Policia greke ka shkatërruar një bandë të rrezikshme shqiptaro-greke, të cilat trafikonin sasi të mëdha .
Sipas njoftimeve zyrtare, pas pesë operacioneve paralele në rajonet e Athinës, pesë shqiptarë dhe dy grekë ranë në pranga.
Veprimet e bandës ishin të përqendruar në Kolonaki, Glyfada, Psychiko, Agia Paraskevi dhe P. Faliro.
Siç raportohet nga mediat greke, trafikantët po lëviznin me dy motoçikleta me sasi të madhe kokaine, të cilën do ta çonin drejt konsumatorëve të tyre, ndërsa thuhet se dërgesat më të shpeshta bëheshin ditën e premte dhe të shtunë, ku kërkesa për kokainë vinte nga klientët e klubeve të njohura të qendrave argëtuese, të cilët dëshironin pluhurin e bardhë për të rritur adrenalinën e tyre.
Udhëheqësi i kësaj bande pretendohet se është një shqiptar 35 vjeçar, i cili thuhet se e sillte kokainën nga Shqipëria.