E martë, 25 Janar, 2022
-4.5 C
Tirana

Inceneratorët, Basha: Peshkun e madh e pamë të kërcente nga belaja

Prej disa ditësh, vijojnë akuzat ndërmjet kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD, Lulzim Basha për inceneratorët.

Basha shprehet se qytetarëve shqiptarë i janë marrë 75 milion euro për tre inceneratore, dy prej të cilëve sipas tij nuk ekzistojnë.

Për kreun e opzitës, Shqipëria është e zhytur në plehra.

“As Tirana as Fieri nuk kanë inceneratorë edhe pse paratë janë marrë. Pyetja është ku shkuan paratë dhe përse u morën pa tender, pa asnjë tender. Këto janë pyetje për të cilat qeveria duhet japë përgjigje. Kanë marrë 75 milion euro, por kanë investuar 20%, ku është pjesa tjetër e parave. Por, megjithëse janë investuar kaq shumë, Shqipëria është e zhytur në plehra. Shqiptarëve i janë marrë 75 milion euro për tre inceneratore, dy prej të cilëve nuk ekzistojnë. Unë mendoj që peshkun e madh e pamë të kërcente nga belaja në një nga studiot në Shqipëri.” tha Basha në ABC-ja e mëngjesit.

#LulzimBasha #LIVE – Nga selia e PD me Enkel Demin në ABC News

#LulzimBasha #LIVE – Nga selia e PD me Enkel Demin në ABC News

Publiée par Partia Demokratike e Shqipërisë sur Dimanche 18 octobre 2020

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Ndërron jetë aktori i njohur turk, luajti në serialin “Ertogrul”

Aktori i njohur turk, Ayberk Pekcan, ka ndërruar jetë në moshën 51-vjeçare. I ndjeri ka luajtur në serialin “Ertogrul” dhe “Osman”. Mediat turke thonë se...

Gjirokastritët dhe korçarët më punëtorë, Lezha, Dibra dhe Tirana më “dembele”

Qarqe të ndryshme të vendit shfaqin sjellje ekstreme ndaj punës, pasi në disa prej tyre popullsia në moshë punë (+15 vjeç) shfaq një interes...

Makthi i Berishës nga institucionet që nuk e njohin

Nga: Mero Baze Sali Berisha tani ka nisur luftë me çdo institucion zyrtar, politik apo fetar që nuk e pranon më si Kryetar të PD,...

“Blindohen” zgjedhjet në Shoqatën e Tiranës, hyrja me kartë identiteti

Në orën 15:00 do të nisin zgjedhjet e Shoqatës Rajonale të Futbollit të Tiranës. Aktualisht është vënë re prezencë e forcave të policisë private,...

Nis hakmarrja pas përgjimeve, Tatimet ‘mësyjnë’ te bizneset e Armand Dukës

Bashkia e Tiranës me në krye Erion Veliaj, ka marrë zotimin për të "pastruar futbollin". Prokuroria e Tiranës ka nisur sot një hetim për...