Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Shkon në 383 numri i të prekurve me koronavirus në vend

6 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Shkon në 383 numri i të prekurve me koronavirus në vend

Gjatë 24 orëve të fundit është shtuar edhe më tej numri i të infektuarve në Shqipëri. Në përditësimin e sotëm nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, janë konfirmuar 6 raste të reja.

Në total bëhet fjalë për 383 të infektuar në vend. Deri më tani nga koronavirusi në vendin tonë kanë humbur jetën 22 persona.

Njoftimi

Në 24 orët e fundit janë testuar 182 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 6 raste të reja me COVID-19. Deri në këto momente janë testuar 2753 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 383 raste.

Betejën me këtë sëmundje e kanë humbur deri tani 22 qytetarë, megjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të personelit shëndetësor.

Gjatë 24 orëve të fundit, 15 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 131.

Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 67 të shtruar. 5 prej tyre janë në terapi intensive. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 7 pacientë të shtruar gjithsej. 6 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 3 pacientë janë të intubuar.

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 74 pacientë.

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Elbasan, Korçë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë           181 raste
– Durrës           38 raste
– Lushnje         5 raste
– Elbasan         11 raste
– Fier                26 raste
– Kavajë           8 raste
– Rrogozhinë    4 raste
– Korçë             17 raste
– Vlorë              5 raste
– Shkodër         44 raste
– Lezhë            14 raste
– Berat              2 rast
– Has                12 raste
– Krujë             5 raste
-Tropojë          4 raste
– Pukë               4 raste
– Mirditë           3 raste

Siç shihet, sot kemi një ulje të ndjeshme të numrit të rasteve të prekurve nga COVID-19 që tregon se hetimi epidemiologjik dhe gjurmimi i rasteve të reja apo kontakteve të tyre ka funksionuar në mënyrën e duhur dhe është kryer sipas protokolleve të përcaktuara.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. Sic e tregojnë edhe shifrat e ditëve të fundit, ku ka raste brenda të njëjtës familje, është e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye për të parandaluar transmetimin e COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë Nëse keni shenja të sëmundjes COVID-19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID-19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40.

Tags: koronavirusshqiperite infektuar

TË LIDHURA

Enno Bozdo: Kompanitë e çunave të AKSHI-t përftojnë lehtësira fiskale nga Rama
Aktualitet

Enno Bozdo: Kompanitë e çunave të AKSHI-t përftojnë lehtësira fiskale nga Rama

10:39 | 07/04/2026
Sot gjyqi për kryebashkiakun e Tropojës në GJKKO, Bardhi thirret si dëshmitar
Aktualitet

Sot gjyqi për kryebashkiakun e Tropojës në GJKKO, Bardhi thirret si dëshmitar

10:33 | 07/04/2026
Apeli i GJKKO lë në fuqi masën ndaj ish zv. kryeministres
Aktualitet

Apeli i GJKKO lë në fuqi masën ndaj ish zv. kryeministres

10:07 | 07/04/2026
Next Post
Maurizio Costanzo tregon jetën e tij në ditët e Covid_19

Maurizio Costanzo tregon jetën e tij në ditët e Covid_19

Evropa përgatit ‘planin B’ për daljen nga karantina

Evropa përgatit ‘planin B’ për daljen nga karantina

Liverpool kërkon falje publike dhe ndryshon vendimin që e turpëroi para gjithë botës

Liverpool kërkon falje publike dhe ndryshon vendimin që e turpëroi para gjithë botës







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026




TË FUNDIT

Enno Bozdo: Kompanitë e çunave të AKSHI-t përftojnë lehtësira fiskale nga Rama
Aktualitet

Enno Bozdo: Kompanitë e çunave të AKSHI-t përftojnë lehtësira fiskale nga Rama

by mirseda
10:39 | 07/04/2026
0

Deputeti Enno Bozdo ka zhvilluar një komunikim për mediat. Ai ka akuzuar qeverinë për krijimin e një...

Sot gjyqi për kryebashkiakun e Tropojës në GJKKO, Bardhi thirret si dëshmitar

Sot gjyqi për kryebashkiakun e Tropojës në GJKKO, Bardhi thirret si dëshmitar

10:33 | 07/04/2026
Apeli i GJKKO lë në fuqi masën ndaj ish zv. kryeministres

Apeli i GJKKO lë në fuqi masën ndaj ish zv. kryeministres

10:07 | 07/04/2026
Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici shkon në GJKKO.

Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici shkon në GJKKO.

10:06 | 07/04/2026
Skandali i korrupsionit me subvencionet bujqësore në Greqi,Mitsotakis vihet me ‘shpatulla pas murit’

Skandali i korrupsionit me subvencionet bujqësore në Greqi,Mitsotakis vihet me ‘shpatulla pas murit’

09:55 | 07/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com