti i Republikës nuk mund të firmosë dekrete të tilla, ndërsa Iliri që s’ka asgjë më për presidentin më dhe që sot ka çelur një fushatë brenda opozitës mund të firmosë një dekret për t’i shpallur luftë SHBA-ve, por që parlamenti nuk do ta njohë”. /VOA

Tags: manifestimiMetaramaZëri i Amerikës

TË LIDHURA

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën
Aktualitet

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

22:44 | 14/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi
Aktualitet

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
Altin Dumani: SPAK ka marrë të pandehur administratorin e KESH për abuzim me detyrën
Aktualitet

Altin Dumani: SPAK ka marrë të pandehur administratorin e KESH për abuzim me detyrën

20:42 | 14/10/2025
Next Post
A do rikthehet Tahiri në PS? Rama surprizon me përgjigjen (VIDEO)

A do rikthehet Tahiri në PS? Rama surprizon me përgjigjen (VIDEO)

VIDEO/Ministri i Brendshëm gjerman refuzon t’i shtrëngojë dorën Merkel

VIDEO/Ministri i Brendshëm gjerman refuzon t’i shtrëngojë dorën Merkel

Taksa për Rrugën e Kombit/ Rama- Buzhalës: Ti je i pasur, ç’tu bëj të tjerëve

Taksa për Rrugën e Kombit/ Rama- Buzhalës: Ti je i pasur, ç’tu bëj të tjerëve







JU REKOMANDOJMË

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

22:44 | 14/10/2025
LIVE Shqipëri-Jordani 1-1

LIVE Shqipëri-Jordani 1-1

20:20 | 14/10/2025
Operacioni policor në Elbasan! Mes të shoqëruarve edhe Bujar Muça, pronar i ‘Delta Group’

Operacioni policor në Elbasan! Mes të shoqëruarve edhe Bujar Muça, pronar i ‘Delta Group’

16:59 | 13/10/2025
Shfaqet një tjetër kandidat i pavarur për bashkinë e Tiranës, do të konkurojë si i pavarur

Shfaqet një tjetër kandidat i pavarur për bashkinë e Tiranës, do të konkurojë si i pavarur

22:25 | 13/10/2025




TË FUNDIT

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën
Aktualitet

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

by mirseda
22:44 | 14/10/2025
0

Sot në mëngjes u nisa herët. Qielli ishte gri dhe ajri kishte atë freskinë e parë të...

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
Hysaj futet në histori, lojtari me më shumë paraqitje me kombëtaren

Hysaj futet në histori, lojtari me më shumë paraqitje me kombëtaren

21:47 | 14/10/2025
Altin Dumani: SPAK ka marrë të pandehur administratorin e KESH për abuzim me detyrën

Altin Dumani: SPAK ka marrë të pandehur administratorin e KESH për abuzim me detyrën

20:42 | 14/10/2025
Shqipëri-Jordani/ Broja gjen golin, kuqezinjtë përmbysin ndeshjen

Shqipëri-Jordani/ Broja gjen golin, kuqezinjtë përmbysin ndeshjen

20:27 | 14/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com