Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Shkarkimi i Metës, VOA: Fjala e fundit i mbetet Gjykatës Kushtetuese

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Meta gjithë ‘sy e veshë’ nga protesta e opozitës, ka një thirrje: Zgjidhja e krizës…

Nisja nga ana e Parlamentit shqiptar të procedurave për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, pas firmosjes prej tij më 5 Qershor të dekretit që anulonte datën e zgjedhjeve më 30 Qershor, është cilësuar nga Kreu i Shtetit, ky i fundit si “një proces i rremë, i orientuar verbërisht politikisht”. Duke ju përgjigjur shkresës që Kryetari i Komisionit parlamentar të Ligjeve, Ulsi Manja, i ka dërguar lidhur me nisjen e procesit të shkarkimit, Presidenca saktëson dhe një herë se “dekreti është marrë në mbështetje të plotë me dispozitat kushtetuese dhe në mbrojtje të parimeve themelore që burojnë prej saj. Ky dekret është në fuqi dhe është botuar në Fletoren zyrtare më 11 Qershor e për pasojë është i njohur dhe i detyrueshëm për zbatim nga të gjithë përfshirë dhe Parlamentin”.

Në përgjigjen e Presidencës së Republikës theksohet se “akti i rëndësishëm” i Kreut të Shtetit “ndërpreu një proces zgjedhor fiktiv, të transformuar praktikisht në një proces votimi, pa garë dhe pa alternativë”. Për pasojë “e gjithë veprimtaria aktuale parlamentare që përpiqet të godasë veprimtarinë e Presidentit të Republikës, por pa mundur të rrëzojë Përmbajtjen e dekretit të tij, është një proces i rreme, i pambështetur në argumente kushtetues, por vetëm i orientuar verbërisht politikisht”. Në letrën e Kreut të Shtetit vijohet më tej duke vlerësuar se “ky proces i rremë dhe verbërisht politik, nuk i shërben aspak zgjidhjes së krizës së thellë në të cilën ndodhet vendi, por përkundrazi e rëndon më tepër atë, si një përpjekje e shfrenuar për të thelluar ndasitë midis palëve dhe për të asgjësuar çdo mundësi për krijimin e klimës së dialogut e bashkëpunimit që Presidenti i Republikës po kërkon prej kohësh”.

Shumica e majtë e ka konsideruar dekretin e Presidenti si “një akt në shkelje të hapur të Kushtetutës”. Procedurat për shkarkim nisën me kërkesën e 55 deputetëve socialist, dhe ato parashikojnë disa faza të cilat kërkojnë një kohë jo të shkurtër. Pas vlerësimit nga ana e Komisionit të Ligjeve, pritet që Parlamenti të vendosë më pas për ngritjen e një Komisioni Hetimor i cili do të duhet të dëgjojë dhe argumentat e Presidentit. Më pas raporti i Këtij Komisioni i kalon parlamentit. Miratimi i shkarkimit kërkon një shumicë prej 2/3 të anëtarëve të parlamentit. E vetme, shumica e majtë nuk i ka këto vota, dhe do të duhet të marrë dhe mbështetjen e deputetëve të rinj të opozitës në sallë. Fjala e fundit megjithatë i mbetet Gjykatës Kushtetuese. Kjo e fundit është ende jashtë funksionit, me vetëm 1 nga 9 anëtarët që duhet ta përbëjnë atë./VOA

Tags: ilir metamandatipresidentishkarkimiVOA

TË LIDHURA

‘Salianji është viktimë e Berishës’, Meçe zbulon prapaskenat në PD: Kur hyri në seli…
Aktualitet

‘Salianji është viktimë e Berishës’, Meçe zbulon prapaskenat në PD: Kur hyri në seli…

21:20 | 09/07/2025
Verë me rrezik, rritet numri i pickimeve nga gjarpërinjtë
Aktualitet

Verë me rrezik, rritet numri i pickimeve nga gjarpërinjtë

21:18 | 09/07/2025
Ulëz/ Vrasja e 23-vjeçarit, priten shoqërime. Të enjten nxirret makina nga liqeni
Aktualitet

Ulëz/ Vrasja e 23-vjeçarit, priten shoqërime. Të enjten nxirret makina nga liqeni

20:02 | 09/07/2025
Next Post
“Arrest shtëpie” për Spahinë, Gjata: Gjyqtarët, plehrat e Shqipërisë

“Arrest shtëpie” për Spahinë, Gjata: Gjyqtarët, plehrat e Shqipërisë

Ajola Xoxa shkëlqeu mbrëmë në koncertin e Carla Bruni-t në Butrint

Ajola Xoxa shkëlqeu mbrëmë në koncertin e Carla Bruni-t në Butrint

Kosova dhe Serbia në kërkim të “fajtorit” për dështimin e takimit në Paris

Kosova dhe Serbia në kërkim të “fajtorit” për dështimin e takimit në Paris

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Horoskopi 19 Mars 2024

Priten përplasje, surpriza dhe ngjitje të papritura!/ Çfarë thonë yjet për ty sot?

08:05 | 02/07/2025
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Ja se si të shpëtoni nga dhjami në mëlçi
Kuriozitete

Ja se si të shpëtoni nga dhjami në mëlçi

by mirseda
22:44 | 09/07/2025
0

Shumica prej nesh shqetësohemi për grumbullimin e dhjamit në trupin tonë, qoftë për arsye estetike, por edhe...

Trump: Mundësi reale për armëpushim në Gaza këtë ose javën tjetër

Trump: Mundësi reale për armëpushim në Gaza këtë ose javën tjetër

22:13 | 09/07/2025
Dilema e vetme e Vllaznisë/ Gurishta si qendërmbrojtës

Dilema e vetme e Vllaznisë/ Gurishta si qendërmbrojtës

21:53 | 09/07/2025
‘Salianji është viktimë e Berishës’, Meçe zbulon prapaskenat në PD: Kur hyri në seli…

‘Salianji është viktimë e Berishës’, Meçe zbulon prapaskenat në PD: Kur hyri në seli…

21:20 | 09/07/2025
Verë me rrezik, rritet numri i pickimeve nga gjarpërinjtë

Verë me rrezik, rritet numri i pickimeve nga gjarpërinjtë

21:18 | 09/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com