Së fundmi, Njësia e Antiterrorit ka shpallur “non grata” një shtetas iranian, i cili mbahet në një qendër pritëse në Vorë.
Antiterrori e ka cilësuar iranianin njeri me rrezikshmëri të lartë, që vëzhgonte opozitën iraniane (MEK), e cila është vendosur në Manëz, shkruan “balkanweb”.
Gjithashtu raportohet se Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka firmosur urdhrin për dëbimin e iranianit Dabiel Kassraee për 15 vite nga Shqipëria.