E shtunë, 21 Nëntor, 2020
13 C
Tirana

Shifrat e FMN-së: Çdo shqiptar pritet të varfërohet me 425 USD në 2020-n

Më të lexuarat

KUJDES/ Pamje të rënda: Morgu përtej kapacitetit, trupat lihen përtokë

KUJDES! PAMJE TË RËNDA! Syri.net ka publikuar foto ekskluzive të siguruara nga brenda Morgu i Tiranës, ku trupat e viktimave nga Covid-19 janë vendosur në...

Ky është qyteti që nuk do e shohë dritën e diellit për 2 muaj

Një qytet në Alaska, i ka thënë ''lamtumirë'' dritës së diellit për dy muajt e ardhshëm. Dielli u ngrit dhe perëndoi në Utqiagvik, Alaska, i...

Vdekja e Sokol Olldashit/Dyshimet që mbeten edhe 7 vite më pas

Sokol Olldashi, një nga ministrat kryesorë të Partisë Demokratike, vdiq mbrëmjen e 20 nëntorit 2013 në një aksident rrugor në aksin Tiranë-Elbasan. Prokuroria e Tiranës...

Basha publikon dokumentin: Në morg, 923 të vdekur nga Covid por u raportuan 509

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka thënë se vdekjet e shkaktuara nga Covid-19 në Shqipëri nuk janë raportuar me vërtetësi. Basha tha se në...

Drejt kaosit: Mbi 800 raste të reja me Covid, 15 viktima

Shqipëria regjistron një tjetër rekord sa i takon të rasteve të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë informon se 836...

Avokatit të Trump-it i del boja e flokëve gjatë fjalimit (FOTO)

Dje presidenti i zgjedhur amerikan Joe Biden sulmoi Donald Trump, për mos pranimin e humbjes së zgjedhjeve të 3 nëntorit, dhe për bllokimin e...

Një tjetër lajm i hidhur/ Aktori i njohur shqiptar humb betejën me virusin

Koronavirusi nuk kursen askënd! Një tjetër humbje e madhe për artin shqiptar, pasi nuk e ka fituar dot betejën me koronavirusin aktori fierak Fatmir...

Shqiptarit i zënë pritë në Spanjë, ekzekutohet me 6 plumba (Emri)

Një shtetas shqiptar ka mbetur i vrarë pasi ra pre e një atentati. Shqiptari i njohur si Trisas mbeti i vdekur pasi ndaj tij u...

‘Janë fshehur gjysma e viktimave nga COVID-i’, paralajmërimi i Ramës për nesër

Kryeministri Rama ka reaguar sot në lidhje me akuzat e parashtruara një ditë më parë nga kryedemokrati Basha, se janë fshehur gjysma e viktimave...

7 vjet nga humbja e Sokol Olldashit, ja çfarë bën Astrit Patozi (VIDEO)

Ish-numri dy i Partisë Demokratike, tashmë kryetari i partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi, ka rikujtuar kolegun e mikun e tij të ndjerë Sokol Olldashi....

Të ardhurat për frymë të shqiptarëve në vitin pritet të ulen me 425 dollarë, ose me gati 8% në krahasim me vitin e mëparshëm, sipas tabelave të përditësuara të Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Në terma nominalë, të ardhurat për frymë të çdo individi, me çmimet aktuale (në dollarë për frymë) pritet që në vitin 2020 të zbresin në  4,898 dollarë, nga 5,323 dollarë një vit më parë.

Në total, sipas shifrave të FMN-së, vendi pritet të humbasë 1.24 miliardë dollarë këtë vit, shumë që është sa 8% e të ardhurave vjetore në 2019-n.

Kjo tendencë, e rënies së të ardhurave për frymë po konstatohet në të gjithë botën, për shkak të pasojave që dha në ekonomitë globale karantina me synim parandalimin e infeksionit të Covid-19 dhe pasigurive që ende po vazhdojnë, duke ngritur shumë pasiguri për të ardhmen.

Në rajon, Shqipëria (-425 USD) dhe Mali i Zi (-892 USD) pritet të kenë rënien më të lartë të të ardhurave për frymë, për shkak të tkurrjes më të lartë ekonomike të parashikuar për këto vende, që janë të lidhura me turizmin.  Për maqedonasit humbja do të jetë minimale (90 dollarë më pak) dhe për boshnjakët arrin në -253 dollarë për frymë më pak. Për shtetasit e Kosovës, humbja është -287 dollarë për frymë, me një rënie prej 6.5%. Në rajon, shteti që ka qenë më rezistent ndaj krizës së Covid-19 është Serbia. Ky i fundit është ndër të pakti në botë, ku FMN parashikon që të ardhurat për frymë nuk do të bien, përkundrazi do të rriten lehtë, me 90 dollarë.

Shqipëria dhe Kosova renditen ndër shtetet më të varfëra të Europës, (pas përfshirë shtetet e Ish Bashkimit Sovjetik). Nga 192 shtete, Shqipëria është e 98-a në listë dhe Kosova e 108-a (4,428 USD për frymë për 2020), sipas vlerësimeve të FMN-së. Të ardhurat më të larta për frymë në rajon i ka Mali i Zi, në vendin e 77 në botë (8,825), pothuajse sa dyfishi i trojeve shqipfolëse. Mëpas renditet Serbia, e 80-a (7,382USD), Maqedonia e Veriut e 90-a (6,018), Bosnjë Hercegovina e 92-a (6,015 USD).

Lexo edhe :   Takimi me Di Maion, Meta kërkon prani më të madhe të investitorëve italianë
Lexo edhe :   Drejt kaosit: Mbi 800 raste të reja me Covid, 15 viktima

Fondi, në Pasqyrën e fundit Ekonomike të Tetorit, vlerëson se tkurrjen më të fortë në rajon pritet ta ketë Mali i Zi me -12%, e ndjekur nga Kroacia, me -9% dhe më pas renditet Shqipëria në të njëjtat nivele me Kosovën (-7.5% secila). Të tre shtetet bregdetare (Kroacia, Mali i Zi, Shqipëria) kanë një varësi të lartë nga turizmi, që ka qenë ndër sektorët më të goditur nga pandemia. Krizën pritet ta ndiejë më pak Serbia, që parashikohet të ketë një rënie prej -2.5%. Maqedonia do të tkurret me -5.4%, kurse Bosnja me -6.5%.

Më herët, Banka Botërore në raportin e saj të fundit të Rishikimit Ekonomik të vjeshtës për Europën dhe Azinë Qendrore, evidenton në seksionin për Shqipërinë, se kriza po shton varfërinë, kryesisht nëpërmjet rritjes së papunësisë. Sipas vlerësimeve të bankës, pavarësisht masave që janë marrë, varfëria e moderuar (përqindja e popullsisë që jeton me më pak se 5.5 dollarë për person në ditë, të vlerësuara sipas barazisë së fuqisë blerëse, që eliminon diferencat e çmimeve mes vendeve) pritet të rritet me rreth 5 pikë përqindjeje. Aktualisht, ky tregues sipas tabelave të Bankës është 35.6%. Pas krizës, rreth 41.5% e popullsisë do të jetojë me më pak se 5.5 dollarë në ditë (sipas barazisë së fuqisë blerëse).

Sipas raportit të Bankës Botërore, mbyllja e bizneseve, operacionet e zvogëluara dhe ndërprerjet në zinxhirët e furnizimit dëmtuan prodhimin. Sektori i turizmit, një faktor kyç i rritjes, ka qenë shumë i prekur. Konsumi dhe vendimet për investime janë vonuar./Monitor/

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shkencëtarët sfidojnë natyrën, prodhojnë diamante në temperaturën e mjedisit

Një ekip ndërkombëtar shkencëtarësh, ka sfiduar natyrën duke prodhuar diamantë brenda disa minutash në një laborator në temperaturën e dhomës, një proces që normalisht...

Vuçiç kërkon leje për të vizituar Kosovën, Ministria e Jashtme nuk e lejon

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka dërguar një kërkesë në institucionet qeverisëse së Kosovës, për të kryer një vizitë së bashku me kreun e...

Prej ditësh në Infektiv, Covid-19 i merr jetën ish-futbollistit të njohur

Ish-futbollisti i njohur lezhjan Nikolin Lorenci, ka ndërruar jetë si pasojë e Covid-19. Ai ka qenë prej disa ditësh i shtruar në Spitalin Infektiv...

Xhelozi në “Përputhen”, Ana braktis studion pasi i jep një shuplakë Fatjonit

Puntatën e djeshme në “Përputhen”, janë shkaktuar debate të forta, e po kështu nuk kanë munguar as skenat e zhelozisë. Dje është shkaktuar një...

Të vdekurit imagjinar nga Covidi, nuk e fshehin dot kasetën e Krushës

Nga: Alfred Peza Pandemia globale megjithëse është një nga katastrofat më të rënda shëndetësore të 100 viteve të fundit, është e pafuqishme për të mbuluar...