Aktualitet

“Shkrirja” e Krimeve të Rënda, emrat e prokurorëve që transferohen në Apel


               Publikuar në : 09:16 - 03/12/19 L M

Brenda muajit dhjetor, pritet të shkrihet Prokuroria dhe Gjykata e Krimeve të Rënda. 11 prokurorë të Shkallës së Parë dhe 3 të Apelit do të transferohen në prokurori të tjera rrethesh, kryesisht në ato të Apelit.

Sipas diskutimeve në mbledhjen e fundit, ku u bë emërimi i 8 emrave të SPAK u fol dhe për emrat që do të largohen nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Sipas gazetës “Sot”, disa prej emrave që do të transferohen janë: Besim Hajdarmataj, Arenc Çela, Blerim Tominaj, Njazi Seferi, Olsian Çela, Henrik Ligori, Sonila Muhametaj, Pranvera Pustina, Vladimir Mara, Dritan Prençi. Shumica e tyre pritet fillimisht të kalojnë Vetting-un.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT