Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

“Shkarkimi i Rudina Hajdarit”/ Deputeti e thotë troç: Ja nga kush është organizuar ky puç

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Shkarkimi i Rudina Hajdarit”/ Deputeti e thotë troç: Ja nga kush është organizuar ky puç

Deputeti i opozitës në Parlament, Halit Valteri deklaroi se grupe të caktuara jashtë Parlamentit kanë tentuar të largojnë deputeten Rudina Hajdari nga drejtimi i Grupit Demokrat në Kuvend.

I ftuar në emisionin “Top Talk”, Vateri theksoi se për realizimin e këtij skenari janë angazhuar forca politike jashtë Parlamentit dhe faktorë të tjerë. Sipas deputetit, pas këtij puçi qëndron Partia Demokratike.

“Zonja Hajdari është kryetare e grupit parlamentar demokrat. Kanë ndodhur një sërë sulmesh dhe një stuhi në opozitën në Parlament. Grupe të caktuara jashtë Parlamentit, të cilat për të bllokuar reformën zgjedhore dhe reformën në drejtësi që janë dy hapat ekzistenciale tona, kanë tentuar të largojnë zonjën Hajdari dhe të marrin frenat e opozitës shqiptare.

Ndër të tjera, ky i fundit hodhi dyshime se një prej kolegëve të tij koordinohet me “faktorë të jashtëm”, për të dobësuar grupin parlamentar.

“Ky puç është organizuar nga Partia Demokratike sepse ndodhi fill pas 5 kërkesave që Partia Demokratike kishte për reformën zgjedhore dhe një nga këto kërkesat ishte anashkilimi i Komisionit për Reformën Zgjedhore. Një nga tre deputetët ka patur qëndrime të ndryshme nga grupi dhe nga vendimet që kemi marrë më parë. Janë njerëz që përdoren nga PD dhe faktorë të jashtëm. Janë edhe njerëz që financohen nga njerëzit e drejtësisë, të cilët përdorin karriget e opozitës për t’u mbrojtur. Një nga deklaratat e zotit Korab Lita ishte pse kemi denoncuar në Prokurori koncesionet PPP”, tha Valteri.

Po ashtu, Valteri ka rrëfyer se çfarë ndodhi në mbledhjen e bujshme mbajtur pak ditë më parë nga anëtarët e Grupit Parlamentar Demokrat, ku disa prej tyre firmosën që në pozicionin e drejtuesit të qëndronte Korab Lita.

“Është bërë një mbledhje grupi që nuk ka patur në rend dite shkarkimin e Hajdarit. Në atë grup kanë filluar të diskutohen çështje të ndryshme dhe rrjedhimit u vu në dyshim pozicioni i zonjës Hajdari. Disa deputetë pretendonin se Hajdari është e ngarkuar pasi mban pesë detyra. Hajdari kërkoi një javë kohë për të reflektuar”, tha ai.

Tags: Grupi demokratHalit ValteriKorab LitaPDRudina Hajdari

TË LIDHURA

U arrestuan gjatë protestës së 10 shkurtit, jepet nesër masa e sigurisë për 7 protestuesit
Aktualitet

U arrestuan gjatë protestës së 10 shkurtit, jepet nesër masa e sigurisë për 7 protestuesit

20:41 | 12/02/2026
PS shtyn votimin për uljen e TVSH-së së ushqimeve, Blushi: Po taksoni bukën më shtrenjtë se luksin
Politikë

PS shtyn votimin për uljen e TVSH-së së ushqimeve, Blushi: Po taksoni bukën më shtrenjtë se luksin

19:14 | 12/02/2026
Hapën zjarr ndaj policisë në Morinë, 7 të huaj dënohen me 168 vite burg në total
Aktualitet

Hapën zjarr ndaj policisë në Morinë, 7 të huaj dënohen me 168 vite burg në total

18:37 | 12/02/2026
Next Post
Shpëndanin kokainë në Britani, Gjykata dënon dy të rinjtë shqiptarë (Emrat)

Shpëndanin kokainë në Britani, Gjykata dënon dy të rinjtë shqiptarë (Emrat)

Uau! Ky futbollist shënoi gol me kokë nga mesi i fushës

Uau! Ky futbollist shënoi gol me kokë nga mesi i fushës

Aksident i rëndë në Milot-Fushë Krujë, makina përplas për vdekje këmbësorin

Aksident i rëndë në Milot-Fushë Krujë, makina përplas për vdekje këmbësorin







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Nations League – Silvinjo: Grup i vështirë, fokus te play-off-i i Botërorit 2026
Sport

Nations League – Silvinjo: Grup i vështirë, fokus te play-off-i i Botërorit 2026

by mirseda
21:33 | 12/02/2026
0

Kombëtarja shqiptare njohu mbrëmjen e sotme kundërshtarët për UEFA Nations League, me shortin e hedhur në Bruksel,...

Plisi shqiptar në UNESCO, peticion online për simbolin e identitetit shqiptar

Plisi shqiptar në UNESCO, peticion online për simbolin e identitetit shqiptar

21:23 | 12/02/2026
Miratohet rezoluta në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së, LDK nuk voton

Miratohet rezoluta në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së, LDK nuk voton

21:14 | 12/02/2026
U arrestuan gjatë protestës së 10 shkurtit, jepet nesër masa e sigurisë për 7 protestuesit

U arrestuan gjatë protestës së 10 shkurtit, jepet nesër masa e sigurisë për 7 protestuesit

20:41 | 12/02/2026
Kosovë: Seancë e jashtëzakonshme për rezolutën në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së

Kosovë: Seancë e jashtëzakonshme për rezolutën në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së

20:20 | 12/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com