Gazetari investigativ Artan Hoxha, teksa ka komentuar situatën e tensionuar politike në vend, tha se përplasjet që kanë ndodhur sot në Tropojë, janë veçse një shkëndijë. Teksa ka qenë i ftuar në studion e lajmeve të “Report Tv”, gazetari u shpreh se opozita ka gjithë të drejtën që përgjimet ti kthejë në kauzën e tyre.
“Opozita ka gjithë të drejtën që përgjimet ti kthejë në kauzë. Populli ka të drejtë të protestojë. Ajo çfarë ka ndodhur sot në Tropojë, Shkodër, Kamëz, Vaun e Dejës është një shkëndijë.
Nëse Parlamenti s’njeh presidentin, presidenti nuk njeh Parlamentin. Kryeministri nuk njeh opozitën, dhe kjo thotë se njohim Ramën për Kryeministër.
Ku do shkojmë, çfarë ndodh me 30 Qershor? Në këtë pikë, 27 Bashki i ka PD-LSI, dhe 34 i ka PS-ja, këta të opozitës thonë që njohin dekretin e Presidentit, po nëse Presidenti del me një datë për zgjedhje dhe këto 34 të PS-së nuk e njohin, çfarë ndodh?! Bashkitë kanë polici bashkiake, të cilët janë të armatosura edhe bjeri ti biem pastaj”, tha Hoxha.