E premte, 24 Shtator, 2021
15.5 C
Tirana

Shkatërruan karriget në stadiumin “Air Albania”, arrestohen 3 persona

Tre persona kanë përfunduar në pranga pasi shkatërruan karriget në stadiumin “Air Albania”.

Sipas njoftimit të policisë, janë proceduar penalisht edhe 6 persona, të cilët kanë hedhur sende të forta në fushë dhe kanë dëmtuar karriget gjatë dy ndeshjeve.

Njoftimi: “Shkatërruan stolat e stadiumit “Air Albania” dhe hodhën sende të forta në fushë gjatë dy ndeshjeve të futbollit më datë 21 e 22 shkurt, vihen në pranga 3 shtetas, shpallen në kërkim 9 të tjerë, si dhe 6 procedohen penalisht.

Më datë 22.02.2020, në orën 17:00, në stadiumin “Air Albania” është zhvilluar ndeshja e futbollit ndërmjet skuadrave të Partizani dhe Bylisit dhe më datë 21 shkurt është zhvilluar ndeshja midis ekipeve Tirana-Kukësi.

Gjatë zhvillimit të ndeshjeve, disa tifozë të këtyre skuadrave kanë hedhur sende të forta në fushë dhe kanë thyer stolat e stadiumit.

Pas veprimeve të shpejta hetimore të kryera nga ana e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 Tiranë, për ngjarjet e ndodhura, është bërë i mundur zbulimi, kapja dhe arrestimi në kushtet e flagrancës, për veprat penale “Veprime të dhunshme në aktivitetet Sportive” dhe “Shkatërrimi i pronës”, i shtetasve: M., 39 vjeç, K. B, 26 vjeç, tifozë të skuadrës së Bylysit, si dhe L. G, 35 vjeç tifoz i skuadrë së Tiranës.

Gjithashtu u shpallën në kërkim 9 tifozë të skuadrës së Tiranës dhe konkretisht shtetasit E.M, J.S, A.T, M.H, M.B, A.S, E.S, G.M dhe F.SH.

Po në vijim të veprimeve u proceduan penalisht në gjendje të lirë edhe 6 tifozë të Tiranës konkretisht shtetasit J.K, A.LL, E.Z, T.A, A.R dhe D.T

Nga tërësia e veprimeve procedurale të kryera nga ana e Policisë ka rezultuar se këta shtetas kanë kryer veprime të dhunshme gjatë zhvillimit të ndeshjeve duke dëmtuar stolat dhe hedhur sende të forta në fushën e futbollit “Air Albania”, Tiranë.

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këto veprime të kundërligjshme.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Veprime të dhunshme në aktivitetet Sportive” dhe “Shkatërrimi pronës”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Në rritje kërkesat për azil, arrijnë nivelin më të lartë të pas-pandemisë

Kërkesat për azil nga shqiptarët kanë filluar rritjen graduale pas lehtësimit të kritereve të udhëtimeve në vendet e Bashkimit Europian, por sërish ato mbeten...

Yuri Kim i shkon në zyrë Bashës. Cilat janë porositë e radhës?

Kryedemokrati Basha do të takojë sot në orën 16:00, ambasadoren e SHBA-së në Shqipëri Yuri Kim. Pas vendimit për përjashtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha...

La hotelin luksoz, Lionel Messi paguan shumën e majme për vilën

Ylli argjentinas Lionel Messi, ka arritur që të gjejë një shtëpi në Paris. Sipas asaj që raporton “RMC Sports”, Messi deri tani ka jetuar...

“Mbretëria” e Kozakut, si kërcënim për një gjeneratë

Nga: Mentor Kikia Njëri që u quajtka Kozak, qenka shpallur mbreti i Instagramit dhe Tik-Tokut. Por një tjetër që u quajtka Fabio, mesa duket pretendent...

“Mbreti i Instagramit” në sherr me “mbretin e burgut”, “lufta” për famë

Rrjetet sociale janë kthyer në “ushqimin” e përditshëm të rinisë. Aty mund të gjesh video argëtuese, edukuese, por në të shumtën e rasteve rinia...