Pas rritjes së numrit të të infektuarve me koronavirus në Itali, strukturat shëndetësore shqiptare kanë shtuar masat në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Rinas.
Raportohet se stafi mjekësor dhe pajisjet mjekësore do të dyfishohen, duke kontrolluar çdo person që udhëton nga ky aeroport.
Stafi do të kontrollojë pasagjerët e fluturimeve nga Kina dhe Italia.
Aktualisht, në aeroportin e Rinasit ndodhet një dhomë izolimi për çdo emergjencë.