E premte, 15 Janar, 2021
3 C
Tirana

Presidenti i Brazilit del pozitiv edhe në testin e tretë për koronavirus

Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, ka dalë sërish pozitiv me koronavirus në testin e tretë që i është bërë.

Sipas The Guardian, lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Komunikimit në Brazil.

“Testi i bërë nga presidenti dje, më 21, shfaqi rezultat pozitiv. Presidenti Bolsonaro është ende në gjendje të mirë, i shoqëruar nga ekipi mjekësor i presidencës”, thuhet në deklaratë.

Bolsonaro e ka nënvlerësuar shpesh pandeminë e koronavirusit, duke e cilësuar atë si një grip të thjeshtë dhe të zakonshëm.

Ai ka kundërshtuar edhe masat e kufizuese të marra nga shumica e vendeve, duke u shprehur se ato po e dëmtojnë ekonominë më shumë sesa vetë virusi.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

SHBA vijon tërheqjen e trupave nga Afganistani, kanë mbetur vetëm 2.500

Ushtria amerikane ka ulur nivelin e trupave në Afganistan në 2.500. Ky është niveli më i ulët i pranisë amerikane në gati dy dekada,...

Aksidenti me 4 viktima/ Momenti i parakalimit të gabuar të ‘Citroen-it’ (Video)

Publikohet video e aksidentit që i mori jetën 4 shtetasve nga Kosova në Rrugën e Kombit, mbrëmjen e djeshme (14 janar). Në videon e publikuar...

Rigoni dhe samiti i Tiranës

Nga: Frrok Çupi Këtu është në plan një samit dialogu mes shteteve fqinje, por njëkohësisht disa kanë lëshuar fjalë kundër, sikur ‘u bëmë ne shqiptarët...

Vllaznia me njërën dorë te titulli, Teuta zhyt Bylisin në krizë

Përfundojnë dy ndeshjet që hapën siparin e javës së 14 të Kategorisë Superiore. Teuta mundi me rezultatin e pastër 2-0 Bylisin, dhe me këtë fitore...

Nuk mbajti premtimin për ujësjellësin, banorët lidhin te pema kreun e komunës

Kryetari i komunës në qytetin jugor meksikan Chiapas, Oscar Ramirez është lidhur nga banorët e zonës, pasi nuk mbajti premtimin për ndërtimin e një...