E mërkurë, 22 Shtator, 2021
15.5 C
Tirana

Vrasja e avokatit të Shullazit në Elbasan, dëshmitarët: E pamë kur ra në tokë…

Një atentat mafioz është kryer mbrëmjen e kësaj të premte në qendër të qytetit të Elbasanit, ku i vrarë ka mbetur avokati Ravik Gurra, 50 vjeç, i njohur si mik i fisit Çapja dhe avokat i Emiliano Shullazit.

Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes kanë thënë për ‘Panorama’ se çdo gjë ka ndodhur shumë shpejt dhe se nuk kanë kuptuar asgjë, por janë vënë në panik vetëm kur e kanë parë trupin e shtrirë.

Mësohet se viktima ka qenë duke pirë kafe në lokal, me një zyrtar të Avokatit të Popullit, ndërsa autori i maskuar e ka përndjekur dhe në momentin që i është afruar e ka qëlluar tre herë me pistoletë me silenciator.

Më pas, autori është larguar me një automjet nga vendi i ngjarjes, të cilit raportohet se i është vënë flaka në dalje të Elbasanit, pranë ish-metalurgjikut.

Gjithashtu, policia bën me dije se një grup ekspertësh nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policisë e Shtetit është nisur menjëherë në ndihmë të grupit hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e shpejtë të ngjarjes.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Për një parlamentarizëm antimafie, antikorrupsion

Nga: Pëllumb Nako Parlamenti filloi punimet nën një normalitet absolut. Sigurisht, u krijuan edhe komisionet përkatëse, të njëjtë si të viteve e dekadave më parë....

Alternime kthjellimesh dhe vranësira. Nesër priten teshje shiu të izoluara

Ditën e merkurë, vendi ynë pritet të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira. Reshje shiu...

Artan Hoxha: Mund të arrestohen ish-kryeministra e ish-presidentë

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim ka zhvilluar së fundmi një takim me 15 prokurorët e SPAK, ku ka përçuar mesazhe të rëndësishme....

Lajçak i shqetësuar për situatën në veri të Kosovës

Përfaqësuesi i BE për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se ka njoftuar vendet e BE-së për situatën në veri të Kosovës. Me anë...

Kurti takim me ambasadorët e QUINT-it, zbulon vendimin e fundit

Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot në takim ambasadorët e vendeve të QUINT-it, ku është diskutuar lidhur me reciprocitetin e targave me Serbinë. Kurti...