Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Shkëlzen Berisha e paditi, Guy Lawson: Kam burime që lidhin Berishën me Gërdecin

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Shkëlzen Berisha e paditi, Guy Lawson: Kam burime që lidhin Berishën me Gërdecin

Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha, ka humbur Gjyqin në shkallën e parë të një Gjykatë ne Florida përballë Guy Lawson, autorin e librit “Armët dhe Çunat”.

Berisha e akuzonte Lawson për shpifje pasi ky i fundit, nxirrte prova dhe fakte të bazuar në burime të ndryshme se Berisha ishte i përfshirë në biznesin e armëve, që çoi në tragjedinë e Gërdecit.

Tanimë gjyqi është në Gjykatën e Apelit, ndërsa Berisha i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” ka hedhur poshtë disa detaje të librit, dhe thotë që  Lawson ka shpifur në shumë raste në librin e tij.

Në një komunikim me e-mail për gazetarin e Dritare.net, Lawson u është përgjigjur edhe një herë akuzave për “shpifje” të Berishës, duke thënë se shumë nga pretendimet e Berishës janë hedhur poshtë nga Gjykata.

Berisha deklaroi se është përpjekur të komunikonte me Lawson me anë të një emaili, por ai thotë se autori i librit “Armët dhe Çunat” nuk i ka kthyer kurrë përgjigje, dhe nuk ishte i interesuar për të dëgjuar dëshminë e tij.

Zoti Lawson shprehet se : “Z. Berisha nuk ishte në gjendje ta provonte këtë email gjatë procesit gjyqësor, dhe nuk ka asnjë provë se ai më ka kontaktuar mua para se libri im të publikohej, gjë që në fakt, z.Berisha e di mirë.”

Një tjetër pretendim i Berishës ishte se në librin e tij, burimi kryesor për Lawson ka qenë Erion Veliaj.

Autori, shprehet se në librin e tij të shumëdebatueshëm, ka përdorur një sërë burimesh.

“Erion Veliaj ishte një nga burimet e mia, por siç vuri në dukje gjyqtarja Cooke në vendimin e saj, unë mbështetem te një numër i madh burimesh të tjera, për të provuar përfshirjen e Paditësit(Z.Berisha)  duke përfshirë artikujt e New York Times, Broqard Beach New Times, New Republic. Dokumentari i “Al Jazeera”, “Bullets and Bucks”, ka zbuluar tabulatët diplomatikë, në të cilat ambasadori i SHBA implikon zotin Berisha në marrëveshjen korruptive të armëve, si intervista me shumë njerëz të tjerë që besojnë fort se zoti Berisha ishte i përfshirë në këtë marrëveshje. Me fjalë të tjera, kishte një numër të madh burimesh që implikonin zotin Berisha në këtë trafik armësh”, shprehet Lawson.

Gjithashtu Berisha tha se Lawson gënjen për takimin e tij me “çunat”, dhe këtë gënjeshtër e bën për t’i dhënë rëndësi librit të tij.

Lawson në përgjigjen e tij, thotë se duke u referuar tek vendimi i Gjykatës, deklaratat e Berishës janë një teori konspirative.

“Gjykatësja Cooke e hodhi poshtë këtë argument, si një “teori konspirative” që “nuk arrin të provohet me dëshmi të qarta dhe bindëse”. Qëllimi im ishte dhe është nxitja e vëmendjes ndaj veprimtarive korruptive me shpresën se një hetim i duhur do ndërmerret për ngjarjen në Gërdec .”-thotë Lawson.

Shkëlzen Berisha deklaronte në emisionin se:  Zoti Lawson e di shume mirë se historia e Gërdecit nuk ka asnjë lidhje me historinë e AEY. Zoti Lawson, përpiqet t’i bashkojë këto histori për shkak se kërkon ta bëjë fabulën e vet sa më interesante. Këto dy histori nuk lidhen me njëra tjetrën. Demontimi i fishekëve dhe shitja e fishekëve, janë dy histori komplet të ndryshme nga njëra tjetra./Dritare.net

Tags: AkuzaburimeGërdeciGuy LawsonShkelzen Berishashpifje

TË LIDHURA

Protesta para Kryeministrisë/ Sërish telashe për Adriatik Lapajn, procedohet
Aktualitet

Protesta para Kryeministrisë/ Sërish telashe për Adriatik Lapajn, procedohet

14:37 | 09/03/2026
Rriten çmimet në shkurt, inflacioni arrin 2.5%
Aktualitet

Rriten çmimet në shkurt, inflacioni arrin 2.5%

14:30 | 09/03/2026
GJKKO lë në fuqi “arrest me burg” për Flodian Plakun dhe ish-shefin e krimeve Rezart Kuçi
Aktualitet

GJKKO lë në fuqi “arrest me burg” për Flodian Plakun dhe ish-shefin e krimeve Rezart Kuçi

14:19 | 09/03/2026
Next Post
Reagojnë ‘Tifozat Kuq e Zi’: Panucci arrogant, ka bilanc të zi

“Këtu fitojmë ne”, TKZ tremb turqit me kalanë e Krujës (Foto)

Vrasja e avokatit të Shullazit në Elbasan, dëshmitarët: E pamë kur ra në tokë…

Vrasja e avokatit të Shullazit në Elbasan, dëshmitarët: E pamë kur ra në tokë…

Çfarë gafe nga Gjimshiti, Turqia kalon në avantazh (Video)

Çfarë gafe nga Gjimshiti, Turqia kalon në avantazh (Video)







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026




TË FUNDIT

Sa gjumë ju duhet në të vërtetë?
Kuriozitete

Sa gjumë ju duhet në të vërtetë?

by mirseda
14:40 | 09/03/2026
0

Studiuesit kanë identifikuar kohëzgjatjen e gjumit që mund të jetë ideale për të ulur rrezikun e rezistencës...

Protesta para Kryeministrisë/ Sërish telashe për Adriatik Lapajn, procedohet

Protesta para Kryeministrisë/ Sërish telashe për Adriatik Lapajn, procedohet

14:37 | 09/03/2026
Rriten çmimet në shkurt, inflacioni arrin 2.5%

Rriten çmimet në shkurt, inflacioni arrin 2.5%

14:30 | 09/03/2026
Presidentja shpërndau Parlamentin, Vetëvendosje dërgon në Kushtetuese dekretin e Vjosa Osmanit

Presidentja shpërndau Parlamentin, Vetëvendosje dërgon në Kushtetuese dekretin e Vjosa Osmanit

14:23 | 09/03/2026
Fituesi i BBVK tregon surprizën nga Demet Özdemir: Je një nga të preferuarit e mi

Fituesi i BBVK tregon surprizën nga Demet Özdemir: Je një nga të preferuarit e mi

14:21 | 09/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com